NEO – PENOTRAN ovula vaginale Reviewed by Momizat on . NEO-PENOTRAN® Ovula Vaginale           Metronidazol Mikonazol Antibakterial / antiprotozoar /antimykotik                      Emri i barit tuaj është: Neo-Penot NEO-PENOTRAN® Ovula Vaginale           Metronidazol Mikonazol Antibakterial / antiprotozoar /antimykotik                      Emri i barit tuaj është: Neo-Penot Rating: 0
You Are Here: Home » N » NEO – PENOTRAN ovula vaginale

NEO – PENOTRAN ovula vaginale

NEO-PENOTRAN® Ovula Vaginale          
neo penotran
Metronidazol
Mikonazol
Antibakterial / antiprotozoar /antimykotik                     

Emri i barit tuaj është:
Neo-Penotran
I dashur pacient, Ju lutemi ta lexoni me kujdes këtë fletëudhezues përpara se të përdorimin e Neo-Penotran.
Ky fletëudhezues do t’ju japë informacione për përfitimet dhe rreziqet e përdorimit të Neo-Penotran.
Do të gjeni gjithashtu këshilla se si ta përdorni Neo-Penotran ashtu siç duhet dhe kur duhet t’i tregoni mjekut tuaj rreth gjendjeve të caktuara që kanë lidhje me shëndetin.
Në rast se keni ndonjë pyetje ose ju duhet ndonjë këshillë më tepër, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
Ky produkt është përshkruar nga mjeku personalisht për ju dhe nuk duhet tua jepni të tjerëve.

Çfarë përmban Neo-Penotran? (Formula)
Çdo ovul vaginale përmban 500 mg metronidazol dhe 100 mg nitrat mikonazoli si lëndë aktive.
Neo-Penotran gjithashtu përmban përbërësin e mëposhtëm inaktiv: Eitesol 1900 mg.
Çfarë është Neo-Penotran? (Forma farmaceutike dhe grupi farmako-terapeutik)
Neo-Penotran është nje ovulë vaginale që  përdoret për mjekimin e disa infeksioneve vaginale.
Në çfarë forme paraqitet Neo-Penotran?
Kuti me 14 ovula vaginale.
Në ç’mënyrë e jep efektin Neo-Penotran? (Vetitë e preparatit).
Ovula e Neo-Penotran përmban mikonazot me efekt antimykotik dhe metronidazol me efekt antibakterial dhe antitrikomonial.

Pse duhet të marrim ose te përdorim Neo-Penotran? (Indikimet)
Neo-Penotran përdoret për mjekim lokal të infeksioneve vaginale me përfshirjen e disa myqeve (si p.sh. Candida Albicans), disa bakterieve dhe disa organizmave patogjenë (Trichomonas vaginalis).
Duhet të jetë mjeku juaj ai që vendos nëse Neo-Penotran është i përshtatshëm për mjekimin e gjendjes suaj.

Kur nuk duhet përdorur Neo-Penotran? (Kundërindikimet)
Ju nuk duhet ta përdorni Neo-Penotran n.q.s:

  • Vuani nga mbindjeshmëria (alergji) ndaj ndonjërit prej përbërësve të ovulës.
  • Jeni shtatzënë (sidomos në 3-mujorin e parë).

Mjeku juaj duhet të vlerësojë me shumë kujdes nesë ju mund ta përdorni Neo-Penotran n.q.s. vuani nga:

  • Probleme të rënda me mëlçinë (çrregullime të funksionit të mëlçisë përfshirë këtu një sëmundje metabolike të quajtur “porfiria”)
  • Sëmundje të sistemit nervor •
  • Çrregullime në prodhimin e rruazave të gjakut. (hematopoeza).

Çfarë duhet marrë në konsideratë përpara përdorimit të Neo-Penotran?
Në rastet e infeksionit vaginal, duhet mjekuar gjithashtu edhe partneri juaj në mënyrë që të shmanget ri-infeksioni.
Pyesni mjekun në lidhje me këtë çështje.
Ky produkt nuk rekomandohet të përdoret nga femrat që janë të virgjëra/fëmijët.

Çfarë masash paraprake duhen marrë? (Masat paraprake dhe paralajmërime të veçanta gjatë përdorimit).
Ju nuk duhet të pini alkool gjatë mjekimit, si dhe të paktën 24-48 pas përfundimit të trajtimit për shkak të papajtueshmërisë me alkoolin.
Ju nuk duhet të përdorni njëkohësisht ovulat dhe diafragmat kontraceptive ose prezervativët, sepse lënda bazë e ovulës mund të bashkëveprojë me materialin mbështjellës i cili mund të çahet.

Çfarë masash te veçanta duhet te marrin gratë që janë shtatzënë ose që ushqejnë fëmijën me gji?
Pas tre muajve të parë të shtatzanisë, Neo-Penotran mund të përdoret kur mjeku juaj e konsideron si të domosdoshëm, por gjithmonë nën kontrollin mjekësor.
Ju nuk duhet ta ushqeni fëmijën me gji ndërkohë që përdorni  Neo-Penotran , sepse përbërësit aktivë kalojnë në qumështin e gjirit.
Ju mund të rifilloni t’i jepni gji fëmijës pas 24-48 orësh pasi të keni mbaruar mjekimin.

Çfarë duhet të keni parasysh kur drejtoni automjetin apo punoni me makineri?
Neo-Penotran ndoshta mund të ndikojë në aftësitë tuaja për të manovruar siç duhet në trafik apo gjatë punës me makineri.
Megjithatë këto efekte janë të rrallë për arsye se Neo-Penotran përdoret lokalisht.

Ç’duhet bërë nëse merrni edhe ndonjë bar tjetër? (Ndërveprimet)
Si pasojë e thithjes së përbërësve aktivë të Neo-Penotran, ndërveprime mund të shfaqen nëse përdorni pije alkoolike (Neo-Penotran mund të çojë në një rritje të intoterancës ndaj alkoolit) ose gjatë marrjes së ndonjë prej barnave të mëposhtme: (duhet të vini në dijeni mjekun tuaj n.q.s ju i merrni ato).

  • Barna që hollojnë gjakun (antikoagulantë oralë)
  • Antiepileptikë (fenotoin, fenobarbital).
  • Barna që ulin aciditetin e stomakut (cimetidinë)
  • Barna për mjekimin e alkoolizmit (disulfiram)
  • Barna kundër psikozës dhe depresionit (litium)
  • Barna antialergjike (astemizol dhe terfenadin)

Analizat laboratorike mund të pësojnë ndryshime gjatë kohës që përdorni Neo-Penotran:
Në gjak janë vënë re ndërveprime me enzimat e mëlçisë, glukozën (metoda e hekzokinazës), teofilinën dhe prokainamidin.
Në rast se bëni analiza gjaku informoni mjekun tuaj që ju përdorni Neo-Penotran.

Si duhet të përdoret Neo-Penotran? (Dozimi dhe Mënyra e Përdorimit)
Me përjashtim të rasteve kur mjeku juaj e përshkruan ndryshe, Neo-Penotran përdoret si më poshtë.
Ju lutemi ndiqni udhëzimet për përdorim, përndryshe ju nuk do të përfitoni efektet që dëshironi nga mjekimi me Neo-Penotran.
Mos e përdorni pa këshillën e mjekut.

Si dhe kur duhet përdorur Neo-Penotran?
Përveç rastit kur mjeku ju këshillon ndryshe, futni një ovul vaginale në darkë dhe një ovul në mëngjes për 7 ditë.
Në infeksione të përsëritura, ose kur vaginiti është rezistent ndaj mjekimeve të tjera, një ovul duhet të futet thellë në vaginë për 14 ditë në mëngjes dhe në darkë.
Ovulat duhet të futen thellë në vaginë me ndihmën e aplikatorëve të përfshirë në paketim.
Gratë e moshuara (mbi 65 vjeç): Dozimi njësoj si më sipër:
Fëmijët: Nuk rekomandohet tek fëmijët.
Nuk rekomandohet tek femrat që janë të virgjëra.
Nuk duhet të gëlltitet apo të përdoret me rrugë të tjera.

Çfarë duhet të bëni n.q.s ju harroni një dozë?
Që në momentin që ju kujtohet përdoreni  sa më shpejt ovulën Neo-Penotran.
Sa më shumë doza të humbisni, aq më shumë mundet të rriten rreziqet nga mjekimi jo i përshtatshëm.
Pyesni mjekun tuaj për udhëzime të mëtejshme.

Çilat janë shenjat e mbidozimi dhe te dhënat për trajtimin e mbidozimit?
Ju nuk duhet të përdorni më shumë ovula se sa mjeku ju ka rekomanduar.

Çfarë duhet te bëni në rastin e një mbidozimi?
Kontaktoni menjëherë mjekun tuaj sepse mund të nevojiten masa të tjera.
Nuk është raportuar ndonjë rast me mbidozë nga ovulat me Neo-Penotran.
Metronidazoli duhet të përthithet në sasi të mëdha që të japë efektet e padëshiruara për trupin tuaj.
Në rastin kur sasi të mëdha të produktit gëlltiten aksidentalisht, nëse është e nevojshme, duhet të përdoret një metodë e përshtatshme për zbrazjen e stomakut.
Simptomat nga mbidozimi me metronidazol janë: nauzea, të vjella, dhimbje barku, diarre, kruarje, shije metali në gojë, çrregullime të lëvizjeve (ataksi), marrje mendsh, humbje ndjeshmërie në lëkurë (parestezi), ngërçe, ulje të numrit të rruazave të bardha, urinë me ngjyrë të errët.
Shenjat e mbidozimit të nitratit të mikonazolit janë, të përziera, të vjella, dhimbje gryke dhe goje, ulje oreksi, dhimbje koke, diarre.

A shkakton Neo-Penotran ndonjë efekt te padëshiruar?
Në rast se vini re ndonjë efekt të padëshiruar që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues ose në rast se jeni të pasigurtë rreth efektit të këtij produkti, ju lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Ka pak efekte anësore që mund të prekin të gjithë trupin.
Gjatë provave klinike nuk pati as rast vdekjeje as ndonjë efekt anësor shumë të rëndë.
Episodet mjekësore që u gjykuan si të zakonshme dhe të pazakonshme renditen më poshtë.
Përveç rasteve kur përqindjet përcaktohen ndryshe, shpeshtësia e efekteve të padëshiruara individuale ishte më pak se 1%:

Çrregullimet vaginale:
Irritim vaginal (djegie, kruarje) 2-6%.
Në lidhje me inflamacionin e mukozës vaginale në rastin e vaginiteve, irritimet vaginale (si djegie, kruarje) mund të shfaqen pas përdorimit të ovulës në ditën e parë ose të tretë të mjekimit.
Këto ankesa zhduken shpejt me vazhdimin e mjekimit.
Në rast se vihet re nië acarim serioz , duhet të kontaktoni mjekun tuaj sepse mund të nevojitet ndërprerja e mjekimit.
Çrregullimet në stomak dhe në zorrë
Dhimbje barku dhe spazma (3%). Shije metali në gojë (1,7%), konstipacion, tharje goje, rrallë diarre, humbje oreksi, të vjella, nauze.
Çrregullimet e Sistemit Nervor
Dhimbje koke, çrregullime gjatë lëvizjeve(ataksi), marrje mendsh, çrregullime mendore; çrregullime te nervave (neuropati periferike) nga mbidozimi ose nga përdorimi për nië kohë të gjatë; ngërçe .
Çrrequllimet në lëkurë
Njolla.
Çrregullimet në gjak
Ulje të numrit të rruazave të bardha të gjakut.

Si duhet ruajtur Neo-Penotran?
Ju lutemi të vini re datën e skadencës mbi kuti.
Mos e përdorni pas kësaj date.
Ruajeni nën 25° C.
Ruajini të gjithë barnat siç duhet dhe mbajini larg fëmijëve.

Kujdes: Ligji për ushqimet, barnat dhe mjetet kozmetike ndalon shpërndarjen e tyre pa recetën e mjekut.
Bayer Schering Pharma     

Tags: , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top