Morfin Hidroklorid Alkaloid 20mg/ml (tretësirë për injeksion) Reviewed by Momizat on . Morfin Hidroklorid Alkaloid 20mg/ml (tretësirë për injeksion) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim sepse përmban informacion të rëndësishëm për ju. Këtë bar mund Morfin Hidroklorid Alkaloid 20mg/ml (tretësirë për injeksion) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim sepse përmban informacion të rëndësishëm për ju. Këtë bar mund Rating: 0
You Are Here: Home » M » Morfin Hidroklorid Alkaloid 20mg/ml (tretësirë për injeksion)

Morfin Hidroklorid Alkaloid 20mg/ml (tretësirë për injeksion)

Morfin Hidroklorid Alkaloid 20mg/ml (tretësirë për injeksion)

Morfin Hidroklorid Alkaloid

Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim sepse përmban informacion të rëndësishëm për ju.

  • Këtë bar mund ta bleni pa recetën e mjekut,për trajtimin e sëmundjeve të lehta pa ndihmën e mjekut.
  • Pavarësisht kësaj,duhet ta përdorni me kujdes këtë bar në mënyrë që të keni rezultate më të mira prej tij.
  • Ruajeni fletëudhëzuesin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri.
  • Drejtohuni faramacistit nëse ju nevojitet me shumë informacion apo këshillë.
  • Në qoftë se simptomat përkeqësohen apo nuk përmirësohen pas disa ditëve, patjetër drejtohuni mjekut!

Përmbajtja e fletëudhëzimit:
1. Çfarë është Morfin hidroklorid Alkaloid dhe për çfarë përdoret
2. Para se ta merni Morfin hidroklorid Alkaloid
3. Si të merret Morfin hidroklorid Alkaloid
4. Efektet anësore të mundshme
5. Ruajtja dhe afati i përdorimit

Substanca aktive është  morfin hidroklorid trihidrati.

Substancat ndihmëse janë : tetranatrium EDTA, acid hidroklorik, ujë për injeksione.

1. ÇFARË ËSHTË MORFIN HIDROKLORID ALKALOID-i  DHE PËR ÇFARË PËRDORET?

Përmbajtja:
1 ml tretësirë për injeksion përmban 20 mg morfin hidroklorid trihidrat.

Forma farmaceutike
Morfin hidrokloride Alkaloid 20 mg/ml tretësira për injeksion është e kthjellët, e pangjyrë deri në lehtësisht të verdhë.

Paketimi
Ampulat e qelqit janë me ngjyrë kafeje, të tipit CBR-FC, me volumin mbushës 1 ml të vendosura në kuti litografike me 10 ampula të vendosura në 2 mbajtëse të plastikës me nga 5 ampula.

Si vepron Morfin hidroklorid Alkaloid-i?
Substanca aktive e Morfin hidroklorid Alkaloid-it është morfina si morfinë hidroklorid trihidrat.
Morfina i përket grupit të barnave të quajtura analgjetik i grupit të opiateve.

Kur përdoret Morfin hidroklorid Alkaloid-i?

Morfin Hidrokloride Alkaloidi përdoret:
- Për heqjen e dhembjeve të rënda akute ose kronike.
- Në lidhmëri me trajtimin e infarktit akut të miokardit.
- Në lidhmëri me edemën akute të mushkërive (akumulimi akut i ujit në mushkëri) si pasojë e pamjaftueshmërisë së barkushes së majtë të zemrës.
- Për përgatitjen e të sëmurit për anestezi në kirurgji.
- Kundër kollitjes persistente.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI MORFIN HIDROKLORID ALKALOID?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Morfin hidroklorid Alkaloid?
• Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në morfinë ose në opioidet e tjera të fenantrenit, ose në në cilindo përbërës tjetër të tretësirës për injeksion të këtij bari.
• Nëse keni depresion akut të frymëmarrjes (zvoglim i shkallës së ftymëmarrjes së thellë apo të cekët).

Përkujdesje të veçanta me Morfin hidroklorid Alkaloid:
• Nëse keni astmë ose vështirësi me frymëmarrje.
• Nëse keni të rritur presionin intrakranial ose nëse keni lëndime të kokës.
• Nëse keni tension të ulët të gjakut.
• Nëse keni dhembje të barkut të cilat fillojnë menjëherë.
• Nëse keni pamjaftueshmëri të funksioneve të fshikës biliare, ose nëse keni pasur ndërhyrje të afërt kirurgjike në traktin biliar.
• Nëse keni inflamacion të zorrëve ose nëse keni mbyllje të zorrëve.
• Nëse keni çrregullime të veshkave ose të mëlçisë.
• Nëse keni  hiperfunksion të gjëndrrës së tiroides.
• Nëse keni rritje të gjëndrrës së prostatës ose ngushtim të uretres e cila shkakton retencionin urinar (pamundësinë e urinimit).
• Nëse keni miastenia gravis (një tip i dobësisë muskulare).
• Nëse keni sëmundje konvulsive (epilepsi)  .
• Nëse keni aritmi kardiake (çrregullim i ritimit të zemrës).
• Nëse keni histori të aploolizmit, ose nëse vuani nga alkoolizmi.
• Nëse keni feokromocitomë (tumor i gjëndrrës adrenale).
• Nëse keni sëmundje të Addison’it (zvoglim i aktivitetit të gjëndrrës adrenale).
• Nëse jeni i moshuar ose i molisur.
• Nëse barin i jepni fëmijës.

Varësia psikologjike dhe fizike, dhe toleranca janë të njohura që shfaqen me rastin e administrimit të morfinës.
Pas ndërprerjes së administrimit, pacienti mund të zhvillojë sindromin e abstinencës.
Morfina duhet të administrohet vetëm nën mbikqyrjen e personelit mjekësor e sidomos te pacientët me histori të abuzimit ose  të varshmërisë.

Përdorimi i Morfin hidroklorid Alkaloid-it me ushqime dhe pije
Gjatë trajtimit me Morfin hidroklorid Alkaloid nuk duhet të merrni pije alkoolike.

Shtatzënia dhe gjidhënia
Para se të merrni ndonjë bar duhet të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin.
Nëse jeni shtatzënë ju mund të merrni Morfin hidroklorid Alkaloid vetëm nëse mjeku juaj konsideron se ky bar është i domosdoshëm për juve dhe e tejkalon rrezikun potencial për frytin, ose për të porsalindurin.
Simptomat e abstinencës, duke i futur edhe konvulsionet, irritabilitetin, vajin e tepruar, dridhjen, hiperrefleksinë, ethet, vjelljet, diarrea, teshtimën dhe hapjen e gojës, mund të shfaqen te i porsalinduri nënat e të cilëve kanë marrur rregullisht morfinë gjatë shtatzënisë.
Kujdes i veçantë duhet nëse morfina jepet te nënat gjidhënëse, sepse në qumësht janë detektuar sasi të morfinës.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri:
Ky bar ka ndikim të madh në aftësitë psikofizike.
Ju nuk duhet  të ngisni makinën ose të operoni me makineri të rrezikshme gjatë terapisë me morfinë.

Informacione të rëndësishme lidhur me disa përbërës të tabletave Morfin hidroklorid Alkaloid.
Ky bar përmban tetranatrium EDTA si përbërës. 1 ml e tretësirës për injeksion përmban 0,0183 mg natrium.
Ky bar përmban më pak se 1 mmol natrium (23 mg) për dozë, p.sh. “natrium të lirë“ esencial.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Tregoni mjekut tuaj ose farmacistit nëse jeni duke marrur barna tjera ose nëse i keni marrë në të kaluarën e afërt, duke i futur edhe ato që merren pa recetë mjekësore.

Tregoni mjekut tuaj nëse jeni duke marrë:
• Inhibitorë të monoamino oksidazës – MAOI (barna kundër depresionit) ose nëse i keni marrë në dy javët e fundit;
• Barnat deprimuese të sistemit nervor qendror: anestetikë (barna të cilat shkaktojnë anestezion), barna për të ndihmuar gjumin, barna për trajtimin e depresionit, antipsikotikë, barna për trajtimin e anksiozitetit, antihistaminikë (barna për trajtimin ose parandalimin e simptomave të alergjisë), alkool;
• Analgjetikë të tjerë – në veçanti pentazocinë, nalbufinë, ose buprenorfinë;
• Relaksues muskular;
• Barna për trajtimin e tensionit të lartë të gjakut, duke i futur edhe diuretikët (barna për rritjen e sasisë së urinës);
• Barnat për trajtimin e vjelljeve dhe të çrregullimit të tretjes (p.sh. metoklopramid);
• Cimetidinë -barna kundër ulçerës në stomak;
• Barna antikolinergjike për relaksimin e muskulaturës së lëmuar dhe për rregullimin e ritmit të zemrës p.sh. atropinë;
• Barna kundër diarresë;
• Barna për hollimin e gjakut (antikoagulantë kumarinikë p.sh. varfarinë);
• Barna antivirale (p.sh. zidovudinë, ritonavir);
• Rifampinë (për trajtimin e tuberkulozit);
• Trovafloksacinë (antibiotik i kinoloneve);
• Naltrekson (bar i cili bllokon efektet e opioideve si antidot i helmimit me morfinë).

3. SI TË MERRET MORFIN HIDROKLORID ALKALOID-i?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit.
Morfin hidroklorid Alkaloid 20 mg/ml injeksion merret me rrugë intramuskulare, subkutane ose intravenoze.

Nëse përdorni Morfin hidroklorid Alkaloid  më shumë sesa duhet:
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Morfin hidroklorid Alkaloid-it  sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin.
Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë.
Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit.

Tregoni menjëherë mjekut tuaj nëse do të keni këto simptoma nga mbidozimi: frymëmarrje të cekët, mavijosje e lëkurës, ngushtim i bebzave, ndjenja e përgjumjes, dobësi muskulare, lëkura e ftohët dhe e njomur, ngadalësim i ritmit të zemrës, rënie e tensionit të gjakut.
Nëse ju i keni këto simptoma, ju duhet të merrni barin tjetër të quajtur nalokson (antidot) për të hequr efektin e morfinës. duhet të monitorohen shenjat vitale dhe frymëmarrja. Simptomat duhet të trajtohen sa më parë që është e mundshme dhe në mënyrë të përshtatshme.

Nëse keni harruar ta merrni Morfin hidroklorid Alkaloid -in
Mos e dyfishoni dozën.
Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet.
Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj.

Nëse e ndërpreni marrjen e Morfin hidroklorid Alkaloid -it
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndërpreni marrjen e barit edhe nëse ndjeheni më mirë.
Në rast të ndërprerjes mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj.
Ndërprerja e menjëhershme mund të shkaktojë simptoma të abstinencës: hapje e gojës, djersitje, lotim, shkuarje e hundëve, rrënqethje, gjumë me shqetësime, takikardi, zgjërim i pupilave, irritim, dridhje, nauze, vjellje, diarre, dhembje barku, dobësi.

Nëse keni diçka të paqartë lidhur me këtë bar drejtohuni te mjeku juaj ose te farmacisti.

4.  EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat tjera, edhe Morfin hidroklorid Alkaloid-i  mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.

Çrregullimet endokrine:
Rënie e koncentrimit të natriumit në gjak për shkak të sekretimit të papërshtatshëm të hormonit antidiuretik (ADH), zvoglim i sekretimit të hormonit adrenokortikotrop (ACTH), hormonit luteinizues (LH) dhe hormonit tirotrop-releasing (TRH), rritje e sekretimit të prolaktinës dhe hormonit të rritjes (STH).

Çrregullimet psikiatrike
Përgjumje, pagjumësi, ankthe të natës, sedacion, eufori, disponim i papërshtatshëm, konfuzion, agjitacion, humbje e memories, halucinacione, çrregullime mentale (reaksione psikotike), tolerancë, varshmëri psikike dhe fizike, sindromë të abstinencës.

Çrregullimet e sistemit nervor
Kokëdhembja, marramendja, lëvizje të pavullnetshme, mungesë e kordinimit muskular (ataksi), konvulsione, ngërçe muskulare, rënie e senzitivitetit të lëkurës, therje dhe mpirje, ndjenja e të nxehtit ose e të ftohtit, alivanosje, dobësi.

Çrregullimet e syve
Ngushtim i bebzës së syve, turbullim i vizionit, pamje e dyfishtë, lëvizje të pakontrolluara të syve.

Çrregullimet e zemrës
Ngadalsim ose përshpejtimi i rtimit ë zemrës, ndjenja e rrahjeve të zemrës, enjtje e lëkurës, depresion cirkulator, shok, dhe arest i zemrës (ndalje e zemrës).

Çrregullimet vaskulare
Tensioni i ulët i gjakut, marramndje me rastin e ngritjes në këmbë (për shkak të rënies së tensionit), dobësi, skuqje e fytyrës.

Çrregullimet respiratore, torakale dhe mediastinale:
Lemzë, shkuarje e hundëve, atelektazë (kolaps parcial ose komplet i mushkërive), deficiencë e sasisë së oksigjenit i cili shpërndahet në trup, shkurtim i frymëmarrjes, ndryshim i zërit, zvoglim i aftësisë për kollitje, vështirësi me frymëmarrje dhe zënie e frymës, lëngje në mushkëri nga dozat e larta të morfinës, depresion i frymëmarrjes, ndalje e frymëmarrjes.

Çrregullimet gastrointestinale:
Tharje e gojës, humbje e oreksit, ndjenja e sëmundjes, vjellje, kapsllëk, refluks gastro-esofageal, zvoglim i aciditetit dhe lëngut të stomakut, rritja e lëvizjeve të zorrës së trashë te pacientët me kolit ulçerativ kronik, rritje e tonusit të sfinkterit në traktin gastrointestinal (duke e futur sfinkter Oddi dhe sfinkterin e vrimës anale), me mundësi të ileusit paralitik ose zgjërimit toksik te pacientët me kolit ulçerativ akut.

Çrregullimet hepatobiliare:
Spazma të fshikës biliare dhe rrugëve biliare me dhembje të barkut, me insuficiencë të mëlçisë, me rënie të sekretimit të bilës dhe të lëngut të pankreasit.

Çrregullimet e lëkurës dhe të indit nënlëkuror:
Djersitje, rash, kruarje, skuqje e lëkurës, urtikarie.

Çrregullimet muskuloskeletore dhe të indit lidhor.
Dobësi muskulare, rigjiditet veçanërisht te muskulatura e frymëmarrjes e cila lidhet me doza të larta.

Çrregullimet renale dhe urinare:
Rënie e prodhimit të urinës, pamundësi e urinimit, probleme me urinim.

Çrregullimet e shtatzënisë, puerperiumit dhe gjendjes perinatale
Zgjatje e lindjes.

Çrregullimet e sistemit reproduktiv dhe të gjirit
Mungesë e cikleve menstruale, rënie e dëshirës seksuale, rënie e potencës, rritje jonormale e gjinjëve te meshkujt.

Çrregullimet e përgjithshme dhe në vendin e administrimit
Irritim, dhembje të cilat janë raportuar pas injektimeve të përsëritura nën lëkurë. Rrallë herë, janë raportuar reaksionet anafilaktoide (vështirësi me frymëmarrje, enjtje e kapakëve të syve, fytyrës, buzëve, rash ose kruarje) pas administrimit intravenoz.

Ju lutemi që të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin nëse do të keni ndonjerin nga këto efekte të padëshiruara, ose ndonjë i cili nuk është shënuar në këtë fletëudhëzim.

 5. RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT
Fëmijët të mos kenë arritje te ky bar!
Ky bar nuk kërkon kushte të veçanta për ruajtje.
Të ruhet në pako origjinale.

Afati i përdorimit
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Mënyra e marrjes së këtij bari
Bari mund të jepet vetëm në qëndrat shëndetësore.

Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top