MONOPAN Reviewed by Momizat on . MONOPAN Tableta – 40 mg (Izosorbid 5- mononitrat) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhëzues. MONOPAN Tableta – 40 mg (Izosorbid 5- mononitrat) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhëzues. Rating: 0
You Are Here: Home » M » MONOPAN

MONOPAN

MONOPAN
Tableta – 40 mg
(Izosorbid 5- mononitrat)

monopan

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
 Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
 Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
 Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i
dëmtojë ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma si ju.
 Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni
ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të
njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë është Monopan dhe përse përdoret
2. Përpara se të merrni Monopan
3. Si ta merrni Monopan
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si ta ruani Monopan
6. Informacion i mëtejshëm
1. ÇFARË ËSHTË MONOPAN DHE PËRSE PËRDORET
Izosorbid 5- mononitrati i përket grupit të nitrateve me veprim vazodilatator.
Nitratet përdoren për trajtimin dhe parandalimin e simptomave të angina pektoris
(dhimbja e gjoksit) dhe gjendje të tjera të zemrës duke përfshirë insufiçiencën
kardiake. Angina është një dhimbje ose një shtrëngim i gjoksit i shkaktuar nga
mungesa e oksigjenit që shkon në muskulaturën e zemrës. Nitratet veprojnë në dy
rrugë. Ato zgjerojnë arteriet të cilat çojnë gjak në muskulin e zemrës dhe
relaksojnë venat të cilat kthejnë gjakun nga trupi në zemër. Të dy këto veprime
lejojnë të shkojë më shumë oksigjen në muskulin e zemrës dhe pakësojnë punën e
zemrës. Në këtë mënyrë parandalohet një atak akut i anginës dhe lehtësohet
dhimbja e gjoksit e shkaktuar nga angina.
2. PËRPARA SE TË MERRNI MONOPAN
Mos merrni Monopan:
 në rastet me mbindjeshmëri ndaj nitrateve
 në insufiçiencë akute qarkulluese, të shoqëruar me hipotension të
theksuar (shok, gjendje kolapsi)
 në gjendje të shoqëruar me presion intrakranial të lartë
 në insufiçiencë të miokardit për shkak të ngushtimit (p.sh. në kushte të
stenozës mitrale ose aortale, perikardite ngushtuese)
 njëkohësisht me sildenafil citrat (Viagra) sepse sildenafili mund të
potenciojë efektin vazodilatator të izosorbidit duke shkaktuar hipotension
të rëndë.
Tregoni kujdes të veçantë me Monopan
Pyesni mjekun tuaj përpara se të merrni Monopan dhe sigurohuni që mjeku juaj e di
që ju:
 jeni shtatzënë, ose ushqeni fëmijë me gji
 jeni alegjik ndaj barit ose barnave të ngjashëm me të (klasës së nitrateve)
 vuani nga zemra, ose keni probleme me mëlçinë ose veshkat
 vuani nga hipotensioni
 kohët e fundit keni pësuar ndonjë traumë në kokë ose hemorragji cerebrale
 vuani nga anemia
 vuani nga tiroidet
 vuani nga glaukoma
 merrni barna të tjera për të trajtuar disfunsionin erektil.
Marrja e barnave të tjera
Trajtimi i njëkohshëm me barna të tjera mund të ndikojë ose të ndikohet nga
Monopan. Ju lutemi të kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke
marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, përfshirë ato të marra pa recetë.
Mos harroni të informoni mjekun tuaj për trajtimin me izosorbid mononitrat në qoftë se
ju jepet ndonjë bar tjetër gjatë trajtimit.
Trajtimi i njëkohshëm me barna të tjera vazodilatatore, bllokues të kanaleve të
kalçiumit, frenues të ACE-s, beta-bllokues, antihipertensivë, antidepresivë triciklikë,
qetësues madhorë, mund të fuqizojë efektin hipotensiv të Monopan.
Marrja e njëkohshme me dihidroergotaminë mund të rrisë biodisponibilitetin e
dihidroergotaminës.
Kujdes të veçantë duhet të tregojnë pacientët me artero – koronaropati sepse
dihidroergotamina kundërshton efektin e nitrateve dhe mund të çojë në ngushtim të
enëve koronare.
Nuk mund të përjashtohet fakti se acidi acetilsalicilik dhe antiinflamatorë të tjerë
josteroidë mund të zvogëlojnë përgjigjen terapeutike të Monopan.
Marrja e Monopan me ushqim dhe pije
Konsumimi i alkoolit mund të fuqizojë efektin hipotensiv të këtij bari.
Shtatzënia
Kërkoni këshillën e farmacistit ose të mjekut përpara se të merrni këtë bar.
Si një rregull i përgjithshëm, në tremujorin e parë të shtatzënisë nuk duhet të merren
barna. Gjatë gjithë shtatzënisë duhet të merret parasysh risku dhe përfitimi i përdorimit
të tyre.
Përdorimi i këtij bari duhet të jetë i kufizuar, megjithëse nuk janë raportuar efekte në
fetus. Bari duhet të përdoret në shtatzëni vetëm kur është i domosdoshëm.
Ushqimi me gji
Nuk dihet nëse bari kalon në qumështin e gjirit. Kundrejt përmirësimit të nënës duhet
të kihet parasysh risku ndaj fëmijës.
Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Edhe kur bari mund të merret sipas porosisë së mjekut ai mund të ndikojë në aftësitë
e pacientit për të drejtuar automjetin ose përdorur makineri. Ky ndikim mund të
ndodhë përgjithësisht në fazat e para të mjekimit, kur ndërrohet bari, ose kur është
konsumuar alkool.
3. SI TA MERRNI MONOPAN
Gjithmonë merreni këtë bar sipas këshillës së mjekut. Në qoftë se nuk jeni i sigurt
kontaktoni me mjekun ose farmacistin. Në qoftë se ndjeni që efektet e Monopan janë
shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj. Tabletat
duhet të gëlltiten me të paktën gjysmë gote ujë.
Rregullat e përgjithshme:
Monopan nuk mund të përdoret për mjekimin e krizave akute të angina pektoris, në
qoftë se ato ndodhin gjatë mjekimit nitrate të tjera me veprim të shpejtë duhen
përdorur.
Mjekimi nuk duhet të ndërpritet menjëherë sepse ekziston risku i një ataku.
Tabletat janë të ndashme, gjë që lejon përshtatjen e dozave sipas kërkesës.
Gjatë trajtimit për kohë të gjatë me nitrate me veprim të ngadaltë (izosorbid), tek disa
pacientë mund të zhvillohet edhe tolerancë.
Angina pektoris
Trajtimi fillohet me ½ tablete dy herë në ditë dhe doza mund të rritet me ½ e 40 mg
sipas gjendjes së pacientit.
Doza maksimale mund të arrijë deri në 80 mg në ditë.
Insufiçiencë kardiake kronike
Në rastet e mjekimit të insufiçiencës kardiake kronike, ai duhet të fillohet në spital, ku
pacientit t’i kontrollohet gjendja hemodinamike dhe duhet të vazhdojë mjekimin në
spital edhe pasi t’i jetë përcaktuar doza mbajtëse.
Fëmijët
Nuk ka të dhëna për përdorimin e barit tek fëmijët.
Në qoftë se keni marrë më shumë Monopan
Pacienti duhet të jetë nën kujdesin e mjekut. Simptomat e mbidozimit me Monopan
përfshijnë: dhimbje të forta koke, vështirësi në frymëmarrje dhe gëlltitje, krampe
muskulore, të vjella, të përziera, diarre, ethe, zverdhje, çrregullim të të rrahurave të
zemrës, çrregullim në shikim dhe të dridhura.
Në qoftë se keni harruar të merrni Monopan
Në qoftë se keni harruar të merrni një dozë, merrni dozën e harruar sa më shpejt të
jetë e mundur. Në qoftë se doza juaj pasardhëse është pas 2 orësh, mos e merrni
dozën e humbur, por prisni orarin tjetër të marrjes së barit.
Mos merrni dyfishin e dozës.
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun
ose farmacistin tuaj.
4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat e tjera, Monopan mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo
çdokush i manifeston.
Shumë të zakonshme:
Në Sistemin Nervor Qendror
Si të gjitha nitratet e tjera, Monopan mund të japë dhimbje koke, e cila vjen si pasojë e
zgjerimit të enëve të gjakut dhe është në varësi të dozës. Dhimbja e kokës dobësohet
pas disa ditë terapie. Në qoftë se nuk zhduket, ajo mund të trajtohet me analgjezikë.
Në rast se trajtimi me analgjezikë nuk është i efektshëm, doza e Monopan duhet të
reduktohet ose të ndërpritet trajtimi me këtë bar.
Të zakonshme:
Në sistemin kardiovaskular
Skuqje në fytyrë, dobësi, hipotension postural, i cili mund të provokojë takikardi
reflektore. Kjo mund të shmanget nga kombinimi me një beta – bllokues.
Të rralla:
Trakti gastrointestinal
Të përziera, të vjella.
5. SI TA RUANI MONOPAN
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni pas datës së skadimit e cila është e shënuar në paketim.
Mos e ruani mbi 25°C.
Ruajeni në paketimin origjinal për ta mbrojtur nga drita.

6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Monopan
Lënda vepruese është izosorbid-5-mononitrati.
Çdo tabletë përmban 40 mg izosorbid-5-mononitrat.
Përbërësit e tjerë janë: celulozë mikrokristalore, laktozë monohidrat, amidon misri,
amidon i prexhelatinizuar, stearat magnezi, dioksid silici koloidal, oksid hekuri i kuq (E
172).
Përmbajtja e paketimit:
Kuti me 30 tableta.
Mbajtësi i autorizimit për tregtim (MAT) dhe prodhuesi:
PROFARMA Sh.a.
Rruga “Myslym Keta “
Tel.Fax. 00 355 4 23 89 602
Tiranë – Shqipëri
Ky fletëudhëzues u rishikua për herë të fundit në Nëntor 2013.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top