Mieloik (kapsula) Reviewed by Momizat on . Mieloik (kapsula) 30 kapsula 1400mg Kundër stresit oksidativ për përmirësimin e defiçiteve neuropatike. Acid α-Lipoic dhe vaj nga lulja e diellit. Acidi α-Lipoi Mieloik (kapsula) 30 kapsula 1400mg Kundër stresit oksidativ për përmirësimin e defiçiteve neuropatike. Acid α-Lipoic dhe vaj nga lulja e diellit. Acidi α-Lipoi Rating: 0
You Are Here: Home » M » Mieloik (kapsula)

Mieloik (kapsula)

Mieloik (kapsula)

mieloik

30 kapsula 1400mg
Kundër stresit oksidativ për përmirësimin e defiçiteve neuropatike.
Acid α-Lipoic dhe vaj nga lulja e diellit.
Acidi α-Lipoic si shoqërues i kompleksit polivitaminik (vit E, vit C dhe vitaminat e grupit B) ushtron një efekt të dukshëm antioksidant,i domosdoshëm për të kundërvepruar ndaj efekteve të radikaleve të lira, të gjeneruar edhe nga çregullime metabolike.

Përbërësit
Përbërësit për çdo kapsul; vaj nga lulja e diellit 450 mg, acid α-lipoik 400 mg, vit C pluhur (acid askorbik) 60 mg, triglyceride nga acidet yndyrore, lecitinë (e marr nga bima e sojës), vit E 1000 UI/g (D-α-tokoferol) 10 mg, oksid zinku 11.25 mg, vit B3 (niacine) 9 mg, vit B5 (acid pantotenik) 3 mg, vit B6 (piridoksine) 1 mg, vit B2 (riboflavinë) 0.8 mg, vit B1 (tiamine) 0.7 mg, vit B12 0.1 % (ciancobalamine) 0.5 mcg dhe acid folik 100 mcg.

Indikacionet terapeutike
- Neuropatia diabetike
- Neuropatite periferike
- Neuropatite hereditare si neuropatia periferike sensoro motore, neuropatia amiloidike familjare, neuropatia ne terren te porfirise.
- Neuropatite e fituara, nga shkaqe si, alkooli dhe produkte të tjera toksike, defiçite nutricionale, neuropati në terren të sëmundjeve sistemike, tumore , amiloidoza, agjente infektive, traumat dhe kompresionet nervore si sindroma e tunelit karpal, tunelit tarsal dhe herniet diskale.
- Neuropatia ischemike.
- Sindrom radikular.

Acidi Lipoik
Është një vitaminë e tretshme në yndyrna që egziston në dy forma , të oksiduar dhe të reduktuar.
Në analogji me vit E ka veprim antioksidant duke reduktuar radikalet e lira në membranën qelizore. Përmasat e saj të vogla e bëjne të tretshme në ujë dhe keshtu ul radikalet e lira në mitokondri gjatë proçesit oksidativ.
Acidi lipoik është përdorur mbi 30 vjet në Gjermani dhe është vënë re efikasiteti i tij edhe në sëmundje të tjera neuropatike.
Një nga studimet e para double blind ne 1980, kanë konfirmuar këtë efikasitet. (Sachse G. et al 1980). Tre studime ALADIN (α- Lipoik Acid in Diabetic Neuropathy) 600-1200 mg/dite me përmirësim të simptomatologjise: (Ziegler D et al, 1995; 1999). ORPIL (Oral Pilot) 1800 mg/ditë me përmirësim të simptomatologjise pas 3 javë trajtim: (Ruhnau KJ et al, 1999). SYDNEY (Symptomatic Diabetic Neuropathy) 600 mg/ditë EVme përmirësim te simptomave: (Ametov AS et al, 2003). SYDNEY II 600 mg/ditë OS me të njëjtat rezultate: (Ziegler D et al, 2006). NATHAN I e II: 600 mg/ditë OS/EV (Neurological Assesment of Thioctic Acid in Neuropathy). EASD 2007.

Vaji i farës së lulediellit
Ashtu si omega 3 (acid a-linolenik, 50-60%) dhe omega 6 (acid linoleik 12%) edhe acidit γ- linoleik është prekursore i acideve yndyrore EPA/DHA.
Omega 3 ndikon në përmirësimin e simptomatologjisë së neuropatisë periferike.
Një studim në 21 pacientë të prekur nga diabeti tip 2 që paraqisnin shenja të neuropatise diabetike, pas përdorimit të 1800 mg per os për 48 javë u vu re një përmirsim i simptomave si ndjesia e të ftohtit, dhe u vu re një rritje e perceptimit vibracional, dhe përmirësim të qarkullimit dhe të profilit lipidik (Okuda et al., 1996).

Zinku
Zinku është kofaktor në më shumë se 200 enzima të përfshira në metabolizmin e karbohidratevesi dhe në prodhimin, akumulimin dhe sekretimin e insulinës.
Shumë studime flasin për rolin e Zn në neuropatinë diabetike por njëri prej tyre demostron një kontroll më të mirë të diabetit si dhe reduktimin e simptomatikës në rastet me neuropati.(Gupta et al, 1998). Niveli i Zn serik është me i ulur në pacientët diabetik se ata jo-diabetik, vërtetuar kjo nga një ekskretim i shtuar urinar :(Kazi TG et al. 2008; Anderson RA et al. 2001; Chausmer AB. 1998).
Studimi më i fundit ka gjetur një lidhje midis diabetit dhe polimorfizmit të gjeneve humane, të implikuar në disponibilitetin qelizor të zinkut: (Maret W. 2008. Molecular Genetics and Metabolism).

Vitaminat B
Përfshihen në metabolizmin anabolik dhe energjitik të qelizave endoteliale të vasa nervorum dhe te neuroneve aferente.
Në një studim të randomizuar dhe double blind në 24 pacientë diabetikë (Stracke et al., 1996) me kohëzgjatje 2 javore tregoi se përdorimi i kompleksit të vitaminave B1, B12,B6, paraqiti një rritje statistikisht, sinjifikative në përcjellshmërisë nervore të nervit peroneal në grupin e trajtuar me placebo.

Mënyra e përdorimit
Një-dy kapsula në ditë në rrugë orale, përpara vakteve kryesore (drekë dhe darkë).

Kujdes!
Të ruhet në vende të freskëta, pa lagështirë dhe larg dritës.
Të mbahet larg fëmijëve nën 3 vjeç.
Të mos kalohet doza e këshilluar nga mjeku.

Tags: , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top