Muciclar (kapsula, shurup, bustina, ampula) Reviewed by Momizat on . Muciclar (kapsula, shurup, bustina, ampula) PËRBËRJA Një kapsulë xhelatinoze përmban: Lëndë vepruese: ambroksol klorhidrat 75 mg. Lëndë të tjera (eksipientë): s Muciclar (kapsula, shurup, bustina, ampula) PËRBËRJA Një kapsulë xhelatinoze përmban: Lëndë vepruese: ambroksol klorhidrat 75 mg. Lëndë të tjera (eksipientë): s Rating: 0
You Are Here: Home » M » Muciclar (kapsula, shurup, bustina, ampula)

Muciclar (kapsula, shurup, bustina, ampula)

Muciclar (kapsula, shurup, bustina, ampula)

Muciclar

PËRBËRJA

Një kapsulë xhelatinoze përmban:
Lëndë vepruese: ambroksol klorhidrat 75 mg.
Lëndë të tjera (eksipientë): sakarozë, niseshte misri, rezina natyrale dhe artificiale, talk, polivinilpirolidon.
Përbërësit e kapsulës: xhelatinë, oksid hekuri (E 172), indigotinë (E 132), dioksid titani (E 171).

100 ml shurup përmbajnë:
Lëndë vepruese: ambroksol klorhidrat 300 mg.
Lëndë të tjera (eksipientë): tretësirë sorbitoli, glicerinë, metil-p-hidroksibenzoat, propil-p-hidroksibenzoat, hidroksietilcelulozë, alkool, sakarinë, esencë mjedërze, ujë i pastruar (depuruar).

Një bustinë me 5 g përmban:
Lëndë vepruese: ambroksol klorhidrat 30 mg.
Lëndë të tjera (eksipientë): sakarozë, aromë portokalli dhe ananasi në dekstrinë.

Një ampulë me 2 ml përmban:
Lëndë vepruese: ambroksol klorhidrat 15 mg.
Lëndë të tjera (eksipientë): ujë për tretësira për injeksion.

FORMA FARMACEUTIKE DHE PARAQITJA E BARIT

Kapsula 75 mg me çlirim të zgjatur – Kuti me 20 kapsula.

Shurup 15 mg/ 5 ml – Flakon me 200 ml.

Kokrriza 30 mg për tretësirë për përdorim nga goja – Kuti me 30 bustina, secila me 30 mg.

Tretësirë 15 mg/ 2 ml për nebulizator – 6 ampula secila me 2 ml.

VEPRIMI
Vepron mbi sekrecionet bronkiale duke i bërë më pak viskoze (holluar).

INDIKIMET TERAPEUTIKE
Çrregullime të sekrecionit bronkial në sëmundjet bronko-pulmonare akute dhe kronike.

KUNDËRINDIKIMET
Mbindjeshmëri e njohur ndaj barit.
Çrregullime të rënda të funksionit të mëlçisë dhe/ose veshkave.

PËRKUJDESJET GJATË PËRDORIMIT
Muciclar duhet të përdoret me kujdes në të sëmurët me ulçer gastrike (të stomakut).

NDËRVEPRIMET
Ambroksoli nuk ndërvepron me glukozidët kardiakë, kortikosteroidët, bronkodilatatorët, diuretikët dhe antibiotikët që përdoren zakonisht për trajtimin e sëmundjeve bronko-pulmonare.

PARALAJMËRIME
Muciclar nuk shkakton çrregullime të fetusit apo embrionit në kafshë.
Megjithatë, nuk këshillohet përdorimi i këtij bari gjatë tre muajve të para të shtatzënisë.
Në periudhat e tjera të shtatzënisë bari mund të përdoret vetëm kur është i domosdoshëm dhe nën mbikqyrjen e mjekut.
Meqenëse gjatë inspirimit shumë të thellë të aerozolit mund të shfaqet kollë nga irritimi, këshillohet qe gjatë inhalacionit frymëmarrja dhe frymënxjerrja të bëhen normalisht.
Në pacientët veçanërisht të ndjeshëm keshillohet që tretësira për inhalacion përpara përdorimit të ngrohet deri në temperaturën e trupit.
Të sëmurët që vuajnë nga astma bronkiale këshillohen që përpara inhalacionit të përdorin ndonjë bar bronkodilatatot (spazmolitik bronkial).
Personat që merren me sport duhet të mbajnë parasysh që barnat që permbajnë alkool etilik mund të shfaqin vlera pozitive të testeve antidoping përsa i perket përqendrimit në gjak të alkoolit, sidomos kur kufiri i poshtëm është i ulët.
Ruajini barnat në vende të paarritshme nga fëmijët.

MËNYRA E PËRDORIMIT

Përjashto rastet kur mjeku e përshkruan ndryshe:
Nga goja (me rrugë orale):
Muciclar 75 mg kapsula me çlirim të zgjatur: këshillohet të përdoren dy kaspula njëherësh (me një marrje të vetme) pas marrjes së vaktit të mëngjesit, per 8 ditë (trajtimi i sulmit). Më pas, doza mund të pakësohet në një kapsulë në ditë deri në fund të trajtimit.
Muciclar 15 mg/5 ml shurup:
fëmijët: 5 ml shurup, 2 ose 3 herë në ditë.
të rriturit: 5–10 ml shurup, 3 herë në ditë.
Muciclar 30 mg kokrriza për tretësirë për përdorim nga goja:
të rriturit: 1 bustinë, 2–3 herë në ditë.
Muciclar 15 mg/ 2 ml tretësirë për nebulizim:
fëmijët: 1 – 2 ampula në ditë.
të rriturit: 2 – 3 ampula në ditë.
Për përdorim me rrugë inhalatore përmbajtja e një ampule duhet të përzihet në aparatin nebulizator me nje vëllim të barabartë uji të distiluar, me qëllim që të arrihet një lagështim i përshtatshëm i ajrit që do të inspirohet.

EFEKTET E PADËSHIRUARA
Rrallë janë raportuar dhimbje koke, të përziera, çrregullime gastrointestinale.

KUJDES: Mos e përdorni barin pas kalimit të datës së skadencës të shënuar në kuti.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top