Muco-X 100/200/600 (bustina) Reviewed by Momizat on . Muco-X 100/200/600 (bustina) Informacione për pacientët Lexojeni këtë fletëudhëzimi për pacientët me vëmendje para se ta përdorni ilaçin. Ky ilaç është dhënë pë Muco-X 100/200/600 (bustina) Informacione për pacientët Lexojeni këtë fletëudhëzimi për pacientët me vëmendje para se ta përdorni ilaçin. Ky ilaç është dhënë pë Rating: 0
You Are Here: Home » M » Muco-X 100/200/600 (bustina)

Muco-X 100/200/600 (bustina)

Muco-X 100/200/600 (bustina)

muco x

Informacione për pacientët

  • Lexojeni këtë fletëudhëzimi për pacientët me vëmendje para se ta përdorni ilaçin.
  • Ky ilaç është dhënë për ju personalisht dhe ju nuk duhet t’ia jepni personave të tjerë.
  • Edhe nëse ata kanë të njëjtat simptome të sëmundjes sikurse ju, ilaçi mund t’i dëmtojë.

Çfarë është Muco-X 100/200/600 dhe kur përdoret?
Muco-X 100/200/600 përmban substancën aktive acetilcisteinë, e cila prodhohet nga një aminoacid natyror.
Muco-X 100/200/600 e bën të lëngshme dhe e zbërthen mukozën e fortë në traktin respirator dhe lehtëson kështu qitjen përmes kollës të mukozës së ngelur; ngacmimi për kollitje zvogëlohet dhe frymëmarrje lehtësohet.
Muco-X 100/200/600 përdoret tek të gjitha sëmundjet e traktit respirator me krijim tej mase të sekretimeve viskoze, që nuk mund të qiten jashtë përmes kollitjes aspak apo vetëm në masë të pamjaftueshme, p.sh. te sëmundjet e gripit dhe të ftohjes si dhe tek bronkiti akut.
Me përshkrim të një mjeku Muco-X 100/200/600 mund të përdoret edhe tek bronkiti kronik, tek pezmatimi i mukozës së laringut dhe të mukozës së trakesë, astma bronkiale, pezmatimi i sinuseve paranazale si dhe si trajtim plotësues tek fibroza cistike (mukoviscidoza).

Çfarë duhet të vihet re gjatë kësaj?
Duhani shkakton krijimin përtej mase të mukozës bronkiale.
Heqja dorë nga duhani përkrah ndikimin e Muco-X 100/200/600.
Nëse pas 14 ditëve nuk shfaqet asnjë përmirësim, duhet të konsultohet mjeku.

Për diabetikët:
Muco-X 100/200/600 mund të merret nga diabetikët, sepse nuk përmban substanca të ëmbla diabetogjene.
1 Paketim i Muco-X 100 (100 mg) është ekuivalent me përafërsisht.
0.3 të vlerës së frutave.

Kur nuk duhet të merret Muco-X 100/200/600?
Mos e përdorni Muco-X 100/200/600, nëse reagoni në mënyrë alergjike ndaj substancës aktive acetilcisteinë ose nëse vuani nga ulçera e stomakut.
Përveç kësaj Muco-X 100/200/600 nuk duhet të merret bashkë me barna që zbusin kollën.
Përmes mbajtjes së refleksit të kollitjes nuk mund të nxirret jashtë mukoza e holluar përmes Muco-X 100/200/600, çka mund të sjellë deri tek ngecja e sekretimeve me rrezikun e ngërçit bronkial dhe deri tek një rrezik i shtuar i infektimit të traktit respirator.
Bustinat me granulat prej 600 mg acetilcisteinë nuk lejohet të merren nëse ekziston sëmundja e metabolizmit të fenilketonurisë.
Bustinat me granulat prej 600 mg acetilcisteinë nuk lejohen të përdoren tek fëmijët nën 12 vjeç (tek fëmijët me sëmundjen e metabolizmit të mukoviscidozës (fibrozës cistike) nën 6 vjeç) për shkak të përmbajtjes së lartë të substancës aktive.

Kur është i nevojshëm kujdesi gjatë marrjes së Muco-X 100/200/600?

Nëse deri tani ndonjëherë gjatë marrjes së ndonjë ilaçi që përmban acetilcisteinë (substancë aktive të Muco-X 100/200/600) keni reaguar me ekzantemë apo ankesa gjatë frymëmarrjes, duhet ta informoni patjetër mjekun apo farmacistin para marrjes së Muco-X 100/200/600.
Nëse tek ju ekziston rreziku i gjakderdhjeve në traktin gastrointestinal (p.sh. ulcera e stomakut), atëherë duhet ta merrni ilaçin vetëm nën kontrollin mjekësor.
Marrja e njëkohshme e ilaçeve të caktuara mund të sjellë deri te pengimi reciprok i ndikimit.
Kështu ndikimi i disa ilaçeve kundër ngushtimit të traktit respirator (bronkodilatatorët) si dhe i disa ilaçeve që përdoren gjatë çrregullimeve të qarkullimit të gjakut në arteriet koronare (nitroglicerina tek angina pectoris) mund të përforcohen përmes Muco-X 100/200/600. Gjatë trajtimit të njëkohshëm me antibiotikë, gjatë marrjes së këtyre antibiotikëve dhe Muco-X 100/200/600 duhet të përmbahet një distancë kohore prej 2 orësh.
Informojeni mjekun tuaj apo farmacistin nëse vuani nga sëmundje të tjera keni alergji apo përdorni ilaçe të tjera (edhe të blera vetë!).

A duhet të përdoret Muco-X 100/200/600 gjatë shtatzanisë apo në kohën e dhënies së gjirit?
Në bazë të përvojave të deritanishme, në rast të përdorimit sipas rregullave, nuk është i njohur ndonjë rrezik për fëmijën.
Por hulumtimet sistematike shkencore nuk janë zbatuar kurrë.
Për kujdes duhet të hiqni dorë mundësisht nga ilaçi gjatë shtatzënisë dhe kohës së dhënies së gjirit ose ta pyetni për këshillë mjekun apo farmacistin.

Si ta përdorni Muco-X 100/200/600?
Përmbajuni dozës së shënuar në fletën e udhëzimin për pacientë apo të udhëzuar nga mjeku.
Nëse besoni se ilaçi po ndikon tepër dobët apo tepër fort, atëherë flisni me mjekun tuaj apo farmacistin.

Nëse nga mjeku nuk është udhëzuar ndryshe:
Treteni përmbajtjen e një bustine në ½ gote me ujë dhe përzieni mirë.

Dozimet e zakonshme janë:
Të rriturit dhe të rinjtë mbi 12 vjeç: 1 bustinë prej 200 mg 3× në ditë, ose 1 bustinë prej 600 mg 1× në ditë, në mbrëmje.
Fëmijët nga 2–12 vjeç: 1 bustinë prej 100 mg 3× në ditë.
Fëmijët nga 1 vjeç deri 2 vjeç: ½ bustine prej 100 mg 3× në ditë.
Ndikimi i Muco-X 100/200/600 shfaqet pas 2–3 ditëve të trajtimit.
Kjo duhettë vazhdohej gjatë 10 ditëve.
Fëmijëve nën 2 vjeç lejohet t’u jepet Muco-X 100/200/600 vetëm me përshkrim të mjekut.
Tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël deri në 1 vjeç lejohet të jepet Muco-X 100/200/600 vetëm në rastet e detyrueshme dhe nën kontrollin mjekësor.
Trajtimi për kohë të gjatë (tek bronkiti kronik) vetëm me përshkrim mjekësor:
Kohëzgjatja maksimale e trajtimit arrin 3–6 muaj.
1 bustinë prej 200 mg 2× në ditë.
Nëse krijimi tej mase i mukozës dhe kollitja e lidhur me të nuk ndalen pas një trajtimi prej 2 javësh, duhet të shkoni te mjeku, në mënyrë që ai të sqarojë shkaktarin e saktë dhe të përjashtojë sëmundjen eventuale të dëmshme të traktit respirator.

Fibroza cistike (Mukoviscidoza):
Fëmijët nga 1 vjet deri 2 vjeç:
½ bustine prej 100 mg 3× në ditë.
Fëmijët nga 2–6 vjeç:
1 bustinë prej 100 mg 3× në ditë.
Më të mëdhenj se 6 vjeç:
2 bustina prej 100 mg 3× në ditë, ose
1 bustinë prej 200 mg 3× në ditë, ose
1 bustinë prej 600 mg 1× në ditë, në mbrëmje.
Kundërmimi i lehtë i hidrogjenit të squfurit gjatë hapjes së bustinës zhduket shpejt dhe nuk ka ndikim në efikasitetin e ilaçit.
Mos e tretni Muco-X 100/200/600 njëkohësisht me ilaçe të tjera.

Cilat efekte anësore mund t’i ketë Muco-X 100/200/600?

Gjatë marrjes së Muco-X 100/200/600 mund të shfaqen këto efekte anësore: rrebulli i lehtë i lëkurës, dhimbje të kokës dhe temperaturë, si dhe gulçim, pështirosje, vjellje dhe/ose diarre.
Në raste të rralla tek personat e prirë për to mund të arrije deri tek reaksionet alergjike të lëkurës, me rrebull dhe kruajtje, dhe të organeve të frymëmarrjes, me ankesa në frymëmarrje.
Në këtë rast duhet ta ndërpritni marrjen dhe të shkoni tek mjeku juaj.
Nëse vëreni ndikime anësore që nuk janë përshkruar këtu, duhet ta informoni mjekun tuaj ose farmacistin.

Çfarë duhet të vini re përveç kësaj?
Ilaçi duhet të përdoret vetëm deri në datën e shënuar me «EXP» në paketim.
Ilaçi duhet të ruhet në temperaturë të dhomës (15-25°C) dhe në vende që nuk mund t’i mbërrijnë fëmijët.
Të mbrohet nga nxehtësia, drita dhe lagështia.
Informata të mëtejme ju jep mjeku juaj ose farmacisti.
Këta persona zotërojnë informacione të hollësishme profesionale.

Çfarë përmban Muco-X 100/200/600?

1 bustinë Muco-X 100 prej 3 g granulat përmban:
Substancë aktive: acetilcisteinë 100 mg.
Substanca ndihmëse: substancë ëmbëlsuese sakarinë (E 954), substancë aromatike.

1 bustinë Muco-X 200 prej 3 g granulat përmban:
Substancë aktive: acetilcisteinë 200 mg.
Substanca ndihmëse: substancë ëmbëlsuese sakarinë (E 954), substancë aromatike.

1 bustinë Muco-X 600 prej 3 g granulat përmban:
Substancë aktive: acetilcisteinë 600 mg.
Substanca ndihmëse: substancë ëmbëlsuese aspartam (E 951), substancë aromatike.

Ku mund të merrni Muco-X 100/200/600? Cilat paketime ekzistojnë?
ë farmaci, pa përshkrim mjekësor.
30 bustina prej 3 g me 100 mg acetilcisteinë.
30 bustina prej 3 g me 200 mg acetilcisteinë.
10 bustina prej 3 g me 600 mg acetilcisteinë.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top