MUKOLITINE P shurup Reviewed by Momizat on . MUKOLITINE P – Shurup 100 mg / 5 ml (Karbocisteinë) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhëzues MUKOLITINE P – Shurup 100 mg / 5 ml (Karbocisteinë) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhëzues Rating: 0
You Are Here: Home » M » MUKOLITINE P shurup

MUKOLITINE P shurup

MUKOLITINE P – Shurup 100 mg / 5 ml
(Karbocisteinë)

mukolitinë_p

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
 Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
 Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
 Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë
ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma si ju.
 Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni
ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të
njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë është Mukolitine dhe përse përdoret
2. Përpara se të merrni Mukolitine
3. Si ta merrni Mukolitine
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si ta ruani Mukolitine
6. Informacion i mëtejshëm
1. ÇFARË ËSHTË MUKOLITINE DHE PËRSE PËRDORET
Karbocisteina është një agjent mukolitik. Molekula e karbocisteinës e bllokon kimikisht
grupin sulfhidril (-SH), i cili është përgjegjës për vetitë e mukusit. Në këtë mënyrë
karbocisteina vepron si mukolitik. Ajo ndikon edhe në sintezën e sialomucinës, duke e
shtuar sasinë e kësaj të fundit dhe kështu bën të mundur largimin më të lehtë të
sekrecioneve në mushkëri. Karbocisteina e ul hiperplazinë dhe hipertrofinë e zonës që
sekreton mukusin dhe në të njëjtën kohë ndikon lokalisht edhe si antiflogjistik. Me
normalizimin e sekretimit, karbocisteina ndikon si rregulluese edhe në strukturat e tjera
2
ku formohet mukoproteina, si p.sh.: në aparatin tretës dhe atë urogenital, si edhe në
veshin e mesëm.
Mukolitine indikohet në:
 mjekimin e çrregullimeve të aparatit të frymëmarrjes, të shoqëruara me
sekrecione të theksuara të mukusit,
 bronkite,
 astmë bronkiale,
 tuberkulozin e mushkërive i ndërlikuar me bronkit kronik,
 rinit,
 sinuzit,
 laringit.
Mjeku juaj mund ta ketë dhënë Mukolitine për një qëllim tjetër. Pyesni mjekun tuaj në
qoftë se doni të dini pse ju është dhënë ky bar.
2. PËRPARA SE TË MERRNI MUKOLITINE
Mos merrni Mukolitine në qoftë se vuani nga:
 mbindjeshmëria e njohur ndaj karbocisteinës;
 ulçera gastroduodenale aktive;
 glomerulonefriti;
 cistiti akut.
Tregoni kujdes të veçantë me Mukolitine
Pyesni mjekun tuaj përpara se të merrni Mukolitine.
Mukolitine duhet përdorur me shumë kujdes tek të sëmurët me të dhëna për ulçer
peptike. Në rastet e hipersekrecionit të theksuar mund të lindë nevoja e thithjes së
sekrecioneve trakeobronkiale.
Marrja e Mukolitine me ushqim dhe pije
Nuk ka të dhëna.
3
Shtatzënia
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni shtatzënë ose po planifikoni të
ngeleni shtatzënë. Gjatë periudhës së shtatzënisë, ky bar duhet përdorur vetëm në
rastet absolutisht të domosdoshme.
Gjithnjë konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të përdorni Mukolitine gjatë
shtatzënisë.
Ushqimi me gji
Nuk ka të dhëna për përdorimin e Mukolitine gjatë ushqyerjes me gji të foshnjes.
Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Nuk janë vërejtur efekte gjatë drejtimit të automjetit dhe përdorimit të makinerive.
Marrja e barnave të tjera
Trajtimi i njëkohshëm me barna të tjera mund të ndikojë ose të ndikohet nga Mukolitine.
Ju lutemi të kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose
keni marrë kohët e fundit barna të tjera, përfshirë ato të marra pa recetë. Mos harroni të
informoni mjekun tuaj për trajtimin me Mukolitine në qoftë se ju jepet ndonjë bar tjetër
gjatë trajtimit.
Nuk janë vërejtur ndërveprime të karbocisteinës me barnat e tjera.
3. SI TA MERRNI MUKOLITINE
Gjithmonë merreni Mukolitine sipas këshillës së mjekut. Në qoftë se nuk jeni i sigurt
kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj. Në qoftë se ndjeni që efektet e Mukolitine
janë shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Mukolitine A – shurup 250 mg / 5 ml
Dozimi është si më poshtë:
4
Ky bar për të rriturit dhe për fëmijët mbi 12 vjeç, jepet nga goja si shurup në një dozë
750 mg, 3 herë në ditë (15 ml ose 3 lugë kafeje shurup, 3 herë në ditë). Doza ulet në
1/3 kur vëreni një përmirësim gjatë trajtimit.
Bronkit: Administrimi i karbocisteinës në masën 750 mg tre herë në ditë për 6 muaj ka
dhënë përmirësime në funksionin e mushkërive tek pacientët me bronkit kronik, por
duket se nuk ka efekt në shpeshtësinë e acarimeve akute. Karbocisteina jep
përmirësime në rrjedhën e sputumit.
Mukolitine P – shurup 100 mg / 5 ml
Dozimi është si më poshtë:
Fëmijët e moshës 2 deri 5 vjeç duhet të marrin 50 – 100 mg, 4 herë në ditë. Ndërsa
fëmijët e moshës 6 – 12 vjeç duhet të marrin 200 mg, 4 herë në ditë.
Në qoftë se keni marrë më shumë Mukolitine
Në qoftë se keni marrë më shumë Mukolitine se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë
se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin
ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për
veprimet që duhet të ndërmerren. Në mbidozë akute të karbocisteinës e vetmja
simptomë që paraqitet janë çrregullimet gastrointenstinale dhe shihet i nevojshëm një
trajtim joaktiv; megjithatë duhet të kryhet trajtimi simptomatik.
Në qoftë se keni harruar të merrni Mukolitine
Në qoftë se harroni një dozë (ose më shumë doza), merrni dozën në vazhdim kur të jetë
koha për marrjen e zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë (ose më të lartë) për të plotësuar dozën (dozat) e
harruar(a).
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose
farmacistin tuaj.

5
4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat e tjera, Mukolitine mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo
çdokush i manifeston. Mukolitine tolerohet mirë në dozat e rekomanduara. Njoftoni
mjekun tuaj për efektet anësore të mëposhtme që mund t’ju shfaqen:
 të përziera;
 dhimbje koke;
 çrregullime gastrike;
 diarre;
 hemorragji gastrointestinale;
 ekzantema;
 reaksione mbindjeshmërie.
Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet, ose në qoftë se vëreni efekte
anësore që nuk përmenden në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të lajmëroni mjekun ose
farmacistin tuaj. Kur shfaqet ndonjë nga efektet anësore të mësipërme, mjekimi me
Mukolitine duhet ndërprerë dhe ju duhet të këshilloheni me mjekun ose me farmacistin
tuaj.
5. SI TA RUANI MUKOLITINE
Mbajeni larg fëmijëve!
Mos e përdorni barin pas datës së skadencës të shënuar në paketim!
Ruajeni nën temperaturën 25°C!
Ruajeni në paketimin origjinal për ta mbrojtur nga drita dhe nga lagështia!
6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Mukolitine A – shurup 250 mg / 5 ml:
Lënda vepruese është karbocisteinë.
5 ml shurup përmbajnë 250 mg karbocisteinë.
Përbërës të tjerë: acid citrik monohidrat, hidroksid natriumi, edetat dinatriumi (EDTA),
etanol 96%, esencë banane, metil parahidroksibenzoat (nipaginë), sheqer dhe ujë i
pastruar.
6
Çfarë përmban Mukolitine P – shurup 100 mg / 5 ml:
Lënda vepruese është karbocisteinë.
5 ml shurup përmbajnë 100 mg karbocisteinë.
Përbërës të tjerë: acid citrik monohidrat, hidroksid natriumi, edetat dinatriumi (EDTA),
etanol 96%, esencë banane, metil parahidroksibenzoat (nipaginë), sheqer dhe ujë i
pastruar.
Përmbajtja e paketimit:
Mukolitine A – shurup 250 mg / 5 ml:
Kuti me 1 flakon qelqi me 150 ml.
Mukolitine P – shurup 100 mg / 5 ml:
Kuti me 1 flakon qelqi me 150 ml.
Mbajtësi i autorizimit për tregtim (MAT) dhe prodhuesi:
PROFARMA Sh.a.
Rruga “Myslym Keta “
Tel.Fax. 00 355 4 23 89 602
Tiranë – Shqipëri
Ky fletëudhëzues u rishikua për herë të fundit në Prill 2014.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top