Neocef 100mg/5ml, Pudër për suspension oral Reviewed by Momizat on . Neocef 100mg/5ml, Pudër për suspension oral  Tableta për përdorim oral Neocef 400 mg është një antibiotik,i cili i përket  gjeneratës së tretë të cefalosporinav Neocef 100mg/5ml, Pudër për suspension oral  Tableta për përdorim oral Neocef 400 mg është një antibiotik,i cili i përket  gjeneratës së tretë të cefalosporinav Rating: 0
You Are Here: Home » N » Neocef 100mg/5ml, Pudër për suspension oral

Neocef 100mg/5ml, Pudër për suspension oral

Neocef 100mg/5ml, Pudër për suspension oral 

neocef shurup
Tableta për përdorim oral

Neocef 400 mg është një antibiotik,i cili i përket  gjeneratës së tretë të cefalosporinave.

Neocef përdoret në të rritur dhe në fëmijë per infeksionet e poshtë shënuara :

  • Infeksione të sipërme të sistemit respirator si;faringite,tonsilite dhe otitis media;
  • Infeksione të poshtme të sistemit respirator si;pneumoni,bronkit akut dhe kronik;
  • Infeksione të traktit urinar si;cistite akute,polinefrite akute etj.

Neocef është e kundërindikuar në pacientët që kanë ndjeshmëri ndaj grupit të cefalosporinave .

Administrimi oral i Neocef-it
Absorbimi i Neocef-it nuk modifikohet nga prania e ushqimit ,kështu që ai mund të merret në prani të ushqimit.

Fëmijë dhe të rritur mbi 12 vjeç, ose me peshë më shumë se 50 kg;
400 mg në ditë si dozë e vetme ,ose 200 mg e administruar dy herë në ditë.

Fëmijë nën moshën dy vjeç;
8mg/kg/në ditë

Kur marrim suspensionin;
Nga 2-4 vjeç:5ml/ditë
Nga 5-8 vjeç:10ml/ditë
Nga 9-12 vjeç:15ml/ditë
Mund të jepet si dozë e vetme ose dy administrime në ditë.

Efektet e padëshiruara

Në efektet më të zakonshme janë: nausea,te vjella dhimbje barku,diarre,dispepsi,dhimbje barku.dhimbje koke,lodhje.

Mund të japi: rash,urtikarie,prurit,arthralgji.

Gjithashtu dhe: trombocitopeni,leukopeni,eozinofili,gjithashtu dhe ndryshime në testin hepatik dhe atë renal.

Ndërveprimi me barna të tjera:
Duhet treguar kujdes në ata pacientë të cilët kanë alergji ndaj gjjeneratës së penicilinave,dhe atyre alergjike ndaj përbërësve të tjerë të neocef-it.
Duhet treguar kujdes në pacientet me problem gastrointestinal, veçanerisht me kolit.
Aspartame është një eksipient i cili gjendet në pudren për suspension oral Neocef 100mg/5ml  nuk duhet të përdoret në pacientët me fenilketonuri.
Neocef 100mg/5ml përmban saharoze dhe mund të japë shfaqje të kariesit dentar dhe është i dëmshëm në pacientët që vuajnë nga keq absorbimi i glukozë-galaktozë.
Në shtatzani dhe gjatë  gjidhënies  Neocef (Cefixime) 400mg mund të përdoret vetëm në rastet domosdoshmërisht të nevojshme.

 Neocef 400 mg ka një paketim prej 8 tabletash.
Neocef 100mg/5ml ka një paketim prej 120ml.

Si të ruhet Neocef 
Mbajeni larg arritjes dhe shikimit të fëmijëve.
Mos e përdorni neocef pas datës së skadencës së shënuar në paketim.
Data e skadencës i referohet ditës së fundit të muajit.
Ruajeni në temperaturë deri në 25°C në paketim origjinal.
Barnat nuk duhet të hidhen në lavaman ose në plehërat e shtëpisë.
Pyesni farmacistin se si të hidhen barnat që nuk përdoren për një kohë të gjatë.
Këto masa ju ndihmojnë ju për të mbrojtur ambientin.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top