NEVRINE CODEINE Reviewed by Momizat on . NEVRINE CODEINE    Tableta Analgjezik, antipiretik   INDIKIMET Trajtimi lufton kryesisht simptomat. NEVRINE CODEINE përdoret në sëmundjet që shoqërohen me NEVRINE CODEINE    Tableta Analgjezik, antipiretik   INDIKIMET Trajtimi lufton kryesisht simptomat. NEVRINE CODEINE përdoret në sëmundjet që shoqërohen me Rating: 0
You Are Here: Home » N » NEVRINE CODEINE

NEVRINE CODEINE

NEVRINE CODEINE   
Tableta
Analgjezik, antipiretik

nevrine codeine

 

INDIKIMET
Trajtimi lufton kryesisht simptomat.

NEVRINE CODEINE
përdoret në sëmundjet që shoqërohen me dhimbje ose temperaturë dhe konkretisht në:

  • dhimbje koke, migrenë, dhimbje të dhëmbëve, dhimbje muskulare, dhimbje kyçesh, dhimbjet pas operacioneve, dhimbjet gjatë periodave.
  • grip, sëmundje infektive

DOZA DHE MËNYRAT E DHËNIES
Gëlltitni tabletat me një gotë ujë. 

Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç:
1-2 tableta 3-4 herë ne dite, pas ushqimit. Mos i tejkaloni 8 tableta në 24 ore.
Fëmijët midis 6-12 vjeç:
1/2 tabletë 3 herë në ditë, pas ushqimit
Trajtimi duhet ta jeta sa më i shkurtër që të jetë i mundur.
Të mos tejkalohen 4 tableta në ditë.
Nëse pas disa ditësh trajtim dhimbja nuk zhduket, duhet të konsultoheni me mjekun.

KUNDËRINDIKIMET

  • Ulja e tepruar e funksionit të veshkave dhe mëlçisë.
  • Ndjeshmëria ndaj paracetamolit ose fenacetinës.
  • Intoleranca ndaj një derivati ksantinik që mund të sjellë intolerancë ndaj kafeinës.

EFEKTET E PADËSHIRUARA
Reaksionet alergjike janë jashtëzakonisht të rralla dhe manifestohen me shpërthime në lëkurë në formën e skuqjeve të lëkurës ose urtikarieve (kokujzave).
Nëse për një kohë të gjatë përdoren doza të larta terapeutike mund të ndodhë dëmtimi i mëlçisë.
Raste me trombocitopeni janë përshkruar jashtëzakonisht rrallë (si pasojë e paracetamolit).
Në njerëzit e ndjeshëm mund te ndodhin kontraksione spazmike bronkiale, probleme të frymëmarrjes, përgjumësi, kapsllëk, të përziera ose shqetësime të tretjes.
Pas marrjes për një kohë te gjatë mund ta shfaqen shenja të vartësisë dhe me ndalimin e menjëhershëm të marrjes vërehen simptomat e detoksifikimit.
Për këto efekte të padëshiruara është përgjegjëse kodeina.
Kafeina mund të provokojë pagjumësi, palpitacione, dhe shpeshtim të pulsit.

KUJDESI GJATË PËRDORIMIT
Nëse merrni rregullisht alkool, barbiturate, ose antiepileptikë, marrja e NEVRINE CODEINE-s mund të rrisë toksicitetin e mëlçisë.
Nëse merrni NEVRINE CODEINE rregullisht dhe për një periudhë të zgjatur ekziston rreziku i toksicitetit te veshkave.
Efektet e kafeinës dhe të kodeinës mund të favorizojnë përdorimin kronik.

PËRDORIMI NË RASTIN E SHTAZANISË DHE  USHQYERIES ME GJI
Megjithëse nuk janë përshkruar raste të rrezikut për keqformime fetale tek gruaja, kujdesi duhet të jetë rigoroz sidomos në tremujorin e parë të shtatzanisë.
Në qumështin e gjirit janë gjetur sasi mjaft të vogla të produktit.
Këshillohuni me mjekun tuaj  kurues.

NDËRVEPRIMET
Nëse merrni rregullisht alkool, barbiturate,ose antiepileptike rreziku toksicitetit të melçisë është më i lartë.
Kodeina shton efektet qetësuese dhe frenuese të frymëmarrjes të barnave të tjera depresive të sistemit nervor qëndror të cilat merren njëkohësisht.
Gjithashtu, në rast se ky medikament merret në të njëjtën kohë me frenuesit e monoamine oksidazës (IMAO) efektet qetësuese dhe frenuese të frymëmarrjes rriten.

MBIDOZIMI TRAJTIMI NË RAST URGJENCE,
 KUNDËRHELMI
Marrja me tepricë e NEVRINE CODEINE-s mund të japë shenjat e mëposhtme:
të përzjera, të vjella, mungesë oreksi, zbehje, dhimbje barku.
Këto simptoma shfaqen në 24 orët e para, dhe zakonisht jo menjëherë në orët e para pas marrjes.
Një marrje prej 8-10 gr, paracetamol madje edhe më pak në raste se kemi të bëjmë me mëlçi që nuk funksionon mirë, mund te çojë në anomali të metabolizmit dhe të trurit (encefalopati) që mund të shkojë deri në koma dhe vdekje.
Doza toksike tek fëmijët është 150 mg/kg.
Në te njëjtën kohë vërehen turbullime të mëlçisë si edhe zgjatje e kohës së mpiksjes së gjakut.
Këto simptoma mund te shfaqen 12-48 orë pas marrjes së NEVRINE CODEINE-s.
Simptomat që mund të shfaqen pas marrjes së një doze toksike të kodeinës janë:
tharja e gojës, mbajtja e urinës, marramendja, pulsi i ulët, palpitacionet, qetësimi, ngushtimi pupilar, probleme me frymëmarrjen, ulja e presionit te gjakut dhe koma.
Shenjat e helmimit nga kafeina janë: të vjellat, pagjumësia, agjitimi, dridhjet dhe shpejtimi i pulsit.
Në rastin e marrjes së sasive të mëdha të barit është e nevojshme trajtimi urgjent në një spital të specializuar.

FORMAT, RRUGËT E DHËNIES DHE PAKETIMI 
Tableta që merren nga goja.
Kuti me 10-20 tableta

RUAJTJA:
Tabletat të ruhen në temperaturë ambienti dhe në vend të thatë.
Shihni datën e skadencës të stampuar mbi ambalazh para shenjës EX.: (muaj/vit)
Data e skadencës është dita e parë e muajit të përcaktuar.

PËRBËRJA
Paracetamol 250mg, Cafeine monohydrate 50mg, Kodeine fosfat 10mg, povidone, Karboksimetylamidon sodik, Mg-sterat, Celuloze, Coccine e kuqe.

Tags: , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top