Minocyclin-CIMEX 50 (kapsula) Reviewed by Momizat on . Minocyclin-CIMEX 50 (kapsula) Informacion për pacientët Lexojeni me kujdes këtë fletë udhëzuese përpara se të filloni të merrni këtë produkt mjekësor. Ruajeni k Minocyclin-CIMEX 50 (kapsula) Informacion për pacientët Lexojeni me kujdes këtë fletë udhëzuese përpara se të filloni të merrni këtë produkt mjekësor. Ruajeni k Rating: 0
You Are Here: Home » M » Minocyclin-CIMEX 50 (kapsula)

Minocyclin-CIMEX 50 (kapsula)

Minocyclin-CIMEX 50 (kapsula)

Minocyclin CIMEX

Informacion për pacientët

Lexojeni me kujdes këtë fletë udhëzuese përpara se të filloni të merrni këtë produkt mjekësor.

  • Ruajeni këtë fletë udhëzuese. Mund tu nevojitet ta rilexoni atë përsëri.
  • Nëse keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
  • Ky produkt mjekësor është përshkruar vetëm për ju. Ju lutemi mos ua jepni atë të tjerëve.
  • Ai mund t’i dëmtojë ata, edhe nëse simptomat e tyre janë të njëjtja me tuajat.
  • Nëse ndonjë nga efektet e padëshiruar bëhet serioz, ose nëse ju vëreni ndonjë efekt të padëshiruar të papërmendur në këtë fletë udhëzuese, jeni të lutur të vini në dijeni mjekun ose farmacistin tuaj.

Çfarë është Minocyclin-CIMEX 50 dhe kur përdoret?
Minocyclin-CIMEX 50 përmban substancën aktive minociklinë, që është një antibiotik gjysmësintetik i grupit të tetraciklinave, i cili pengon shumimin e shkaktarit bakterial të aknes pezmatuese në rrëshekth të flokut dhe të gjëndrës yndyrore.
Ai duhet të merret vetëm me recetë të mjekut për trajtimin afatgjatë të formave pezmatuese dhe të rënda të acne vulgaris.

Kur nuk duhet të përdoret Minocyclin-CIMEX 50?
Pacientët që reagojnë me mbindjeshmëri ndaj tetraciklinave ose ndaj njërit prej përbërësve të tjerë të preparatit, nuk do të duhej të marrin Minocyclin-CIMEX 50.
Mbindjeshmëria shprehet p.sh. përmes astmës, gulçimit, ankesave të metabolizmit, ënjtjes së lëkurës (p.sh. urtikarie) dhe të mukozës ose ekzemës.
Po ashtu preparati nuk do të duhej të përdoret në rast të çrregullimeve të rënda në funksionimin e veshkave dhe të mëlçisë, gjatë shtatzënisë dhe gjatë dhënies së gjirit.
Substanca aktive mund të lidhet me kalciumin dhe kështu të shtresohet në indin që formon eshtrat, gjë që mund të shkaktojë çrregullime të përkohshme në rritje dhe ngjyrim të dhëmbëve tek fëmijët nën 8 vjeç.
Prandaj, fëmijët nën 8 vjeç nuk duhet të marrin Minocyclin-CIMEX 50.
Pak para, gjatë dhe pak pas trajtimit të akneve me isotretinoinë duhet të hiqet dorë nga trajtimi me Minocyclin-CIMEX 50, ngaqë të dy ilaçet në raste të rralla mund të shkaktojnë ngritjen e përkohshme të shtypjes në kafkë, gjë që mund të vërehet si dhimbje koke apo pamje e turbullt.

Kur është i nevojshëm kujdesi gjatë marrjes së Minocyclin-CIMEX 50?
Gjatë trajtimit me Minocyclin-CIMEX 50 duhet të hiqni dorë nga marrja e rrezeve në diell.
Ndikimi i antibiotikut mund të forcohet përmes preparateve të tjera si antikoagulantë (hollues gjaku) ose ureve të sulfonilit (ilaçe që ulin nivelin e sheqerit në gjak).
Në rast të marrjes së kombinuar, do të duhej të bëhej kontrolli i parametrave të sheqerit në gjak dhe i koagulimit dhe eventualisht mjeku duhet të bëjnë zvogëlimin e dozës.
Ju lutemi ta informoni menjëherë mjekun tuaj, nëse tek ju konstatoni shenja të uljes së sheqerit.
Marrja e njëkohshme e ilaçeve kundër epilepsisë si dhe e barbiturateve (përmbahet në disa mjeke për gjumë dhe qetësim) mund të zvogëlojë ndikimin e Minocyclin-CIMEX 50.
Preparatet që përmbajnë alumin, magnez, kalcium ose hekur, si edhe preparatet për trajtimin e vlerave të rritura të yndyrës në gjak (kolestiraminë), nuk duhet të merren njëkohësisht me Minocyclin-CIMEX 50 për shkak të pengimit reciprok të pranimit të substancave aktive.
Minocyclin-CIMEX 50 mund të pengojë mbrojtjen e mjeteve kontraceptive.
Prandaj gratë do të duhej që gjatë marrjes së Minocyclin-CIMEX 50 të përdorin edhe metoda të tjera plotësuese për parandalimin e shtatzënisë.
Mjeku juaj do të duhej ta kontrollojnë rregullisht gjakun tuaj si dhe funksionimin e mëlçisë dhe veshkave tuaja.
Ky ilaç mund të zvogëlojë aftësinë e reagimit, aftësinë e drejtimit të automjetit dhe aftësinë e përdorimit të veglave apo të makinave!
Informojeni mjekun apo farmacistin tuaj, nëse vuani nga sëmundje të tjera, keni alergji apo përdorni ilaçe të tjera (edhe të blera vetë!).

A duhet të përdoret Minocyclin-CIMEX 50 gjatë shtatzënisë apo në kohën e dhënies së gjirit?
Nëse jeni shtatzënë, dëshironi të mbeteni apo jepni gji, nuk duhet të merrni Minocyclin-CIMEX 50.
Substanca aktive kalon edhe në qumështin e nënës, prandaj Minocyclin-CIMEX 50 nuk duhet të përdoret po ashtu edhe gjatë dhënies së gjirit.
Informojeni mjekun tuaj, nëse jeni shtatzënë, doni të mbeteni apo doni të ushqeni me gji.

Si ta përdorni Minocyclin-CIMEX 50?
Mjeku juaj përcakton dozimin.
Nëse nuk është udhëzuar ndryshe, merret nga 1 kapsulë në mëngjes dhe në mbrëmje me sasi të mjaftueshme të lëngjeve.
Kapsula duhet të gëlltitet krejtësisht së paku 1 orë para ushqimit me mjaft lëngje (së paku 100 ml ujë).
Nëse gjatë mënyrës së preferuar të marrjes shfaqen dhimbje të stomakut, kapsula mund të merret bashkë me ushqim apo me një gotë qumësht, mirëpo me këtë rast resorpcioni (pranimi në gjak) zvogëlohet në sasi të vogël.
Terapia e akneve me Minocyclin-CIMEX 50 duhet të zhvillohet si terapi afatgjate prej së paku 4-6 javësh.
Mos e ndryshoni vetvetiu dozën e përcaktuar. Nëse besoni se ilaçi po ndikon tepër dobët apo tepër fort, atëherë flisni me mjekun apo farmacistin tuaj.

Cilat efekte anësore mund t’i ketë Minocyclin-CIMEX 50?

Gjatë marrjes së Minocyclin-CIMEX 50 mund të shfaqen këto efekte anësore:
Sikurse edhe tek antibiotikët e tjerë mund të çojë te çrregullimet e traktit gastrointestinal (para së gjithash diarre).
Më tej mund të shfaqen edhe mungesë e oreksit, marramendje, trullosje, përgjumësi, dhimbje të kokës, pështirosje, vjellje, djegie e gjuhës, pezmatime të mukozës së gojës, çrregullime në gëlltitje, pezmatime të pankreasit, pezmatim të mëlçisë (hepatit), ngacmime të zorrës së drejtë, kruajtje në pjesë anogjenitale, pezmatim i veshkave, pezmatim i mushkërive, temperaturë, dukuri të përsëritshme të ngërçeve, si edhe reaksione të mbindjeshmërisë. Mbindjeshmëria shprehet p.sh. përmes astmës, gulçimit, ankesave me metabolizmin, ënjtjes së lëkurës (p.sh. urtikaria) dhe të mukozës ose ekzema.
Individualisht u raportua për ngjyrim të dhëmbëve (në të verdhë-të përhirtë-kafe), përkeqësim të dëgjimit si dhe zhurmë në vesh (tinitus), rënie e flokëve, dhimbje të muskujve, ndjeshmëri e zvogëluar ndaj ngacmimeve dhe ndjenja të këqija (cuksje, “të qenit i leshtë”).
Shumë rrallë u vërejtën pezmatime të kyçeve, shtangie e kyçeve dhe ënjtje e kyçeve.
Alergjitë e diellit mund të shkaktohen gjatë trajtimit të pacienteve dhe pacientëve të mbindjeshëm me tetraciklina të tjera pas rrezatimit intensiv të diellit dhe me rreze UV. Prandaj edhe gjatë trajtimit me Minocyclin-CIMEX 50 duhet të hiqni dorë nga rrezitja në diell. Ngaqë lëkura juaj gjatë trajtimit reagon ndjeshëm, gjatë rrezatimit të diellit mund të arrijë më përpara deri tek ankesat se sa gjatë djegies nga dielli.
Konsultojeni menjëherë mjekun tuaj në rast të urtikaries, ekzemës në sipërfaqe të mëdha, skuqjes së lëkurës.
Ngjyrës së verdhë të lëkurës ose të pjesës së bardhë të syrit.
Dhimbjeve të stomakut të shfaqura përnjëherë ose të vjelljes, të diarresë së rëndë të përgjakshme ose të vazhdueshme.
Problemeve me frymëmarrje në formë të sulmeve astmatike ose të rrufës, ënjtjeve në fytyrë apo në pjesë të tjera të trupit.
Nëse vëreni ndikime anësore që nuk janë përshkruar këtu, duhet ta informoni mjekun apo farmacistin tuaj.

Çfarë duhet të vini re përveç kësaj?
Konsumimi i alkoolit mund të sjellë deri tek dukuritë e  mospërshtatshmërisë së ilaçit. Minocyclin-CIMEX 50 duhet të ruhet në vende që nuk i mbërrijnë fëmijët, në paketimin e mbyllur origjinal dhe në temperaturë të dhomës (15–25 °C).
Ilaçi duhet të përdoret vetëm deri në datën e shënuar me «EXP» në paketim.
Kjo është posaçërisht e rëndësishme, sepse nga Minocyclin-CIMEX 50 eventualisht mund të krijohen produkte helmuese të zbërthimit.
Informacione të mëtejme ju jep mjeku apo farmacisti juaj. Këta persona zotërojnë informacione të hollësishme profesionale.

Çfarë përmban Minocyclin-CIMEX 50?
1 kapsulë përmban 50 mg minociklinë (si minociklinë hidroklorid), substancën ngjyrosëse eritrozinë (E127) si edhe substanca të tjera ndihmëse.

Ku mund të merrni Minocyclin-CIMEX 50?
Në farmaci vetëm me recetë të mjekut, e cila autorizon për vetëm një blerje.

Cilat paketime ekzistojnë?
Paketime me 60 kapsula.

Tags: , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top