Neuro B Reviewed by Momizat on . Neuro B Tretësirë për injeksion - (100 mg + 50 mg + 0.5 mg)/2 ml (Vitamin B1 + Vitamin B6 + Vitamin B12) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të fil Neuro B Tretësirë për injeksion - (100 mg + 50 mg + 0.5 mg)/2 ml (Vitamin B1 + Vitamin B6 + Vitamin B12) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të fil Rating: 0
You Are Here: Home » N » Neuro B

Neuro B

Neuro B
Tretësirë për injeksion – (100 mg + 50 mg + 0.5 mg)/2 ml

(Vitamin B1 + Vitamin B6 + Vitamin B12)

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
 Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
 Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
 Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë
ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma si ju.
 Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet ose në qoftë se vëreni
ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të
njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë është Neuro B dhe përse përdoret?
2. Përpara se të merrni Neuro B
3. Si ta merrni Neuro B?
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si ta ruani Neuro B?
6. Informacion i mëtejshëm
1. ÇFARË ËSHTË NEURO B DHE PËRSE PËRDORET
Neuro B pёrmban si lёndё aktive vitaminë B1 (tiaminë klorhidrat), vitaminë B6
(piridoksinë klorhidrat) dhe vitaminë B12 (cianokobalamin), të cilat janë pjesë e
vitaminave të grupit B.
Këto vitamina hyjnë në përbërjen e enzimave që katalizojnë reaksionet gjatë
metabolizmit të sheqernave, yndyrnave dhe proteinave. Kombinimi i vitaminave të grupit
B përdoret për ndikimin në një sërë proçesesh dhe funksionesh të rëndësishme të
organizmit dhe kryesisht për ndikimin mbi sëmundjet inflamatore dhe degjenerative të
nervave dhe aparatit motorik.
Neuro B, si tretësirë për injeksion, përdoret në mjekimin kompleks të sëmundjeve dhe
gjendjeve të mëposhtme:
- në trajtimin e mungesës së vitaminave B, në dermatite, ekzema, psoriazë,
diatezë eksudative, akne;
- proçese inflamatore dhe degjenerative të nervave periferike – neurite, polineurite
(alkoolike, postinfektive dhe toksike, në rast diabeti), neuralgji, mialgji, parestezi;
- gjatë trajtimit me disa barna si izoniazid, cikloserinë;
- në trajtimin e anemisë makrocitare;
- mund të jetë i dobishëm si ndihmës në manaxhimin e abstinencës së alkolit;
- pas gastroektomisë ose pas heqjes masive të ileumit;
- mund të ndikojë pozitivisht në rregullimin e sindromës premenstruale.
2. PЁRPARA SE TЁ MERRNI NEURO B
Mos merrni Neuro B në qoftë se:
 keni mbindjeshmёri (alergji) ndaj ndonjërit prej përbërësve aktivë apo pёrbёrësve
tё tjerё tё Neuro B sepse mund të ndodhin reaksione anafilaktike;
 jeni shtatzënë;
 vuani nga policitemia vera;
 vuani nga proçeset malinje;
 vuani nga tromboembolia akute (bllokimi i një ene gjaku nga formimi i trombit);
 vuani nga eritroza dhe eritremia (sëmundje të gjakut me numër të rritur të
eritrociteve).
 keni sëmundjen Leber apo ambliopatinë e duhanit sepse këto neuropati optike
mund të përkeqësohen më tej.
Tregoni kujdes të veçantë me Neuro B
Neuro B duhet të përdoret me kujdes nga pacientët me forma të rënda ose akute të
insufiçiencës së dekompensuar kardiake dhe me stenokardi.
Përdorimi i zgjatur i dozave të larta të piridoksinës shoqërohet me zhvillimin e
neuropatisë periferike të rëndë; doza në të cilën shfaqet kjo është e diskutueshme.
Cianokobalamina, nëse është e mundur, duhet të mos jepet tek pacientët e dyshuar për
mungesë të vitaminës B12 pa e konfirmuar paraprakisht diagnozën. Monitorimi i rregullt i
gjakut është i këshillueshëm. Përdorimi i dozave ditore më të mëdha se 10 mikrogram
mund të shkaktojë përgjigje hematologjike në pacientët me mungesë të folateve;
përdorimi jo i rregullt mund të maskojë diagnozën e saktë. Në anën tjetër, folatet mund
të maskojnë mungesën e vitaminës B12.
Marrja e barnave të tjera
Tregojini mjekut ose farmacistit tuaj nëse jeni duke marrë, keni marrë kohët e fundit ose
mund të merrni ndonjë bar tjetër, përfshirë barnat të cilat merren pa recetë.
Barnat që mund të ndërveprojnë me Neuro B janë:
bllokuesit neuromuskularë: vitamina B1 mund të rrisë efektin e bllokuesve
neuromuskularë;
levodopa: vitamina B6 redukton efektet e levodopës, por kjo nuk shfaqet nëse
njëkohësisht jepet një frenues i dopadekarboksilazës;
fenobarbitali: është raportuar që vitamina B6 ul përqëndrimin e fenobarbitalit në serum;
hidralazina, izoniazidi, penicilamina dhe kontraceptivët oralë mund të rrisin nevojën për
vitaminë B6;
kloramfenikoli: kloramfenikoli në rrugë parenterale mund të pakësojë efektin e vitaminës
B12 në anemi.
Marrja e Neuro B me ushqim dhe pije
Nuk ka të dhëna për nevojën e një diete të veçantë ushqimore ose të kufizimit të llojeve
të caktuara ushqimesh dhe pijesh në kohën e mjekimit me këtë produkt.
Shtatzënia dhe Ushqimi me gji
Shtatzënia
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni shtatzënë, dyshoni se jeni
shtatzënë ose po planifikoni të mbeteni shtatzënë.
Vitamina B6 dhe B12 kalojnë barrierën placentare, kështu që nuk rekomandohet
përdorimi i Neuro B gjatë shtatzënisë.
Ushqimi me gji
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se ushqeni foshnjen me qumësht gjiri.
Nënat me defiçiencë të theksuar të tiaminës duhet të mënjanojnë ushqyerjen me gji për
shkak të prezencës së metil-glioksalit toksik në qumësht.
Nuk rekomandohet të përdoret në këtë periudhë, përveç rasteve të domosdoshme.
Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Nuk janё bёrё studime mbi ndikimin e këtij bari në aftёsinё për tё drejtuar automjete apo
përdorur makineri.
3. SI TA MERRNI NEURO B
Gjithmonë merreni Neuro B sipas këshillës së mjekut. Në qoftë se nuk jeni i sigurt,
kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Dozat e zakonshme përshkruhen më poshtë:
Tek të rriturit, injektohen në muskul 2 ml 1-2 herë në ditë. Zgjatja e mjekimit bëhet sipas
vlerësimit të mjekut.
Tek fëmijët përshtatet doza sipas moshës dhe sëmundjes.
Në qoftë se keni marrë më shumë Neuro B
Në qoftë se keni marrë më shumë Neuro B se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë
se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin
ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për
veprimet që duhet të ndërmerren.
Mos merrni më shumë Neuro B se sasia që ju rekomandon mjeku juaj.
Në raste të rralla mund të ndodhë shok anafilaktik fatal.
Vitamina B6 zakonisht nuk është toksike, përdorimi kronik i dozave të larta është
shoqëruar me efekte anësore neurologjike.
Vitamina B12 zakonisht nuk është toksike edhe në doza të larta, megjithatë është
raportuar diarre e lehtë tranzitore, trombozë periferike vaskulare, ekzantemë tranzitore
me kruajtje, urtikarie, ndjesi enjtjeje e të gjithë trupit, anafilaksi, dhe vdekje tek pacientët
me përdorim parenteral të vitaminës B12.
Trajtimi
Izoniazidi është një antidot i Vitaminës B6.
Në qoftë se keni harruar të merrni Neuro B
Mos merrni një dozë të dyfishtë për të plotësuar dozën e harruar.
Në qoftë se keni harruar të merrni Neuro B, merrni dozën tuaj sa më shpejt që të
kujtoheni përveç rastit kur ka ardhur koha që të merrni dozën pasardhëse. Përdorni
dozat në kohën e duhur.
4. EFEKTE ANЁSORE TЁ MUNDSHME
Si të gjitha barnat e tjera, Neuro B mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo
çdokush i manifeston.
Neuro B në dozat e rekomanduara nuk jep efekte anësore.
Në raste të rralla mund të vihen re: djersitje, takikardi, kruarje, urtikarie.
Efektet anësore të tiaminës janë të rralla, por janë shfaqur reaksione mbindjeshmërie
deri në shok anafilaktik fatal.
Pas injektimit intramuskular të Neuro B mund të vërehet ndjeshmëri e shtuar dhe
ngurtësim, djegie ose shpim në vendin e injektimit.
Përdorimi i zgjatur i dozave të larta të vitaminës B6 shoqërohet me zhvillimin e
neuropatisë periferike të rëndë; doza në të cilën shfaqet kjo është e diskutueshme.
Lajmëroni mjekun ose farmacistin tuaj nëse ju shfaqen këto efekte anësore, ose çdo
efekt anësor tjetër që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues.
5. SI TA RUANI NEURO B
Mbajeni larg fëmijëve!
Mos e përdorni Neuro B pas datës së skadencës e cila është e shënuar në paketim.
Ruajeni në vend të thatë, të freskët, në temperaturë jo më shumë se 25°C!
Mos e ruani në ngrirje.
Ruajeni Neuro B nga drita dhe nga lagështia!
6. INFORMACION I MЁTEJSHЁM
Çfarë përmban Neuro B – tretësirë për injeksion
Lëndët vepruese janë: vitaminë B1 (tiaminë klorhidrat), vitaminë B6 (piridoksinë
klorhidrat), vitaminë B12 (cianokobalamin).
Çdo ampulë 2 ml përmban 100 mg vitaminë B1, 50 mg vitaminë B6 dhe 0.5 mg vitaminë
B12.
Përbërës të tjerë: metil hidroksibenzoat, metabisulfit natriumi, klorur natriumi dhe ujë për
injeksion.
Përmbajtja e paketimit:
Kuti kartoni me 10 ampula 2 ml.
Mbajtësi i autorizimit për tregtim (MAT) dhe prodhuesi:
PROFARMA Sh.a.
Rruga “Myslym Keta “
Tel.Fax. 00 355 4 23 89 602
Tiranë – Shqipëri
Ky fletëudhëzues u rishikua për herë të fundit në Shtator 2014.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top