Naflox (tretësirë) Reviewed by Momizat on . Naflox (tretësirë) Pёrbёrja: 100 ml tretёsirё pёrmban: Substancё aktive: Norfloxacin 300mg. Substancat shtesё: acetat sodium; klorid benzalkonium, edetat sodium Naflox (tretësirë) Pёrbёrja: 100 ml tretёsirё pёrmban: Substancё aktive: Norfloxacin 300mg. Substancat shtesё: acetat sodium; klorid benzalkonium, edetat sodium Rating: 0
You Are Here: Home » N » Naflox (tretësirë)

Naflox (tretësirë)

Naflox (tretësirë)

naflox

Pёrbёrja:

100 ml tretёsirё pёrmban:
Substancё aktive: Norfloxacin 300mg.
Substancat shtesё: acetat sodium; klorid benzalkonium, edetat sodium; klorid sodium; ujё pёr injektim.

Forma dhe pёrmbajtja farmaceutike:
Pika pёr sy, tretёsirё nё shishe 10ml.

Kategoria farmakoterapeutike:
Okulistike – Antibakteriale

Treguesit terapeutik
Naflox tretёsirё pikash pёr sy rekomandohet pёr mjekimin e infeksioneve tё jashtme tё syrit dhe tё komplikacioneve tё shkaktuara nga bakteriet e ndjeshme ndaj norfloxacinës.

Kundёrndikimet
Ështё e njohur ndjeshmёria e lartё ndaj secilit pёrbёrёs tё ilaçit apo secilёs substancё antibakteriale qё ka lidhje kimike me kininёn.

Masat paraprake gjatё pёrdorimit.
Bari pёrmban klorid benzalkonium si konservues, prandaj nuk pёrdoret kur mbani lente kontakti.
Lentet e kontaktit vendosen 15-30 minuta pas pёrdorimit tё barit.

Ndёrveprimet
Njoftoni mjekun tuaj nё se pёrdorni apo dёshironi tё pёrdorni ndonjё ilaç duke pёrfshirё pikat pёr sy dhe barnat e pёgatitura nga ju.

Vёrejtje tё veçanta

Shtatzania
Nuk ka tё dhёna tё mjaftueshme klinike tek gratё shtatёzёna, por duke patur parasysh qё pёrdorimi sistematik i kininёs mund tё shkaktojё sёmundjen e kyçeve te kafshёt e pazhvilluara, mjekimi me Naflox nuk rekomandohet gjatё shtatzanisё.
Megjithatё, sasia e substancёs aktive nё pёrmbajtjen e pikave pёr sy, e cila pёrdoret pёr mjekimin e infeksioneve tё jashtme tё syrit, ёshtё shumё mё e vogёl se doza e pёrdorur gjatё terapisё sistematike.

Gjidhënia
Nuk ka tё dhёna nёse narfloxacin-i sekretohet pёrmes qumёshtit tё nёnёs, pas pёrdorimit tё barit nё sy, prandaj pёdorimi i Naflox gjatё gjidhёnies nuk rekomandohet.

Efektet nё aftёsinё pёr ngarjen e makinёs dhe pёrdorimin e makinerive
Substanca nuk ndikon nё aftёsinё pёr tё ngarё apo pёrdorur makinat.
Megjithatё, menjёherё pas pёrdorimit tё pikave Naflox mund tё ndjeni djegie apo dhembje therёse.
Para se tё ngisni apo pёrdorni makinat sigurohuni qё bari tё mos ju japё bezdi.

Dozimi dhe mёnyra e pёrdorimit
Doza e zakonshme ёshtё 1-2 pika Naflox nё sy, nga katёr herё nё ditё.
Varёsisht nga gjendja e infeksionit, doza e terapisё nё ditёn e parё mund tё jetё 1-2 pika nё çdo 2 orё gjatё orёve tё zgjimit.
Me rastin e pёrdorimit tё pikave Naflox duhet pёrcjellur me kujdes reagimi ndaj terapisё bakteriale lokale.

Mbidoza
Nё rastin e marrjes sё tepёrt tё pikave pёr sy, apo tё hedhjes aksidentale tё pёrmbajtjes sё shishes, njoftoni menjёherё mjekun tuaj.

Efektet e padёshirueshme
Kundёrefekti mё i shpeshtё i paraqitur ёshtё ndjenja e djegies apo dhimbjet therёse. Efektet e tjera anёsore tё ilaçit tё paraqitura mё rrallё pёrfshijnё hipereminё konjuktive, kemo osmozёn, fotofobinё dhe shijen e hidhur nё gojё pas marrjes sё ilaçit.
Duke ndjekur me kujdes udhёzimet e paraqitura nё kёtё fletёpalosje, pakёsohet rreziku nga pasojat e padёshirueshme.
Njoftoni mjekun tuaj nё rast se ndjeni ndonjё efekt tё padёshirueshёm i cili nuk ёshtё paraqitur nё kёtё fletёpalosje.

Afati i pёrdorimit dhe ruajtaja
Kontrolloni datёn e skadimit tё paraqitur nё paketim, qё vlen pёr prodhimin e pa hapur dhe tё ruajtur mirё.

Kujdes: mos e pёrdorni prodhimin me datё tё skaduar tё paraqitur nё paketim.
Pas hapjes sё shishes pёrdorni barin brenda 30 ditёsh, kurse pjesёn e mbetur hidheni.

Udhёzime pёr pёrdorim
Pёr ta hapur shtypeni kapakun duke e rrotulluar.
Shtypni me kujdes shishen dhe hidheni lёngun nё sy.
Pas pёrdorimit mbylleni mirё kapakun.

Tags: , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top