Migranerton® (Kapsula) Reviewed by Momizat on . Migranerton® Kapsula Brenda Paketimit Për trajtimin e atakeve migrenoze Përbërësit aktivë: Paracetamol, Metoclopramide. Përbërja: 1 kapsul përmban: Përbërës akt Migranerton® Kapsula Brenda Paketimit Për trajtimin e atakeve migrenoze Përbërësit aktivë: Paracetamol, Metoclopramide. Përbërja: 1 kapsul përmban: Përbërës akt Rating: 0
You Are Here: Home » M » Migranerton® (Kapsula)

Migranerton® (Kapsula)

Migranerton® Kapsula

migranerton

Brenda Paketimit
Për trajtimin e atakeve migrenoze

Përbërësit aktivë:
Paracetamol, Metoclopramide.

Përbërja:

1 kapsul përmban:
Përbërës aktivë: paracetamol 500 mg, metoclopramide hydrochloride monohydrate 5 mg.
Përbërës shtesë: Laktozë, kopovidon, talk, natrium dodecil sulfat, xhelatinë, agjent ngjyrues: indigokarminë, dioksid titaniumi, ferrite të verdha.

Grupi farmakoterapeutik:
Bar antimigrenoz.

Indikacionet:
Migranerton® nuk duhet të përdoret në rastet e:

  • Hipersensibilitet i njohur ndaj njërit prej përbërësve aktivë ose atyre shtesë,
  • tumor i medulës surenale (feokromocitoma),
  • ileusi mekanik,
  • perforacioni intestinal dhe hemorragjia gastro-intestinale,
  • tumoret prolaktinë vartëse,
  • pacientët që vuajnë nga epilepsia dhe çrregullimi i koordinimit normal të lëvizjeve (çrregullime motore ekstrapiramidale),
  • insufiçencë e rëndë hepatike me ascit (edema abdominale).

Bari duhet të administrohet me kujdes të veçantë (dmth. periudhat e gjata të administrimit ose me reduktim të dozës) dhe nën kontrollin mjekësor në rast të: çrregullimeve hepatike (psh, për shkak të abuzimit kronik të alkolit, hepatit), dëmtim i funksionit renal, rritja konge-nitale e përmbajtjes së bilirubines në gjak (sindroma Gilbert ose sëmundja Meulengracht).

Administrimi gjatë shtatzanisë dhe laktacionit:
Migranerton nuk duhet të përdoret gjatë tre muajve të parë të shtatzanisë dhe gjatë laktacionit, pasi nuk ka teste klinike të mjaftueshme.
Gjatë gjashtë muajve të tjerë të shtatzanisë mund të përdoret por nën kontrollin e rreptë të mjekut.

Administrimi në fëmijë dhe njerëz të moshuar:
Migranerton nuk duhet administruar në fëmijë nën 14 vjeç.
Në lidhje me administrimin në njerëz të moshuar shih efektet anësore.

Masa parandaluese dhe mbrojtëse
Në rast të përdorimit kohëgjatë, me doza të larta të vrasësve të dhimbjes, mund të shfaqet dhimbje koke e cila nuk duhet të trajtohet me doza të rritura të preparatit.
Në përgjithësi marrja e zakonshme e vrasësve të dhimbjes, në veçanti kombinimi i disa përbërsve aktivë për qetësimin e dhimbjeve, mund të çojnë në përkeqësim të pakthyeshëm me rrezikun e insufiçencës renale (nefropatia e shkaktuar nga abuzimi me analgjezikë).

Këshillë për ata që janë në trafik:
Ky bar mund të dëmtojë aftësitë mendore  dhe /ose fizike për të kryer detyra të vështira si drejtimi i makinerive dhe ngarja e makinës  edhe në doza të rekomanduara.
Ky efekt fuqizohet nga konsumi spontan i alkolit ose barërave gjumësjellëse (qetësuesit).

Ndërveprimet me substancat e tjera
Migranertoni mund të modifikojë përthithjen e substancave të tjera (psh, absorbimi i digoksinës dhe cimetidinës mund të reduktohet, ndërsa absorbimi i levo dopës, paracetamolit, antibiotikëve të ndryshëm (e provuar për tetraciklinën dhe pivampicilinën), litiumit dhe alkolit mund të shpejtohet ose të rritet ).
Migranertoni mund të fuqizojë funksionin e barnave qetësues.
Agjentët antikolinergjikë mund të reduktojnë efektin e Migranertonit.
Në rast të administrimeve simultane të Migranertonit dhe agjentëve neuroleptikë (psh, fenotiazinat, derivatet e ksantenit, butirofenonet), çrregullimet ekstrapiramidale (psh, lëvizje të ngjashme me krampet në kokë, qafë dhe shpatulla) mund të shfaqen më shpesh.
Efekti i antidepresivëve triciklikë (barnat psikostimuluese të rritjes së humorit), inhibitorët e monoamino oksidazës (MAO inhibitorët) dhe agjente simpatomimetikë mund të ndikohen në rast të administrimit simultan të Migranertonit.
Efekti i suksinilkolinës mund të zgjatet nga përdorimi i Migranertonit.
Marrja e preparateve që shkaktojnë rritjen e reduktimit të barnave në mëlçi (induksioni i enzimave) të tilla si disa agjentë gjumësjellës dhe antiepileptikë (barna kundër atakeve të krampeve të trurit [fenobarbital, fenitoin, karbamazepinë] po ashtu dhe rifampicina (agjent antituberkular) mund të çojë në dëmtime hepatike edhe në doza jo të dëmshme të paracetamolit.
E njëjta gjë aplikohet për abuzimin me alkol.
Ndërveprimet midis paracetamolit dhe derivateve të kumarinës (bar për reduktimin e koagulimit të gjakut) duke u bazuar në lidhjen e tyre klinike, nuk mund të vlerësohen akoma.
Përdorimi kohëgjatë i Migranertonit në pacientë që trajtohen me antikoagulantë oralë rrjedhimisht duhet të jetë subjekt i kontrollit mjekësor.
Në rast të administrimit të njëkohshëm të paracetamolit dhe kloramfenikolit, eleminimi i këtij të fundit mund të zgjatet mjaft, duke rrezikuar për toksicitet.
Në rast të administrimit të njëkohshëm të paracetamolit dhe AZT (zidovudinë) rritet tendenca e reduktimit të qelizave të bardha (neutropenia).
Migranertoni duhet të merret me AZT vetëm në kontroll mjekësor.
Në rast të përdorimit simultan të barnave që çojnë në një zbrazje të vonuar të stomakut, të tilla si propantelina, absorbimi dhe fillimi i veprimit të paracetamolit mund të vonohet.

Dozimi

Të rriturit : 1×2 kapsula menjëherë pas simptomave të para të migrenës,
të rinjtë: 1-2 kapsula dhe mund të ndryshojë vetëm nëse përshkruhet nga mjeku.
Nëse ka nevojë kjo dozë mund të përsëritet në intervale 4 orëshe.
Dozimi ditor (24 orë) nuk duhet ti kalojë 6 kapsula, vetëm nëse përshkruhet nga mjeku.
Në rast të dëmtimit renal, dozimi duhet përshtatur sipas çrregullimit funksional.

(indikacionet e mëposhtme aplikohen tek të rriturit)

Klirensi i kreatininës deri në 10ml/min:
10 mg metoclopramide një herë në ditë:

Klirensi i kreatininës 11-60ml/min:
10 mg metoclopramid 1 herë në ditë dhe 5 mg metoclopramide 1 herë në ditë.
Për pacientët me insufiçencë të rëndë hepatike me ascit (edemë abdominale) dozimi duhet të reduktohet në gjysëm, në varësi të gjysëmjetës së zgjatur të eleminimit.
Në rast të rritjes kongenitale të përmbajtjes së bilirubinës në gjak (sindroma Gilbert ose sëmundja Meulen-gracht) nevojitet një reduktim i dozës ose i intervaleve të zgjatura.

Mënyra dhe zgjatja e trajtimit
Kapsulat duhet të gëlltiten me ujë, pa i përtypur, menjëherë në simptomat e para të atakut migrenoz.
Migranertoni indikohet vetëm për trajtim të dhimbjes akute dhe nuk duhet të përdoret si një terapi kohëgjatë.
Nuk duhet të përdoret për më shumë se 3-4 ditë pa u konsultuar me mjekun.

Masat e emergjencës, simptomat dhe antidotet.

a.   Simptomat e intoksikimit
Simptomat pas marrjes së metoclopramidit ose paracetamolit të renditura më poshtë i referohen simptomave pas administrimit të dozave të ekzagjeruara të metoclopramidit ose paracetamolit ( mbidozim).

Metoclopramidi
simptomat: përgjumje, konfuzion, irritabilitet, paqëndrueshmëri e rritur, krampe, çregullime motore ekstrapiramidale, çregullime kardiovaskulare me bradikardi dhe rritje ose ulje të presionit të gjakut.
Pas ndërprerjes së barit simptomat zhduken në rastet më të lehta brenda 24 orëve.
Në varsëi të rëndësisë së intoksikimit, rekomandohet lavazhi gastrik dhe kontrolli i funksioneve vitale deri në zhdukjen e simptomave.
Simptomat ekstrapiramidale zhduken pas administrimit të ngadaltë intravenoz të biperidenit.

Paracetamoli
Në rast të mbidozimit me paracetamol në fillim (dita 1) nauzeja, të vjellët, djersitja, përgjumësia dhe një ndjenjë e përgjithshme e të qenurit i sëmurë mund të shfaqet.
Pavarësisht nga përmirësimi i ndjenjës së përgjithshme subjektive në ditën e dytë mund të shfaqet një dëmtim në rritje i mëlçisë i cili mund të çojë në koma në dite e tretë.
Mjeku duhet të marrë masat e mëposhtme duke u bazuar në marrjen e fundit: Brenda 6 orëve një detoksifikim duke nxitur vjelljen ose lavazhin gastrik mund të jetë mjaft i dobishëm.
Administrimi intravenoz i antidotëve si psh, cisteamina ose N-acetilcisteinë duhet bërë brenda 8 orëve nga intoksikimi në mënyrë që të neutralizojë metabolitet e dëmtimit të qelizës nga paracetamoli.
Një lavazh i gjakut (dializa) mund të zvogëlojë përqëndrimin e paracetamolit në gjak.
Mundësitë e tjera për trajtimin e intoksikimit me Migranerton® varen nga faza, shtrirja dhe simptomat klinike.
Në rast se sasia e Migranertonit nuk ishte e mjaftueshme ose është harruar të merret, mos merrni sasinë dyfishe herën tjetër por vazhdoni marrjen si është përshkruar në instruksionet e dozimit.
Në rast të ndërprerjes së menjëhershme pas abuzimit kohëgjatë me doza të larta të analgjezikëve mundtë shfaqen dhimbja e kokës, lodhja, dhimbja muskulare, nervoziteti, dhe simptomat vegjetative.
Simptomat e zverdhjes do të zhduken brenda disa ditëve.
Deri atëherë nuk duhen përdorur agjentë analgjezikë. Mund të përdoren përsëri pas konsultës me mjekun.

Efektet anësore
Marrja e Migranertonit mund të shkaktojë diarre, lodhje, dhimbje koke, marrje mendsh, ankth, dhe paqëndrueshmëri.
Shfaqja e depresioneve u vu re në mënyrë sporadike.
Në mënyrë sporadike u vu re një sindromë diskinetike (lëvizje konvulsive te pavullnetshme, veçanërisht në kokë, qafë dhe shpatulla) u vu re (antidot: biperidon i.v.; emri i barit: Akineton, shih indikacionet e prodhuesit).
Në raste individuale parkinsonizmi (shenjat karakteristike: tremor, rigidet muskular, dëmtime motore) dhe diskinezia tardive (çrregullimet motore) janë përshkruar në pacientët e moshuar pas trajtimit kohëgjatë.
Spordikisht një sindrom malinj neuroleptik (shenjat tipike: ethe, rigiditet muskular, ndryshime të vetëdijes dhe presionit të gjakut) shfaqet gjatë marrjes së metoclopramidit.
Në këtë rast duhet informuar menjëherë mjeku.

Masat e rekomanduara:
Ndërprerje e Migranertonit, freskim, dantrolen dhe ose bromokriptinë, dhe marrje e mjafueshme e lëngjeve.
Në rast administrimi mbi një kohë të gjatë, mund të shfaqet rritja e prolaktinës, gjinekomasti, galaktorre (sekretim spontan i qumështit nga gjendrat mamare) ose çrregullime menstruale; në këtë rast marrja e barit duhet ndërprerë.
Në të rinjtë dhe pacientët me insufiçencë të rëndë renale (funksion renal i dëmtuar) me nië eleminim të reduktuar të metoclopramidit, duhet pasur shumë kujdes me efektet anësore dhe bari  duhet ndërprerë menjëherë nëse ato shfaqen.
Skuqjet e rralla të lëkurës, reaksione shumë të rralla alergjike mund të shfaqen.
Dishematopoeza jashtëzakonisht të rralla (trombocitopenia alergjike ose leukopenia, në raste të veçanta agranulocitoza ose pancitopenia) mund të shfaqen.
Bronkospazma individuale (astma analgjezike) nxitet në pacientët e predispozuar.
Në raste veçanta të janë përshkruar efektet e hipersensibilitetit nga paracetamoli (enjtje e fytyrës, dispne, djersitje, nauze, ulje e presionit të gjakut, madje dhe shok).
Nëse efektet anësore të sipërpërmendura shfaqen, Migranertoni nuk duhet marrë përsëri.
Mjeku duhet të informohet që të përcaktojë gradën e ashpërsisë dhe masa të mëvonshme nëse është e nevojshme.
Në rast se shenjat e para të reaksioneve të hipersensibilitetit shfaqen,Migranertoni duhet të ndërpritet dhe duhet kontaktuar menjëherë me mjekun.

Jeta në raft:
Data e skadencës është e shënuar në paketimin e jashtëm.
Ky bar nuk duhet administruar pas kësaj date.

Këshilla speciale për ruajtje:
Mos e ekspozoni Migranertonin në dritë.
Mos e ekspozoni barin jashtë paketimit direkt në dritën e diellit për nië kohë të gjatë.

Ky është një medikament
Medikamenti është një produkt që ndikon në shëndetin tuaj dhe konsumi jo sipas indikacioneve ju dëmton.
Ndiqni rreptësisht përshkrimin e mjekut, mënyrën e përdorimit dhe instruksionet e farmacistit që ju ka shitur preparatin.

  • Mjeku dhe farmacisti janë ekspertët e barnave, të të mirave dhe rreziqeve të tyre.
  • Mos e ndërprisni vetë periudhën e trajtimit të përshkruar.
  • Mos përsërisni të njëjtën recetë pa u këshilluar më parë me mjekun.
  • Mbajini të gjitha barnat larg nga fëmijët.

Ruajeni larg fëmijëve! Mos e përdorni pas datës së skadencës! Ruajeni nën temperaturën 25°C!

Prezantimi dhe përmasat e paketimit:
Paketim prej 20 kapsulash.

Manifakturuar nga mbajtësi i licensës së produktit:
DOLORGIET Pharmaceuticals .

Tags: , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top