NIACIDE (Krem) Reviewed by Momizat on . NIACIDE (Krem) Niacide krem ka në përbërjen e tij: Nicotinamid 4% Acid Salicilik 0,5% Acid Glikolik 1% Vaj Onagre 3% Kombinimi i Nikotinamidit si korrigjues i a NIACIDE (Krem) Niacide krem ka në përbërjen e tij: Nicotinamid 4% Acid Salicilik 0,5% Acid Glikolik 1% Vaj Onagre 3% Kombinimi i Nikotinamidit si korrigjues i a Rating: 0
You Are Here: Home » N » NIACIDE (Krem)

NIACIDE (Krem)

NIACIDE (Krem)

niacide krem

Niacide krem ka në përbërjen e tij:
Nicotinamid 4%
Acid Salicilik 0,5%
Acid Glikolik 1%
Vaj Onagre 3%

Kombinimi i Nikotinamidit si korrigjues i akneve si dhe veprimi hidratues i acidit glykolik dhe ai salicilik,e ka bërë të sukseshme këtë formulë.
Nikotinamidi është forma aktive e Niacines(Vit B3) dhe ka një efekt antinflamator ,efekt i cili jep një ndihmesë të madhe në trajtimin e akneve.
Niacide përdoret i vetëm në trajtimin e akneve,por ai jep një ndihmesë dhe mund të përdoret si shoqërues i terapisë me antibiotik.
Niacide përdoret për të mbajtur rezultatet e dëshiruara sidomos gjatë stines së verës, ku produktet e tjere anti-akneve nuk janë të sigurtë.
Niacide përdoret për lëkurë të irrituar ,dhe ph neutral që përmban dhe jep një efekt në monitorimin dhe korrigjimin e akneve.
Kremi përmban  alfa-hydroksi acid ,acidin salicilik si dhe acide të tjerë yndyror.

Përdorimi
Pasi kemi larë fytyrën me sapun dhe uje të rrjedhshëm e përhapim  në fytyrë një shtresë të hollë kremi,aq sa të mbulojmë zonat e prekura ,e përsërisim dy herë në ditë në mëngjes dhe në darkë.
Niacide duhet mbajtur larg syve,gojës dhe hundës.

Gjatë përdorimit të Niacide mund të ndjejmë një djegie të lehtë të fytyrës, sidomos në ato të ndjeshme,theksojme që nuk është një reaksion alergjik i shkaktuar nga preparati.

Tags: , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top