METOPROLOL STADA 100 Reviewed by Momizat on . METOPROLOL STADA 100 Përbërësi  aktiv: metoprolol tartrat Përbërja Çdo tabletë përmban: Përbërësin farmakologjikisht aktiv: metoprolol tartrat 100 mg; Përbërës METOPROLOL STADA 100 Përbërësi  aktiv: metoprolol tartrat Përbërja Çdo tabletë përmban: Përbërësin farmakologjikisht aktiv: metoprolol tartrat 100 mg; Përbërës Rating: 0
You Are Here: Home » M » METOPROLOL STADA 100

METOPROLOL STADA 100

METOPROLOL STADA 100

metoprolol STADA 100

Përbërësi  aktiv: metoprolol tartrat

Përbërja

Çdo tabletë përmban:

Përbërësin farmakologjikisht aktiv: metoprolol tartrat 100 mg;

Përbërës të tjerë: kroskarmelozë natriumi, monohidrat laktoze, polivinilpirrolidon, stearat magnezi, silic koloidal anhidër, talk.

Paraqitja dhe përmbajtja
Pako me 20 tableta.
Pako me 50 tableta.
Pako me 100 tableta.

Bar beta-bllokues (bllokues i receptorëve beta adrenergjik).

Përdorimet :

  • Hipertension arterial.
  • Sëmundje e arterieve koronare.
  • Sindroma hiperkinetike e zemrës.
  • Takiaritmitë.
  • Mjekimi akut dhe afatgjatë pas infarktit të miokardit (parandalimi i reinfarktit).
  • Profilaksia e migrenës.

Kundërindikimet
Në cilat raste nuk duhet ta përdorni Metoprolol STADA 100?

Metoprolol STADA 100 nuk duhet përdorur në rastet e mëposhtme:

  • Bllokun atrioventrikular i gradës II ose III.
  • Sindromën e sinusit të sëmurë.
  • Çrregullimet e përcjellshmërisë së impulsit kardiak nga nyja sinusale në atriume (blloku sinoatrial).
  • Shok.
  • Pamjaftueshmërinë e dukshme të zemrës.
  • Bradikardi (shpeshtësia e rrahjeve të zemrës nën 50/min përpara fillimit të mjekimit).
  • Hipotension (presioni sistolik nën 90 mmHg).
  • Acidozë.
  • Sëmundjet okluzive të arterieve periferike në stad të përparuar.
  • Hiperaktiviteti bronkial (Si p.sh. gjatë astmës bronkiale).
  • Gjatë mjekimit me IMAO (inhibitorë të monoaminë oksidazës) (me përjashtim të IMAO-B).
  • Në mbindjeshmërinë e njohur ndaj Metoprolol STADA  100 ose ndaj beta-bllokuesve të tjerë.

Tek pacientët nën mjekim me Metoprolol STADA  100 ( përveçse në mjedise reanimacioni) nuk duhen përdorur kalcibllokues intravenozë të tipit të verapamilit apo diltiazemit si dhe antiaritmikë të tjerë (si p.sh. dizopiramidi).

Në cilat raste mund ta përdorni Metoprolol STADA 100 vetëm pas këshillimit me mjekun?
Gjatë situatave të mëposhtme  Metoprolol STADA 100 duhet përdorur me kujdes të veçantë.
Këshillohuni me mjekun, edhe nëse ndonjëra nga këto situata ju është shfaqur në të shkuarën.

Metoprolol STADA  100 duhet përdorur me shumë kujdes në këto raste:

  • Tek pacientët me bllok atrioventrikular të gradës I.
  • Tek diabetikët që kanë nivele shumë të paqëndrueshme të glukozës në gjak (për shkak të rrezikut për episode të rënda hipoglicemike).
  • Tek personat që kanë qenë nën një dietë të fortë për një periudhë të gjatë kohe apo tek ata që i nënshtrohen sforcimeve të forte fizike (për shkak të rrezikut për episode të rënda hipoglicemike).
  • Tek pacientët me feokromocitomë (një tumor hormon-prodhues i medulës mbiveshkore), Metoprolol STADA 100 mund të përdoret vetëm pas një mjekimi paraprak me alfa-bllokues.
  • Tek pacientët me funksion të dëmtuar të mëlçisë.

Tek pacientët që kanë vuajtur vetë apo që kanë pasur ndonjë familjar me psoriazë, beta-bllokuesit duhen përdorur vetën pasi të jenë krahasuar mirë përfitimet e mundëshme kundrejt rreziqeve që paraqet ky mjekim.
Beta-bllokuesit mund të rrisin ndjeshmërinë ndaj alergjenëve dhe shkallën e rëndesës së reaksioneve anafilaktike.
Për këtë arsye, ata duhen përdorur vetëm në rastet kur janë të domosdoshëm tek pacientët që kanë pasur reaksione të fuqishme mbindjeshmërie dhe tek ata që janë duke marrë mjekim hiposensibilizues (për shkak të rrezikut për shfaqje të reaksioneve anafilaktike të rënda).

Për çfarë duhet të keni kujdes nëse jeni shtatzënë apo jeni duke ushqyer fëmijën me gji?
Metoprololi duhet përdorur gjatë shtatzënisë vetëm nëse është vërtet i nevojshëm (sidomos në 3 muajt e parë), dhe pasi të jenë vlerësuar mirë përfitimet kundrejt rreziqeve të mundëshme që ka mjekimi me të.
Ka të dhëna të mjaftueshme që flasin për një pakësim nga metoprololi të perfuzionit placentar dhe për rrjedhojë, mund të dëmtojë zhvillimin e fetusit.
Përdorimi i beta-bllokuesve të tjerë është shoqëruar me aborte, lindje të parakohëshme dhe vdekje të fetusit brenda mitrës.
Mjekimi me metoprolol duhet ndërprerë 48-72 orë përpara kohës së pritshme të lindjes sepse ai mund të shkaktojë bradikardi, hipotension dhe hipoglicemi të të porsalindurit.
Nëse kjo nuk është e mundur, fëmija i porsalindur duhet ndjekur me kujdes për të paktën 48-72 orë pas lindjes.
Metoprololi del në qumështin e gjirit në sasi të krahasueshme me nivelin plazmatik të nënës.
Fëmijët në gji duhen ndjekur për shenja të beta-bllokadës.
Sasia e metoprololit të marrë nga fëmija me anë të qumështit të gjirit mund të pakësohet duke e ushqyer fëmijën vetëm 3-4 orë pas marrjes së metoprololit nga nëna.

Paralajmërime dhe përkujdesje gjatë përdorimit
Tek pacientët me dëmtim të rëndë të funksionit të mëlçisë eliminimi i Metoprolol STADA 100 është i ngadalësuar, ndaj doza e tij duhet ulur.
Meqë shenjat paralajmëruese të hipoglicemisë mund të maskohen nga bari, këshillohen matje të shpeshta të nivelit të glukozës.
Ata që mbajnë lente kontakti duhet të mbajnë parasysh pakësimin e sasisë së lotëve.
Në raste të izoluara është raportuar një përkeqësim i funksionit të veshkave tek pacientë me pamjaftueshmëri të rëndë të veshkave.
Për rrjedhojë, mjekimi me Metoprolol STADA 100 duhet shoqëruar me një kontroll të hollësishëm të funksionit të veshkave.
Ndërprerja e mjekimit ose ndryshimi i mjekimit mund të bëhet vetëm nëse e lejon mjeku.
Nëse mjekimi me Metoprolol STADA 100 duhet ndërprerë pas një përdorimi për një kohë të gjatë, ai ndërpritet ngadalë, sepse ndërprerja e menjëherëshme mund të çojë në shfaqje të ishemisë së zemrës me theksim të angina pectoris, infarktit të miokardit apo theksim të hipertensionit.

Çfarë duhet të keni parasysh kur drejtoni automjetet, punoni me makineri apo punoni pa u ndihmuar nga të tjerë?
Pacientët që mjekohen me këtë bar duhet të ndiqen vazhdimisht nga mjeku.
Reaksione të ndryshme individuale mund të dëmtojnë vigjilencën, në një shkallë të tillë sa të shkaktojnë probleme tek pacienti për përballimin e trafikut, punën me makineri apo punën pa u shoqëruar nga persona të tjerë.
Kjo vlen sidomos për periudhën e fillimit të mjekimit, për momentet kur rritet doza apo ndryshohen barnat, si dhe për rastet kur pacienti përdor në të njëjtën kohë edhe alkool.

Ndërveprimet me barnat e tjerë

Cilët janë barnat që mund të ndikojnë mbi efektin e Metoprolol STADA 100 dhe anasjelltas?
Përdorimi në të njëjtën kohë i Metoprolol STADA 100 dhe insulinës ose antidiabetikëve nga goja mund të rrisë ose të zgjasë efektin e këtyre të fundit si dhe të fshehë ose të zbusë shenjat e rënies së sheqerit në gjak (hipoglicemisë), sidomos pulsin e shpejtë (takikardinë) dhe dridhjen e trupit.
Prandaj pacientë të tillë kanë nevojë për matje të shpeshta të nivelit të glukozës në gjak.
Përdorimi në të njëjtën kohë i Metoprolol STADA 100 dhe antidepresivëve triciklikë, barbiturateve, fenotiazinave, nitroglicerinës, diuretikëve, vazodilatatorëve dhe barnave të tjerë antihipertensive mund të shkaktojë një rënie të madhe të presionit të gjakut.
Përdorimi në të njëjtën kohë i Metoprolol STADA 100 dhe kalçibllokuesve të tipit të nifedipinës mund të shkaktojë një rënie të theksuar të presionit të gjakut dhe në raste të izoluara, një zhvillim të pamjaftueshmërisë së zemrës.
Efekti kardiodepresiv ( frenues i zemrës) i Metroprolol STADA 100 dhe barnave antiaritmikë mund të jetë aditiv (shumues).
Pacientët që mjekohen në të njëjtën kohë me Metoprolol STADA 100 dhe kalçibllokues të tipit të verapamilit ose diltiazemit si dhe antiaritmikë të tjerë (si p.sh. dizopiramidi), duhen ndjekur me kujdes për shkak të rrezikut për shfaqje të hipotensionit, bradikardisë apo aritmive të tjera të zemrës.

Vini re:
Përdorimi venoz i kalçibllokuesve të tipit të verapamilit ose diltiazemit dhe i antiaritmikëve të tjerë (si p.sh. dizopiramidi) është i kundërindikuar tek pacientët që mjekohen me Metoprolol STADA 100 (me përjashtim të rasteve kur këta ndodhen në reanimacion).
Përdorimi në të njëjtën kohë i glikozideve kardiakë, rezerpinës, alfametildopës, guanfacinës ose klonidinës me Metoprolol STADA 100 mund të shkaktojë një ngadalësim më të madh të rrahjeve të zemrës ose një vonesë në përcjellshmënnë e impulsit të zemrës.
Ndërprerja e menjëhershme e klonidinës ndërkohë që pacienti është nën mjekim edhe me Metoprolol STADA 100 mund të shkaktojë një rritje të theksuar të presionit të gjakut.
Nëse është përdorur në të njëjtën kohë klonidinë dhe Metoprolol STADA 100, duhet ndërprerë fillimisht Meto-prolol STADA 50 dhe pastaj disa ditë më vonë, ndërpritet klonidina.
Ndërprerja e saj bëhet duke e ulur dozën shkallë-shkallë (shih Fletë udhëzuesin e Klonidinës).
Përdorimi në të njëjtën kohë i Metoprolol STADA 100 dhe noradrenalines, adrenalines apo substancave të tjera simpatomimetike (të cilat mund të gjenden tek barnat për kollën, barnat me pika për sy ose për hundën) mund të shkaktojë një rritje të shprehur të presionit të gjakut.
Pacientët nën mjekim me Metoprolol STADA’ 50 mund të tregojnë një përgjigjshmëri të ulur ndaj dozave të adrenalinës që përdoren zakonisht për reaksionet alergjike.
Frenuesit e monoaminë oksidazës (IMAO) nuk duhen përdorur në të njëjtën kohë me Metoprolol STADA 100 për shkak të rrezikut për hipertension të theksuar.
lndometacina dhe rifampicina mund të pakësojnë efektin antihipertensiv të Metoprolol STADA 100. Cimetidina mund të rrisë përqëndrimin plazmatik të Metoprolol STADA 100.
Metoprolol STADA 100 mund të pakësojë eleminimin e barnave të tjera.
Përdorimi në të njëjtën kohë i Metoprolol STADA 100 me narkotikët/anestetikët mund të shkaktojë një ulje të shprehur të presionit të gjakut.
Efekti inotrop negativ këtyre barnave dhe Metoprolol STADA 100 mund të jetë aditiv.
Bllokada neuromuskulare e shkaktuar nga miorelaksantët periferikë (si suksinilkolina, tubokurarina) mund të shtohet nga frenimi i receptorëve beta nga Metoprolol STADA 100.
Nëse Metoprolol STADA 100 nuk mund të ndërpritet përpara proçedurave që kërkojnë anestezi të përgjithshme ose përpara përdorimit të miorelaksantëve periferik, anestezisti duhet ta dijë që pacienti është nën mjekim me Metoprolol STADA 100.
Kini parasysh që këto të dhëna vlejnë jo vetëm për barnat që jeni duke përdorur, por edhe për ato që keni përdorur kohe e fundit.

Dozimi, mënyra e përdorimit dhe kohëzgjatja e mjekimit
Udhëzimet e dhëna më poshtë vlejnë nëse mjeku nuk ju ka këshilluar ndryshe.
Ju lutemi t’i zbatoni me rreptësi këto udhëzime, për një përdorim të efektshëm dhe të sigurtë të Metoprolol STADA 100.

Sa tableta Metoproloi STADA 100 duhet ta merrni dhe sa shpesh?
Dozimi përcaktohet në varësi të veçorive të pacientit dhe nuk duhet ndryshuar pa jua këshilluar mjeku.
Nëse nuk përshkruhet ndryshe, këshillohen dozat e mëposhtme:

Hipertensioni:
½  tabletë Metoprolol STADA 100 një ose dy herë në ditë, ose ½-1 tableta një herë në ditë (sasi e barazvlerëshme me 50-100 mg metoprolol tartrat në ditë).
Nëse nevojitet, doza ditore mund të rritet deri në 1 tabletë dy herë në ditë (sasi e barazvlerëshme me 200 mg metoprolol tartrat në ditë).

Sëmundja e arterieve koronare:
½  tabletë Metoprolol STADA 100 një ose dy herë në ditë, ose ½ -1 tableta një herë në ditë (sasi e barazvlerëshme me 50-100 mg metoprolol tartrat në ditë).
Nëse nevojitet, doza ditore mund të rritet deri në 1 tabletë dy herë në ditë (sasi e barazvlerëshme me 200 mg metoprolol tartrat në ditë).

Sindroma hiperkinetike e zemrës:
½  tabletë Metoprolol STADA 100 një ose dy herë në ditë, ose ½ -2 tableta një herë në ditë (sasi e barazvlerëshme me 50-100 mg metoprolol tartrat në ditë).
Nëse nevojitet, nën kontrollin e presionit të gjakut, doza ditore mund të rritet deri në 1 tabletë dy herë në ditë (sasi e barazvlerëshme me 200 mg metoprolol tartrat në ditë).

Takiaritmitë:
1 tabletë Metoprolol STADA 100 në ose dy herë në ditë (sasi e barazvlerëshme me 100-200 mg metoprolol tartrat në ditë).

Mjekimi akut dhe afatgjatë i infarktit të miokardit dhe profilaksia e ri-infarktit:
Metoprolol STADA 100 duhet përdorur tek pacientët që nuk kanë kundërindikime ndaj përdorimit të beta-bllokuesve.

a) Mjekimi akut
Gjatë infarktit akut të miokardit mjekimi duhet filluar sa më shpejt me mbërritjen e pacientit në spital.
Fillohet me 5 mg metoprolol tartrat në venë, nën ndjekjen e vazhdueshme të EKG dhe presionit të gjakut.
Pacientët që tolerojnë dozën e parë të marrjes, duhet të marrin edhe dy doza të tjera prej 5 mg metoprolol tartrat në venë, me intervale prej 2 minutash, derisa të arrihet një dozë totale prej 15 mg.
Tek pacientët që e kanë toleruar dozën e plotë intravenoze (15 mg metoprolol tartrat), duhet të fillohet metoprololi nga goja me dozë ½  tabletë çdo 6 orë, tableta e parë e të cilave jepet 15 minuta pas dozës së fundit në venë. Ky mjekim zgjat për 48 orë.
Tek pacientët që kanë toleruar më pak se 15 mg metroprolol në venë, mjekimi nga goja fillohet me kujdes me dozë 1 x 25 mg metoprolol tartrat.

b) Doza mbajtëse
Më pas pacientët duhet të marrin si dozë mbajtëse 1 tabletë Metoprolol STADA 100 dy herë në ditë.
Nëse shpeshtësia e rrahjeve dhe presioni arterial bien aq sa të kenë nevojë për ndërhyrje mjekësore apo nëse shfaqen ndërlikime të tjera, Metoprolol STADA  100 ndërpritet menjëherë.

Profilaksia e migrenës:
1 tabletë Metoprolol STADA 100 një ose dy herë në ditë (sasi e barazvlerëshme me 100-200 mg metoprolol tartrat në ditë).
Tek pacientët me dëmtim të shprehur të funksionit të mëlçisë eliminimi i Metoprolol STADA 100 mund të jetë i ulur, ndaj doza e tij duhet pakësuar.

Si dhe kur duhet marrë Metoprolol STADA 100?
Tabletat duhen gëlltitur pa i përtypur, të shoqëruara me një sasi të mjaftueshme uji, pas ushqimit.
Nëse nuk përshkruhet ndryshe, dhe doza është 1 tabletë Metoprolol STADA 100 në ditë, ajo duhet marrë në mëngjes, ndërkohë që dozat prej 2 tabletash në ditë merren në mëngjes e në darkë nga 1 tabletë.

Si ndahet tableta e Metoprolol STADA  100?
Tableta e Metoprolol STADA 100 vendoset në një sipërfaqe të fortë, me pjesën e thelluar lart.
Ushtroni presion mbi të me gishtin e madh dhe ajo do të ndahet në dy pjesë të barabarta.

Për sa kohë duhet përdorur Metoprolol STADA 100?
Kohëzgjatja e mjekimit përcaktohet nga mjeku.

Mbidozimi dhe shkelje të tjera të regjimit të marrjes:

Çfarë duhet të bëni në rast mbidozimi ( me qëllim ose aksidental ) të Metoprolol STADA 100?
Në rast mbidozimi duhet lajmëruar mjeku urgjentisht.
Në varësi të sasisë së mbidozimit, mund të shfaqen hipotension i rëndë, bradikardi e thellë deri në arrest kardiak, pamjaftueshmëri e zemrës dhe shok kardiogjen.
Shfaqje të tjera të mbidozimit mund të jenë vështirësi në frymëmarrje, bronkospazma, të vjella, errësimi i vetëdijes dhe nganjëherë konvulsione të gjeneralizuara.
Në rast mbidozimi apo të rënies së shprehur të shpeshtësisë së rrahjeve të zemrës ose presionit të gjakut, Metoprolol STADA 100 duhet ndërprerë menjëherë.

Çfarë duhet të bëni nëse keni marrë më pak Metoprolol STADA 100 se ç’duhet ose keni harruar të merrni një dozë?
Vazhdoni mjekimin si normalisht dhe mos e dyfishoni dozën e radhës.
Çfarë duhet të bëni nëse ndërprisni mjekimin menjëherë?
Mjekimi me Metoprolol STADA 100 duhet ndërprerë vetëm me këshillën e mjekut.

Ndërprerja e menjëhershme mund të çojë në shfaqje të ishemisë së zemrës, me theksim të angina pectoris, shfaqje të infarktit të miokardit ose në theksim të hipertensionit.

Efektet e padëshiruara
Ka të dhëna për shfaqjen, sidomos në fillim të mjekimit, të çrregullimeve të sistemit nervor qëndor, si lodhje, depresion, marrje mendsh, konfuzion, dhimbje koke, djersitje e theksuar, ankthe ose rritje e aktivitetit të gjumit, çrregullime të gjumit dhe haluçinacione.
Këto efekte zakonisht janë të lehta dhe kalimtare.
Ka pasur të dhëna për shfaqje të simtomave kalimtare gastrointestinale, përfshirë të përziera, të vjella, dhimbje barku, kapsllëk dhe diarre.
Me raste është vënë re marrje fryme gjatë sforcimeve, ndërsa në raste të rralla është shfaqur bronkospazëm (shih “Kundërindikimet”).
Ka pasur të dhëna të rralla për shfaqje të mpirjeve dhe ndjenjës së të ftohtit në anësi, si dhe të dhëna të rralla për dobësi muskulare dhe krampe ( ngërçe ) të muskujve.
Ka pasur raste me keqësim të ankesave të pacientëve me claudicatio intermittens ( çalim i përkohshëm ) apo me dëmtim të fluksit periferik të gjakut ( përfshirë edhe pacientët me sindromë Reynaud ).
Në raste të rralla është shfaqur rënie e presionit të gjakut gjatë ngritjes në këmbë nga pozicioni ulur ose shtrirë ( hipotension ortostatik ), që me raste është shoqëruar me humbje të vetëdijës, të fikët, palpitacione, bradikardi, çrregullime të përcjellshmërisë atrioventrikulare dhe me theksim të pamjaftueshmërisë së zemrës, me enjtje periferike dhe/ose marrje fryme gjatë sforcimeve.
Tek pacientët me angina pectoris ( dhimbje gjoksi ) nuk mund të përjashtohet shfaqja në situata të caktuara e ndonjë krize anginoze.
Pacientët me sëmundje bronkospastike ( sidomos ata me sëmundje obstruktive të rrugëve ajrore ) mund të përjetojnë marrje fryme, sepse ky bar mund të shtojë rezistencën e rrugëve ajrore.
Në raste të rralla janë shfaqur tharje e gojës, konjuktivit ose ulje e sasisë së lotimit ( kjo duhet pasur parasysh nga pacientët që mbajnë lente kontakti ) dhe raste të izoluara te çrregullimit të pamjes.
Metoprolol STADA 100 mund të fshehë simptomat e tirotoksikozës.
Në raste të rralla është vënë re një shfaqje e diabetit të sheqerit që kishte qenë i fshehur ose një rëndim i simptomave të diabetit tashmë të shfaqur.
Pacientët që kanë qenë nën një dietë të zgjatur dhe ata që i nënshtrohen sforcimeve fizike të mëdha mund të përjetojnë episode hipoglicemike nëse gjatë kësaj kohe përdorin Metoprolol STADA 100.
Shenjat paralajmëruese të hipoglicemisë ( sidomos takikardia dhe dridhja e trupit ) mund të maskohen.
Në rasta të izoluara është shfaqur ulje e libidos ( dëshirës seksuale ) dhe impotencë.
Gjithashtu në raste të izoluara është shfaqur rënie e flokëve, ulje e dëgjimit ose zhurmë në veshë, shtim në peshë, ndryshime të personalitetit ( p.sh. ndryshueshmën emocionale, humbje afatshkurtër e kujtesës ), trombocitopeni ose leukopeni, rrufë alergjike ose sëmundje e Peyronie.
Me rasta janë shfaqur reaksione alergjike të lëkurës ( eritemë, të kruara, ekzantema, rritje e ndjeshmërisë ndaj dritës ).
Mjekimi me Metoprolol STADA 100 mund të shoqërohet me çrregullime të metabolizmit të yndyrnave.
Ndërsa kolesteroli total ka qenë në pëgjithësi normal, HDL kolesteroli ka qenë i ulur dhe trigliceridet plazmatike të rritura.
Mjekimi afatgjatë me Metoprolol STADA 100 është shoqëruar në raste të izoluara, me artropati(  dëmtim të kyçeve ) ( që kanë prekur një ose dise kyçe ).
Ka pasur të dhëna të izouara për rritje të transaminazave ( DOT, GPT ) ose hepatit.

Vini re:
Beta-bllokuesit mundet që, në raste të veçuara, të precipitojnë ose të përkeqësojnë psoriazën, si dhe të shkaktojnë shfaqjen e erupsioneve psoriaziforme në lëkurë.
Beta-bllokuesit mund të shtojnë ndjeshmerinë ndaj alergjenëve dhe shkallën e rëndesës së reaksioneve anafilaktike.
Pacientët që kanë pasur reaksione të rënda të mbindjeshmërisë dhe ata që janë nën imunoterapi / mjekim desensibilizues mund të përjetojnë reaksione anafilaktike të rënda.
Nëse vini re shfaqjen e efekteve të padëshiruara që nuk janë përmendur në këtë fletë udhëzues, ju lutemi njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Jetëgjatësia dhe kushtet e ruajtjes
Data e skadencës është shënuar tek kutia.
Bari nuk duhet përdorur pas kalimit të datës së skadencës.
Bari duhet mbajtur në vende me temperaturë nën 25°C.

Barnat duhen mbajtur në vende që nuk mund të arrihen nga fëmijët.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top