Micos (solucion vaginal) Reviewed by Momizat on . Micos (solucion vaginal) PËRBËRJA Çdo flakon përmban: përbërës aktiv: Ekonazol 150 mg. përbërës shtesë: Glikol propilenik, acid laktik, metil-p-hidroksibenzoat, Micos (solucion vaginal) PËRBËRJA Çdo flakon përmban: përbërës aktiv: Ekonazol 150 mg. përbërës shtesë: Glikol propilenik, acid laktik, metil-p-hidroksibenzoat, Rating: 0
You Are Here: Home » M » Micos (solucion vaginal)

Micos (solucion vaginal)

Micos (solucion vaginal)

Micos solucion vaginal

PËRBËRJA

Çdo flakon përmban:
përbërës aktiv: Ekonazol 150 mg.
përbërës shtesë: Glikol propilenik, acid laktik, metil-p-hidroksibenzoat, trimetil amonium p-toluensulfat, esencë trëndafili/trumze, ujë të distiluar.

FORMA FARMACEUTIKE
Kuti me 5 flakonë gati për përdorim prej 150 ml, me 0,1% ekonazol, me aplikatorët e përdorimit.

KATEGORIA FARMAKOTERAPEUTIKE
Antimikrobial dhe antiseptik për përdorim gjinekologjik.

PËRDORIMET
Përdoret si mjekim ndihmës gjatë trajtimit të infeksioneve vulvovaginale nga Candida; mund të përdoret edhe pas përfundimit të ndonjë mjekimi tjetër lokal, për uljen e rrezikut të përsëritjeve të infeksionit.

KUNDËRINDIKIMET
Nuk duhet përdorur në rast mbindjeshmërie ndaj tij.

PËRKUJDESJE GJATË PËRDORIMIT
Shplarja e vaginës, sidomos në rast të ndryshimeve të mukozës vaginale nga proçeset inflamatore, duhet bërë me shumë delikatesë.
Pas përdorimit flakoni dhe aplikatori duhen hedhur.
Ato nuk duhen përdorur për lavazhe të tjera.

PARALAJMËRIME
Tek gratë shtatzana ky bar duhet përdorur vetëm nëse është i domosdoshëm dhe vetëm nën kontrollin e drejtpërdrejtë të mjekut.

DOZIMI
Të përdoret, mundësisht në darkë, e gjithë përmbajtja e flakonit, njëherësh.
Mjekimi mund të zgjatet edhe mbi 5 ditë, në varësi të gjykimit të mjekut.

MËNYRA E PËRDORIMIT
Tretësira mund të përdoret në temperaturën e mjedisit ose, nëse dëshiron pacientja, mund të ngrohet duke e futur flakonin e mbyllur në ujë të vakët për pak kohë.
1. hapja e flakonit: hiqet cilindri nga tapa, duke e shtyrë me gishtin e madh.
2. pasi nxirret aplikatori nga mbrojtësja, maja e saj shtyhet në vrimën e tapës, duke ushtruar forcë derisa ajo të futet krejtësisht brenda.
3. aplikatori futet me shumë kujdes në vaginë dhe mbi flakonin ushtrohet presion, duke e shtypur nga fundi në drejtim të apliaktorit.
Në këtë mënyrë, tretësira që përmban flakoni nxirret me presion të mjaftueshëm për ta lagur të gjithë sipërfaqen vaginale.

EFEKTET E PADËSHIRUARA
Micos, tretësirë e gatshme për përdorim, në përgjithësi tolerohet mirë.
Me barnat e këtij tipi janë shfaqur, sidomos në fillim të trajtimit, djegie dhe irritime vaginale, dhimbje pelvike, shenja në lëkurë dhe dhimbje koke; mund të shfaqen fenomene të sensibilizimit lokal.
Në raste të tilla mjekimi duhet ndërprerë dhe pacientja duhet këshilluar me mjekun kurues.

QËNDRUESHMERIA
36 muaj.

KOHA E PËRDORIMIT
Shihni datën e skadencës, të shënuar në kuti.
Kujdes! Bari nuk duhet përdorur pas kalimit të datës së skadencës, të shënuar në kuti.
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në rast se shfaqen efekte të padëshiruara që nuk janë përmendur në këtë fletë udhëzuese.

Bari të mbahet në vende që nuk mund të arrihen nga fëmijët.

Tags: , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top