Miotens (injeksion, shkume) Reviewed by Momizat on . Miotens (injeksion, shkume) Forma farmaceutike dhe përbërja MIOTENS 4mg/2ml solucion injektabël. MIOTENS 0,25% shkumë për përdorim lokal: bombël nën presion 30 Miotens (injeksion, shkume) Forma farmaceutike dhe përbërja MIOTENS 4mg/2ml solucion injektabël. MIOTENS 0,25% shkumë për përdorim lokal: bombël nën presion 30 Rating: 0
You Are Here: Home » M » Miotens (injeksion, shkume)

Miotens (injeksion, shkume)

Miotens (injeksion, shkume)

miotens

Forma farmaceutike dhe përbërja

MIOTENS 4mg/2ml solucion injektabël.

MIOTENS 0,25% shkumë për përdorim lokal: bombël nën presion 30 ml.

Tiocolchicoside.

Kategoria farmakoterapeutike
1. MIOTENS 4mg/2ml solucion injektabël Miorelaksant me veprim qëndror.
2. MIOTENS 0,25% shkumë Miorelaksant për përdorim lokal në lëkurë.

Indikacionet terapeutike
- spazmat nga hemipareza;
- sëmundja e Parkinsonit dhe parkinsonizmi i shkaktuar nga përdorimi i barnave, veçanërisht i lidhur me sindromën neurodislektike;
- dhimbjet lumbo-sakrale akute dhe kronike;
- neuralgjitë cerviko-brakiale;
- tortikolis;
- dhimbjet post-traumatike dhe post-operatore.

Kundërindikacionet
- paralizat flakside;
- mbindjeshmëria ndaj përbërësit aktiv (tiocolchicoside) ose substancave të lidhura me të (nga pikpamja kimike), si dhe ndaj çdonjërit prej përbërësve të tjerë të produktit.

Kujdesi gjatë përdorimit

Miotens 4mg/2ml:
- doza duhet zvogëluar në mënyrë të përshtatshme në qoftë se shfaqen efekte të padëshiruara.
- tiocolchicoside mund të precipitojë kriza epilepsie në pacientët me epilepsi ose në ata me rrezik të lartë për të shfaqur konvulsione.

Miotens shkumë:
- doza duhet të reduktohet në mënyrën e duhur në rastet e shfaqjes së efekteve anësore.

Ndërveprimet
Nuk dokumentohet asnjë ndërveprim.

Përkujdesje të veçanta
Miotens 4mg/2ml solucion injektabel dhe Miotens shkumë 0,25%:

Përdorimi gjatë shtatëzanisë dhe ushqyerjes me gji:
Edhe pse gjatë studimeve në kafshë nuk janë vërejtur efekte teratogjene, përveç rasteve kur janë përdorur doza shumë herë më të larta se ato të përdorura tek njerezit (10 herë më të larta), përdorimi i tiocolchicoside gjatë shtatëzanise është i kundërindikuar.
Duke qënë se bari kalon në qumështin e nënës nuk këshillohet përdorimi gjatë ushqyerjes me gji.

Ndikimi mbi aftësitë për të drejtuar automjetet ose makineritë e ndryshme.
Ndonëse shfaqja e përgjumjes është shumë e rrallë duhet të mbahet parasysh një mundësi e tillë.

Miotens shkumë 0,25%:
Përdorimi, sidomos afatgjatë, i produktit në lëkurë mund të shoqërohet me shfaqjen e efekteve të sensibilizimit.
Në këto raste trajtimi duhet ndërprerë dhe duhet filluar terapia përkatëse.
Produkti përmban alkol etilik i cili pas përdorimit të shpeshtë shoqërohet me irritim dhe tharje të lëkurës.
Të mbahet larg arritjes së fëmijëve.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit

Miotens 4mg/2ml solucion injektabël:
2 ampula në 24 orë, ose sipas përshkrimit të mjekut, me rrugë intramuskulare.
Gjatë aplikimit me rrugë intramuskulare duhet të zbatohen rregullat e asepsisë. Ampula duhet hapur përgjatë linjës së shënuar(linja e thyerjes së ampulës). Solucioni i çdo ampule duhet futur në shiringë dhe injektuar në rrugë intramuskulare.

Miotens shkume 0,25%:
Aplikohet 2-3 herë në ditë një sasi shkume në varësi të përmasave të zonës së prekur.
Trajtimi mund të shoqërohet me terapi fiziko-reabilituese.
Duhet të tundet përpara përdorimit dhe më pas të shtypet vrima nxjerrëse e bombolës me kokë poshtë duke e mbajtur nën presion.

Mbidozimi
Në literaturë nuk janë përshkruar raste të mbidozimit.

Efektet e padëshiruara

Miotens 4mg/2ml solucion injektabel:
Pas administrimit me rrugë intramuskulare janë vërejtur raste të rralla me gjëndje dobësie, disa herë të shoqëruara ose jo me ulje të tensionit dhe/ose humbje të vetëdijes.
Gjithashtu rralle janë raportuar raste të agjitimit ose turbullimit pas administrimit me rrugë intramuskulare.
Mundësia e shfaqjes së përgjumjes është shume e rrallë.
Janë vërejtur raste të rralla të shfaqjes së rash dhe eritemes(skuqjes) së lëkurës. Pacienti këshillohet që të njoftojë menjëherë mjekun ose farmacistin në rast të shfaqes së ndonjë efekti të padëshiruar që nuk është përshkruar më lart.

Miotens shkumë 0,25%:
Janë raportuar raste të rash-it dhe eritemës (skuqjes) së lëkurës.
Për më teper lexoni paragrafin e “Përkujdesje të veçanta”

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top