Neobac pomade Reviewed by Momizat on . Neobac Pomadë – (5 mg + 500 IU)/g (Neomicin sulfat, Bacitracin) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit  Ruajeni këtë fl Neobac Pomadë – (5 mg + 500 IU)/g (Neomicin sulfat, Bacitracin) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit  Ruajeni këtë fl Rating: 0
You Are Here: Home » N » Neobac pomade

Neobac pomade

Neobac
Pomadë – (5 mg + 500 IU)/g
(Neomicin sulfat, Bacitracin)

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit
 Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
 Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
 Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i
dëmtojë ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma si ju.
 Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni
ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi
të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë është Neobac dhe përse përdoret
2. Çfarë duhet të dini përpara se të përdorni Neobac
3. Si ta përdorni Neobac
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si ta ruani Neobac
6. Informacion i mëtejshëm
1. Çfarë është Neobac dhe përse përdoret
Pomada Neobac është një antibiotik.
Ajo indikohet në infeksionet e vogla, sipërfaqësore të lëkurës, të cilat shkaktohen nga
agjentë të ndjeshëm ndaj neomicinës dhe / ose bacitracinës.
2. Çfarë duhet të dini përpara se të përdorni Neobac
Neobac nuk duhet të përdoret:
 në rast mbindjeshmërie ndaj neomicinës, ndaj antibiotikëve të tjerë
aminoglikozidikë, ndaj bacitracinës apo ndaj ndonjërit prej përbërësve të tjerë të
barit;
 në shtatzëni dhe gjatë periudhës së ushqyerjes së fëmijës me gji.
Neomicina, lënda aktive e pomadës Neobac mund të shkaktojë dëmtime të dëgjimit deri
në shurdhim; në studimet në kafshë si edhe në një raportim tek njerëzit është vënë re
dëmtim i dëgjimit / shurdhim tek fetusi / i porsalinduri pas ekspozimit të nënës.
Neomicina e kalon barrierën placentare. Nuk dihet nëse neomicina dhe bacitracina
kalojnë në qumështin e gjirit.
 Pomada Neobac nuk duhet të përdoret në kanalin e dëgjimit.
 Ajo nuk duhet të përdoret në lëkurën shumë të dëmtuar, si plagë apo djegie.
Tregoni kujdes të veçantë me Neobac:
Tek meshkujt, neomicina, lënda aktive e pomadës Neobac, ka treguar efekte negative
në formimin e spermës, duke reduktuar përqëndrimin e saj dhe numrin e
spermatozoideve, si edhe lëvizshmërinë e tyre.
Përdorimi topik i neomicinës në infeksionet e lëkurës mbart riskun e reaksioneve
alergjike. Mes neomicinës dhe antibiotikëve të tjerë aminoglikozidikë, si gentamicina
dhe kanamicina, mund të ndodhin alergji të kryqëzuara.
Për shkak të efektit bllokues neuro – muskular të aminoglikozidikëve gjatë përthithjes
sistemike, duhet treguar kujdes tek pacientët me miastenia gravis, parkinson, sëmundje
të tjera që shoqërohen me dobësi muskulare ose tek ata pacientë të cilët përdorin
njëkohësisht barna me veprim bllokues neuro – muskular.

Marrja e barnave të tjera:
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë / përdorur barna të tjera
ose nëse i keni marrë / përdorur së fundmi ato, përfshirë barnat që merren pa recetë.
Deri tani nuk njihen ndërveprime me barna ose ndërveprime të tjera.
Shtatzënia dhe Ushqimi me gji
Shih pikën „Neobac nuk duhet të përdoret“.
Përpara marrjes / përdorimit të çdo bari, këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Nuk ka të dhëna në lidhje me ndikimin në aftësinë për të drejtuar automjetin dhe për të
përdorur makineri.
3. Si ta përdorni Neobac
Përdoreni Neobac gjithmonë sipas udhëzimit të mjekut.
Nëse nuk jeni të sigurtë, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
Nëse nuk përshkruhet ndryshe nga mjeku:
Neobac përdoret disa herë në ditë.
Mënyra e përdorimit
Për përdorim në lëkurë. Aplikohet një shtresë e hollë e pomadës Neobac në zonën e
trupit që do trajtohet.
Kohëzgjatja e përdorimit
Kohëzgjatja e trajtimit varet nga lloji, shkalla dhe ecuria e sëmundjes dhe si rregull nuk
zgjat më shumë se 4 – 8 ditë.
Ju lutemi të flisni me mjekun ose farmacistin tuaj nëse ju krijohet përshtypja se efekti i
Neobac është shumë i fortë ose shumë i dobët.
Nëse keni përdorur një sasi më të madhe pomade Neobac sesa duhet:
Vazhdojeni trajtimin me dozat e përshkruara. Në rast të një mbidozimi afatshkurtër nuk
pritet të shkaktohen dëmtime.
Nëse keni harruar të përdorni Neobac:
Mos përdorni një dozë të dyfishtë nëse keni harruar të përdorni dozën paraardhëse.
Nëse ndërprisni përdorimin e Neobac:
Mund të rrezikoni suksesin e trajtimit. Ju lutemi të flisni me mjekun ose farmacistin tuaj
përpara se të ndërprisni trajtimin me Neobac.
Nëse keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij bari, pyesni mjekun ose
farmacistin tuaj.
4. Efekte anësore të mundshme
Si të gjitha barnat e tjera, Neobac mund të shkaktojë efekte anësore, por jo çdokush i
manifeston ato.
Për vlerësimin e efekteve anësore do përdoren treguesit e mëposhtëm të shpeshtësisë:
Shumë të shpeshta: më shumë se 1 përdorues ndër 10
Të shpeshta: 1 deri në 10 përdorues ndër 100
Me raste: 1 deri në 10 përdorues ndër 1.000
Të rralla: 1 deri në 10 përdorues ndër 10.000
Shumë të rralla: më pak se 1 përdorues ndër 10.000
Të panjohura: Nuk mund të vlerësohen
Efekte të padëshiruara të mundshme
Në disa raste mund të ndodhin irritime lokale dhe reaksione alergjie kontakti (të
kruajtura, skuqje, vezikula) ose ndikime në shërimin e plagës.
Nëse bari përdoret sipas udhëzimeve (në sipërfaqe të vogël, në mënyrë sipërfaqësore
dhe për një kohë të shkurtër), nuk priten efekte anësore sistemike, si p.sh. dëmtime të
dëgjimit ose dëmtime të veshkave.
Nëse ndonjëri prej efekteve anësore të përmendura ju shqetëson ose nëse vëreni
efekte anësore që nuk përmenden në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të informoni mjekun
ose farmacistin tuaj.
5. Si ta ruani Neobac
Të ruhet larg fëmijëve!
Të ruhet nën 25 °C.
Mund të përdoret 3 muaj pas hapjes së tubetit.
Mos e përdorni barin pas datës së skadencës të shënuar në paketim si „Skad.“.
6. Informacion i mëtejshëm
Çfarë përmban Neobac:
Lëndët vepruese janë Neomicin sulfat dhe Bacitracin.
1 g pomadë përmban 5 mg Neomicin sulfat dhe 500 I.U. Bacitracin.
Përbërësit e tjerë janë: alkool benzilik, Tefose 63, oleil oleat, Labrafac, parafinë e
lëngshme, vitaminë E, acid askorbik, esencë lavandule, ujë i pastruar.

Si paraqitet Neobac dhe përmbajtja e paketimit:
Neobac është pomadë e bardhë, në paketim: kuti me një tubet 30 g.
Mbajtësi i autorizimit për tregtim (MAT) dhe prodhuesi:
PROFARMA Sh.a.
Rruga “Myslym Keta “
Tel.Fax. 00 355 4 23 89 602
Tiranë – Shqipëri
Ky fletëudhëzues u formulua në Tetor 2013.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top