Menu
Ilace
  • Fillimi
  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • X
  • Y
  • Z
Ilace

Micos (qumesht, pomade)

Micos (qumesht, pomade)

micos

PËRBËRJA
Pomada dermatologjike: 100 g pomadë përmbajnë:
– Përbërës aktiv: Ekonazol nitrat 1 g.
– Përbërës shtesë: Polioksietilenglikol palmito-stearat, parafinë e lëngshme, gliceride të acideve yndyrorë të ngopur të polioksietilenuar, acid benzoik, butilhidroksianizol, ujë të dejonizuar.

Qumështi dermatologjik: 100 g qumësht përmbajnë:
– Përbërës aktiv: Ekonazol nitrat 1 g.
– Përbërës shtesë: Polioksietilenglikol palmito-stearat, parafinë e lëngshme, gliceride të acideve yndyrorë të ngopur të polioksietilenuar, silic të precipituar, butilhidroksianizol, ujë të dejonizuar.

Pluhuri spërkatës: 100 g pluhur përmbajnë:
– Përbërës aktiv: Ekonazol nitrat 1 g.
– Përbërës shtesë: Oksid zinku, silic të precipituar, talk.

Ovulet vaginale: çdo ovul prej 50 mg përmban:
– Përbërës aktiv: Ekonazol nitrat 50 mg.
– Përbërës shtesë: Gliceride semisintetikë.

Ovulet vaginale: çdo ovul prej 150 mg përmban:
– Përbërës aktiv: Ekonazol nitrat 150 mg.
– Përbërës shtesë: Gliceride semisintetikë.

Kremi vaginal: 100 g krem përmbajnë:
– Përbërës aktiv: Ekonazol nitrat 1 g.
– Përbërës shtesë: Polioksietilenglikol palmito-stearat, parafinë të lëngshme, gliceride të acideve yndyrorë të ngopur të polioksietilenuar, acid benzoik, butilhidroksianizol, ujë të dejonizuar.

FORMAT FARMACEUTIKE
Pomada dermatologjike: tubet me 30 g pomadë 1%.
Qumështi dermatologjik: flakon me 30 ml qumësht 1%.
Pluhuri spërkatës: kuti me 30 g pluhur.
Ovula vaginale: kuti me 12 ovulesh nga 50 mg.
Ovula vaginale: kuti me 6 ovulesh nga 150 mg.
Kremi vaginal: kuti me 78 g krem 1%, së bashku me pajisjen aplikuese.

KATEGORIA FARMAKOTERAPEUTIKE
Antimykotik për përdorim në lëkurë; antimikrobial dhe antiseptik për përdorim gjinekologjik.

PËRDORIMET

Dermatologji: dermatoza me etiologji mykotike, infeksione bakteriale të lëkurës të shkaktuar nga baktere gram-pozitivë (stafilokokët dhe streptokokët).

Gjinekologji: infeksione vulvovaginale mykotike ose të shkaktuara nga baktere gram-pozitivë, të thjeshtë apo të përzier.

KUNDËRINDIKIMET
Nuk duhet përdorur tek pacientët që dihet që kanë mbindjeshmëri ndaj këtij bari.

PARALAJMËRIME
Tek gratë shtatzëna bari duhet përdorur vetëm nëse është i domosdoshëm dhe nën kontrollin e drejtpërdrejtë të mjekut.

DOZIMI, MËNYRA DHE KOHA E PËRDORIMIT
– MICOS pomadë dermatologjike: lyhet zona e dëmtuar, ose pjesët e infektuara të lëkurës, 2-3 herë në ditë.
– MICOS qumësht dermatologjik: këshillohet të lyhen pjesët me qime të lëkurës dhe lëkura e kokës, 2-3 herë në ditë.
– MICOS ovule vaginale 50 mg dhe MICOS krem vaginal: përpara gjumit në darkë, duke qëndruar shtrirë në shpinë, futet thellë në vaginë një ovul ose përmbajtja e plotë e pajisjes aplikuese të kremit vaginal.
Ky mjekim përsëritet për të paktën 15 ditë rresht.
– MICOS ovule vaginale 150 mg: futet një ovul thellë në vaginë, në darkë përpara gjumit, për tre ditë rresht.
Mjekimi duhet vazhduar edhe pas zhdukjes së shqetësimeve subjektive (të kruara, “të bardha”).
Këshillohet që në të njëjtën kohë, me pomadën dermatologjike, të trajtohet edhe partneri seksual.

TOLERUESHMERIA DHE EFEKTET E PADËSHIRUARA

Preparatet për përdorim në lëkurë:
Preparati MICOS në përgjithësi tolerohet mirë, edhe në lëkurat e ndjeshme.
Në raste shumë të rralla, mund të shfaqen irritime të zonave ekzematoze; përdorimi i barnave lokalisht, sidomos nëse është i zgjatur, mund të shkatojë fenomene të sensibilizimit.
Në rast të reaksioneve të mbindjeshmërisë duhet ndërprerë mjekimi dhe duhet filluar një trajtim i përshtatshëm për to.
E njëjta gjë vlen edhe për rastin kur mbirriten mikroorganizmat jo të ndjeshëm.

Preparatet për përdorim gjinekologjik:
Me barnat e këtij tipi janë shfaqur, sidomos në fillim të trajtimit, djegie dhe irritime vaginale, dhimbje pelvike, shenja në lëkurë dhe dhimbje koke.
Shfaqja e efekteve të tilla bën të nevojshëm këshillimin me mjekun kurues, i cili vlerëson mundësinë e ndërprerjes së mjekimit.
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në rast se shfaqen efekte të padëshiruara që nuk janë përmendur në këtë fletë udhëzuese.
Kujdes: bari nuk duhet përdorur pas kalimit të datës së skadencës, të shënuar në kuti.

Bari të mbahet në vende që nuk mund të arrihen nga fëmijët.

  • antimykotik
  • Antimykotik për përdorim në lëkurë
  • antiseptik gjinekologjik
  • antiseptik për përdorim gjinekologjik
  • dermatoza me etiologji mykotike
  • efektet anesore te Micos
  • Ekonazol nitrat
  • infeksione bakteriale të lëkurës
  • infeksione vulvovaginale mykotike
  • menyra e perdorimit te Micos
  • micos crem vaginal
  • micos ovula vaginale
  • micos pluhur spërkatës
  • Qumështi dermatologjik
  • Website interesante

    • Informacione mjekesore

    Categories

    • A
    • B
    • C
    • D
    • E
    • F
    • Format Farmaceutike
    • G
    • H
    • I
    • J
    • K
    • L
    • Lajme
    • M
    • N
    • O
    • P
    • Q
    • R
    • S
    • T
    • U
    • V
    • X
    • Y
    • Z
    ©2025 Ilace | Powered by WordPress & Superb Themes