NIKOTINAMID 200MG Reviewed by Momizat on . Tableta – 200 mg (Nikotinamid) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë Tableta – 200 mg (Nikotinamid) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë Rating: 0
You Are Here: Home » N » NIKOTINAMID 200MG

NIKOTINAMID 200MG

Tableta – 200 mg
(Nikotinamid)

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
 Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
 Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
 Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë
ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma si ju.
 Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni
ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të
njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë është Nikotinamid dhe përse përdoret
2. Përpara se të merrni Nikotinamid
3. Si ta merrni Nikotinamid
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si ta ruani Nikotinamid
6. Informacion i mëtejshëm.
1. ÇFARË ËSHTË NIKOTINAMID DHE PËRSE PËRDORET
Nikotinamidi dhe acidi nikotinik (vitamina PP) bëjnë pjesë në vitaminat e tretshme në
ujë, të grupit të vitaminës B. Në organizëm shndërrohen në
nikotinamidadenindinukleotid (NAD) dhe në fosfat të nikotinamidadenindinukleotidit
(NADP). Këto dy produkte të fundit janë koenzima të rëndësishme që marrin pjesë në
proceset e frymëmarrjes. Pamjaftueshmëria e acidit nikotinik shfaqet kur marrja me
ushqimet është e papërshtatshme. Pamjaftueshmëria shpie në zhvillimin e një sindromi
që njihet me emrin pelagra, e cila karakterizohet me lezione të lëkurës, sidomos të
sipërfaqeve që ekspozohen në dritën e diellit, me hiperpigmentim dhe hiperkeratinizim.
Mund të shfaqen edhe simptoma të tjera, si: diarre, dhimbje barku, glosit, stomatit,
anoreksi, dhimbje koke, letargji dhe çrregullime mendore e neurologjike.
Indikohet në:
 rastet e rritjes së nevojave për nikotinamid, si p.sh. në periudhën e
shtatzënisë dhe të ushqyerjes së fëmijëve me gji;
 personat e dobësuar dhe në diabetikët;
 një varg sëmundjesh organike dhe funksionore të enëve të trurit
(arterosklerozë obliterante, emboli trunore, migrenë spastike);
 sëmundje organike të enëve periferike (morbus Buergeri);
 dëmtime funksionore të enëve periferike, si sëmundja Reino, akrocianoza;
 sëmundje infektive, çrregullime të metabolizmit, alergji, anoreksi, të vjella;
 oftalmologji; përdoret në djegie të konjunktivës dhe kornesë nga nxehtësia
dhe lëndët kimike, në sëmundje të fundus okuli dhe të nervit optik me bazë
vaskulare;
 otorino-laringologji; indikohet në dëmtimet spastike të dëgjimit dhe dëmtimet
vestibulare;
 stomatite, glosite, xhinxhivite, afte;
 dermatologji; përdoret në ekzemë, morth, dermatite toksike, alopeci areata.
Mjeku juaj mund ta ketë dhënë Nikotinamid për një qëllim tjetër. Pyesni mjekun tuaj në
qoftë se doni të dini pse ju është dhënë Nikotinamid.
2. PËRPARA SE TË MERRNI NIKOTINAMID
Mos merrni Nikotinamid në qoftë se:
 jeni me gjendje hemorragjike (hemorragji në traktin gastrointestinal,
hemorragji cerebrale, hemoptizi, hematuri);
 vuani nga glomerulonefriti akut;
 vuani nga vese të dekompensuara të zemrës;
 keni kaluar infarkt miokardi.
Tregoni kujdes të veçantë me Nikotinamid
Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se:
 jeni të sëmurë me të dhëna të mëparshme për ulçer peptike;
 jeni të sëmurë me gutë;
 keni dëmtim të funksionit të mëlçisë;
 pacienti është i moshuar;
Marrja e Nikotinamid me ushqim dhe pije
Nuk ka të dhëna për bashkëveprimin e këtij bari me ushqimin dhe pijen.
Shtatzënia
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni shtatzënë ose po planifikoni të
ngeleni shtatzënë. Nikotinamid është i indikuar të përdoret në shtatzëni.
Ushqimi me gji
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se ushqeni foshnjën me qumësht gjiri.
Nikotinamid është i indikuar të përdoret gjatë ushqyerjes me gji.
Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Nikotinamid nuk e ul aftësinë tuaj për të drejtuar automjetin ose për të punuar me
makineri.
Marrja e barnave të tjera
Trajtimi i njëkohshëm me barna të tjera mund të ndikojë ose të ndikohet nga
Nikotinamid.
Ju lutemi të kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose
keni marrë kohët e fundit barna të tjera, përfshire ato të marra pa recetë. Mos harroni të
informoni mjekun tuaj për trajtimin me Nikotinamid në qoftë se ju jepet ndonjë bar tjetër
gjatë trajtimit, sidomos këta të mëposhtmit:
 beta-bllokues, sepse efekti antihipertensiv i tyre mund të fuqizohet nga
Nikotinamid;
 lovastatin, sepse përdorimi në të njëjtën kohë me të mund ta shtojë rrezikun e
miopatisë.
3. SI TA MERRNI NIKOTINAMID
200 mg, 2-3 herë në ditë.
Gjithmonë merrini tabletat Nikotinamid vetëm sipas këshillës së mjekut. Në qoftë se
ndjeni që efektet e Nikotinamid janë shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me
mjekun ose farmacistin tuaj.
Mjeku juaj mund t’ju kërkojë të merrni Nikotinamid për një kohë më të gjatë. Pyesni
mjekun tuaj për këshillë në qoftë se nuk jeni i sigurt për sa kohë duhet ta merrni.
Në qoftë se keni marrë më shumë Nikotinamid
Në qoftë se keni marrë më shumë Nikotinamid se sasia që duhet të merrnit, ose në
qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj,
spitalin ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë
për veprimet që duhet të ndërmerren.
Në qoftë se keni harruar të merrni Nikotinamid
Në qoftë se harroni një dozë, merrni dozën në vazhdim kur të jetë koha për marrjen e
zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë për të plotësuar dozën e harruar.
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose
farmacistin tuaj.
4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME
Të gjitha barnat mund të shkaktojnë efekte anësore. Ndonjëherë ato janë serioze,
shumicën e herëve jo. Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve të mundshme anësore.
Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre.
Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore të mëposhtme ju
shqetëson. Përdorimi për kohë të gjatë dhe me doza të larta mund të favorizojë këto
efekte:
 degjenerime konjunktive dhe yndyrore;
 hipertrofi e mëlçisë.
Në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk janë të përmendura në këtë fletëudhëzues, ju
lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
5. SI TA RUANI NIKOTINAMID
Mbajeni larg fëmijëve!
Mos e përdorni barin pas datës së skadimit e cila është e shënuar në paketim.
Mos e ruani mbi 25°C!
6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Nikotinamid?
Lënda vepruese është nikotinamidi.
Çdo tabletë përmban 200 mg nikotinamid.
Përbërësit e tjerë janë: amidon, laktozë, povidon, celulozë mikrokristalore, stearat
magnezi, talk dhe glikolat natriumi i amidonit.
Përmbajtja e paketimit:
Kuti me 30 tableta.
Mbajtësi i autorizimit për tregtim (MAT) dhe prodhuesi:
PROFARMA Sh.a.
Rruga “Myslym Keta “
Tel.Fax. 00 355 4 23 89 602
Tiranë – Shqipëri
Ky fletëudhëzues u formulua për herë të fundit në Mars 2014.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top