Muco-X 600 (tableta eferveshente) Reviewed by Momizat on . Muco-X 600 (tableta eferveshente) Informacione për pacientët Lexojeni këtë fletëudhëzim për pacientët me vëmendje para se ta përdorni ilaçin. Ky ilaç është udhë Muco-X 600 (tableta eferveshente) Informacione për pacientët Lexojeni këtë fletëudhëzim për pacientët me vëmendje para se ta përdorni ilaçin. Ky ilaç është udhë Rating: 0
You Are Here: Home » M » Muco-X 600 (tableta eferveshente)

Muco-X 600 (tableta eferveshente)

Muco-X 600 (tableta eferveshente)

Muco X 600

Informacione për pacientët

  • Lexojeni këtë fletëudhëzim për pacientët me vëmendje para se ta përdorni ilaçin.
  • Ky ilaç është udhëzuar për ju personalisht dhe ju nuk duhet t’ia jepni personave të tjerë.
  • Edhe nëse ata kanë të njëjtat simptome të sëmundjes sikurse ju, ilaçi mund t’i dëmtojë.

Çfarë është Muco-X 600 dhe kur përdoret?
Muco-X 600 përmban substancën aktive N-acetilcisteinë.
Ai lëngëzon gëlbazën e trashë në kanalet e frymëmarrjes.
Përmes kësaj Muco-X 600 stimulon nxjerrjen e gëlbazës së grumbulluar, lehtëson frymëmarrjen dhe zvogëlon kollën.
Prandaj ky ilaç përdoret në rastet e sëmurjes së kanaleve të frymëmarrjes, të cilat shoqërohen me krijimin e tepruar të gëlbazës së trashë dhe që nxirret vështirë (kolla e ftohjes).
Muco-X 600 mund të përdoret me recetë të mjekut edhe si trajtim shtesë tek çrregullimi i lindur i metabolizmit me jashtëqitjen e rritur të gëlbazës dhe me trashësi të ngritur të gëlbazës në kanalet e frymëmarrjes dhe të tretjes (fibrozë cistike).

Çfarë duhet të vihet re gjatë kësaj?
Ndikimi i Muco-X 600 mbështetet përmes marrjes së shumtë të lëngjeve.
Pirja e duhanit kontribuon në krijimin e tepruar të gëlbazës bronkiale.
Përmes mospërdorimit të duhanit mund ta mbështetni ndikimin e Muco-X 600.

Kur nuk duhet të përdoret Muco-X 600?
Në rast të alergjisë ndaj njërit prej substancave përmbajtëse ose nëse vuani nga një ulçerë në stomak apo zorrë ose nga ndonjë sëmundje (e rrallë) e lindur e metabolizmit (fenilketonuria), nuk duhet të merret Muco-X 600.
Për shkak të përmbajtjes së lartë të substancës aktive (600 mg N-acetilcisteinë) fëmijët nën 12 vjeç nuk duhet ta marrin ilaçin.
Veç kësaj Muco-X 600 nuk duhet të merret bashkë me ilaçe kundër kollës (antitusivë). Këto e ndalin kollën dhe vetëpastrimin natyror të kanaleve të frymëmarrjes.
Përmes kësaj pengohet nxjerrja me kollitje e gëlbazës së lëngëzuar, dhe mund të vjen deri te grumbullimi i gëlbazës bronkiale me rrezikun e ngërçeve bronkiale dhe të infektimeve të kanaleve të frymëmarrjes.
Mjeku juaj e di se çfarë duhet të bëhet në raste të tilla.

Kur është i nevojshëm kujdesi gjatë marrjes së Muco-X 600?
Nëse gjatë marrjes së mëhershme të këtij preparati me të njëjtën substancë aktive siç e përmban Muco-X 600 keni vërejtur ankesa në frymëmarrje ose rrebulla, atëherë duhet të bisedoni patjetër me një profesionist para se të filloni me pirjen e ilaçit.
Nëse ekziston rreziku i gjakderdhjeve në sferën e stomakut dhe zorrëve (p.sh. te ulçera e stomakut apo zorrëve), atëherë duhet ta merrni preparatin vetëm nën kontrollin e mjekut.
Nëse vuani nga tensioni i lartë i gjakut, mjeku juaj do të vendosë se a duhet të merrni Muco-X 600, sepse kripa e liruar pas marrjes së një tablete shkumëzuese i përgjigjet një sasie që tensionin tuaj të gjakut mund ta ngritë edhe më tej dhe ta zvogëlojë ndikimin e ilaçeve që ulin tensionin e gjakut.
Përdorimi i njëkohshëm i disa ilaçeve të tjera mund të shpie deri te pengimi reciprok i ndikimit.
Kështu p.sh. mund të përforcohet ndikimi i disa ilaçeve kundër ngushtimit të kanaleve të frymëmarrjes (të ashtuquajtur bronkodilatatorët).
Ndikimi i disa preparateve që përdoren tek çrregullimet e rrjedhës së gjakut në enët koronare (nitroglicerina te Angina pectoris) mund po ashtu të rritet, nëse njëkohësisht merret edhe Muco-X 600.
Gjatë trajtimit të njëkohshëm me antibiotikë të udhëzuara nga mjeku gjatë marrjes së Muco-X 600 duhet të përmbahet një distancë kohore prej 2 orësh.
Informojeni mjekun ose farmacistin nëse vuani nga sëmundje të tjera, keni alergji ose pini apo përdorni nga jashtë ilaçe të tjera (edhe të blera vetë).

A duhet të përdoret Muco-X 600 gjatë shtatzanisë apo në kohën e dhënies së gjirit?
Në bazë të përvojave të deritanishme gjatë përdorimit sipas përcaktimit nuk është i njohur ndonjë rrezik për fëmijën.
Ekzaminimet shkencore sistematike nuk janë zhvilluar asnjëherë.
Sa për kujdes do të duhej të hiqni dorë nga ilaçet gjatë shtatzanisë dhe dhënies së gjirit ose ta pyetni për këshillë mjekun apo farmacistin.

Si ta përdorni Muco-X 600?
Nëse nga mjeku nuk është udhëzuar ndryshe, të rriturit dhe të rinjtë mbi 12 vjeç marrin 1 tabletë shkumëzuese në ditë të tretur në një gotë me ujë.
Nëse krijimi i tepruar i gëlbazës dhe kolla e lidhur me të nuk zhduken pas trajtimit prej 2 javësh, atëherë duhet të shkoni te mjeku që ai ta sqarojë saktësisht shkakun dhe p.sh. të përjashtojë një sëmundje të rëndë të kanaleve të frymëmarrjes.
Përmbajuni dozës së shënuar në fletëudhëzim për pacientët apo të udhëzuar nga mjeku. Nëse besoni se ilaçi po ndikon tepër dobët apo tepër fort, atëherë flisni me mjekun ose farmacistin

Cilat efekte anësore mund t’i ketë Muco-X 600?

Gjatë përdorimit të Muco-X 600 mund të shfaqen këto ndikime anësore:
Herë pas here shfaqen ankesa të stomakut dhe zorrëve si urth, të pështjellë, vjellje ose bark.
Në raste të rralla mund të shfaqen urtikaria, dhimbjet e kokës dhe temperatura.
Tek pacientët përkatësisht pacientet posaçërisht të ndjeshëm mund të paraqiten alergji.
Ato shprehen si reaksione të lëkurës (rrebull i lëkurës, kruajtje) dhe të organeve të frymëmarrjes (ankesa të frymëmarrjes, ngërçe bronkiale).
Në një rast të tillë duhet ta ndërpritni menjëherë trajtimin me Muco-X 600 dhe të shkoni te një mjek.
Fryma mund të marrë përkohësisht një erë të pakëndshme.
Nëse vëreni ndikime anësore që nuk janë përshkruar këtu, do të duhej ta informoni mjekun ose farmacistin.

Çfarë duhet të vini re përveç kësaj?
Muco-X 600 duhet të ruhet në temperaturë të dhomës (15 – 25 °C), në një vend të thatë, të mbrojtur nga drita dhe që nuk mund t’i mbërrijnë fëmijët.
Ilaçi duhet të përdoret vetëm deri në datën e shënuar në paketim me «EXP.».
Informacione të mëtejme ju jep mjeku juaj apo farmacisti.
Këta persona kanë informacione të hollësishme profesionale.

Çfarë përmban Muco-X 600?
1 tabletë shkumëzuese përmban si substancë aktive: N-acetilcisteinë 600 mg,
substancë ndihmëse: aspartam, substanca aromatike si dhe substanca të tjera ndihmëse.

Ku mund të merrni Muco-X 600? Cilat paketime ekzistojnë?
Në farmaci pa recetë të mjekut.
Gypthi me 7 tableta shkumëzuese.

Tags: , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top