Monocinque (tableta) Reviewed by Momizat on . MONOCINQUE®  Isosorbid-5-mononitrat. Përbërja: Përbërës veprues: Isosorbid-5-mononitrate, 40 mg. Kategoria terapeutike: Vazodilatator koronar dhe periferik, me MONOCINQUE®  Isosorbid-5-mononitrat. Përbërja: Përbërës veprues: Isosorbid-5-mononitrate, 40 mg. Kategoria terapeutike: Vazodilatator koronar dhe periferik, me Rating: 0
You Are Here: Home » M » Monocinque (tableta)

Monocinque (tableta)

MONOCINQUE®

monocinque

 Isosorbid-5-mononitrat.

Përbërja:
Përbërës veprues: Isosorbid-5-mononitrate, 40 mg.

Kategoria terapeutike:
Vazodilatator koronar dhe periferik, me veprim specifik antianginoz.

Indikimet

  • Terapi mbajtëse e insufiçiencës së koronareve;
  • parandalim i krizave të angina pectoris;
  • trajtim pas infarktit të miokardit;
  • trajtim mbajtës i insufiçiencës së miokardit, së bashku me preparate kardiotonike dhe diuretike.

Monocinque, për shkak të profilit farmakologjik, nuk është e përshtatshme për trajtimin e episodeve akute të angina pectoris.

Kundërindikimet
Mbindjeshmëria e njohur ndaj isosorbid mono ose dinitratit.
Bari nuk duhet të përdoret gjatë fazës akute të infarktit të miokardit, insufiçiencës cirkulatore akute (gjëndje shoku, kolaps cirkulator) apo në kushtet e hypotensionit të theksuar.
Në gjendjet hypotensive bari duhet të përdoret me kujdes dhe vetëm nën mbikqyrje mjekësore të drejtpërdrejtë.

Përkujdesjet gjatë përdorimit
Bari duhet të përdoret me kujdes në pacientët me glaukomë.
Tek gratë shtatzëna ose gjatë peridhës së ushqyerjes së fëmijës me gji, bari mund të përdoret vetëm në qoftë se është absolutisht i domosdoshëm dhe vetëm nën mbikqyrje mjekësore të drejtpërdrejtë.

Ndërveprimet me barnat dhe substancat e tjera
Konsumimi i njëkohshëm i alkoolit mund të fuqizojë veprimin hipotensiv ose mund të pakësojë aftësinë e reagimit të pacientit, sidomos gjatë drejtimit të automjeteve apo përdorimit të mjeteve që kërkojnë vëmendje të veçantë.
Monocinque, kur përdoret në doza të larta, mund të ndikojë në veprimin e barnave të tjerë hipotensivë (kur jepen së bashku).
Ky bar mund të veprojë si antagonist fiziologjik i noradrenalinës, acetilkolinës, histaminës dhe substancave të tjera.
Përdorimi i njëkohshëm i sildenafilit (Viagra) shton veprimin hipotensiv të nitrateve organikë.
Gjatë përdorimit të Monocinque ekziston mundësia e krijimit të vartësisë ndaj tij, apo e vartësisë së kryqëzuar ndaj nitrateve të tjerë.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Doza e rekomanduar është 1 tabletë Monocinque,2 ose 3 herë në ditë, pas ushqimit. Tabletat nuk duhet të përtypen (Gëlltiten të plota, të shoqëruara lëngje).
Pacientët me paqëndrueshmëri cirkulatore, pas marrjes për herë të parë të barit, mund të shfaqin simptoma të kolapsit. Këto simptoma, në mënyrë të ngjashme me dhimbjen e kokës së shkaktuar nga nitratet, mund të shmangen duke filluar mjekimin me një dozë më të vogël: ½ tablete Monocinque në mëngjes dhe ½ tablete në mbrëmje.

Efektet e padëshiruara
Nuk ka raportime për efekte të padëshiruara me rëndësi.
Ekziston mundësia e shfaqjes së dhimbjes së kokës, marrje mendsh dhe pafuqisë trupore, hypotensionit postural, reaksioneve në lëkurë dhe e dermatit eksfoliativ.

Ndikimi mbi aftësinë për të drejtuar automjete apo përdorur makineri
Konsumimi i njëkohshëm i alkoolit mund të fuqizojë veprimin hipotensiv ose mund të pakësojë aftësinë e reagimit të pacientit, sidomos gjatë drejtimit të automjeteve apo përdorimit të mjeteve që kërkojnë vëmendje të veçantë.

Papajtueshmëritë
Nuk janë raportuar papajtueshmëri deri tani.

Paraqitja
Çdo tabletë përmban 40mg isosorbid-5-mononitrat.

Kushtet e ruajtjes
Të ruhet në temperaturë nën 25 Gradë Celcius.
Të mbahet në paketim origjinal.

Të mbahet në vende të paarritshme nga fëmijët.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top