Menu
Ilace
  • Fillimi
  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • X
  • Y
  • Z
Ilace

Nitro Farm Retard (kapsula)

Nitro Farm Retard (kapsula)

Nitro Farm Retard

Veprimi
Nitroglicerina është në përdorim gati 100 vite, në trajtimin e sëmundjeve të zemrës me angjinë pektorale, kurse mekanizmi i veprimit është zbuluar para disa viteve, për të cilën është fituar edhe çmimi Nobel.
Kjo substancë në sipërfaqen e membranës qelizore shndërrohet në oksid nitrik, që aktivizon guanil-ciklazën, e cila gjeneron GMP-c, e kjo shkakton uljen e Ca2 dhe relaksimin e muskulaturës së lëmuar të enëve koronare (nëse nuk janë dukshëm të përfshira në procesin e aterosklerozës), si dhe ushqyerjen adekuate të muskulit të zemrës. Ky relaksim mund të arrihet edhe nëpërmjet të zvogëlimit të tromboksanit A2.

Indikimet
Nitro Farm® retard përdoret për mjekimin afatgjatë të insuficiencës koronare dhe për profilaksë të vazhdueshme të sulmit të angjinës pektorale (me përdorimin e tij numri i sulmeve dhe intensiteti është dukshëm më i vogël, toleranca e lodhjes është e rritur, kurse depresioni i segmentit ST është dukshëm i redukuar).
Nitro Farm® retard shfrytëzohet edhe te insufiçienca e shkallës së III dhe të IV të zemrës.

Kundërindikimet

  • Mbindjeshmëria ndaj nitrateve organike;
  • insufiçienca cirkulatore akute (shok, kolaps cirkulator);
  • shoku kardiogjen;
  • trauma e kokës,
  • hemorragjia cerebrale;
  • glaukoma me kënd të ngushtë;
  • hipertrofia e prostatës;
  • marrja e njëkohshme e sildenafilit (Viagra), sepse sildenafili e fuqizon efektin e barit në uljen e presionit të gjakut.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit

Insufiçienca koronare e shkallës së mesme: 3 herë nga 5 mg (nuk lejohet të merret më pak se 2 herë nga 5 mg/ditë). Nëse jepet 4 herë nga 5 mg/ditë mund të pritet zhvillimi i tolerancës në nitrate (zvogëlimi i efikasitetit të barit).

Të sëmurët me insufiçiencë mesatarisht të rëndë mjekohen me sukses 3 herë nga 2,5 mg/ditë Nitro Farm® retard. Mjekimin duhet filluar me doza të vogëla (2 herë nga 2,5 mg/ditë), pastaj doza rritet gradualisht.

Efektet anësore
Nitro Farm® retard në fillim të terapisë mund të shkaktojë rënie të shtypjes arteriale (hipotension ortostatik), marramendje, dobësi të përgjithshme dhe tahikardi refleksive.

Ruajtja
Të ruhet në temperaturë të dhomës 15ºC – 25ºC, në vend të thatë i mbrojtur nga drita.
Bari mbahet larg nga kontakti me fëmijët.

Afati i qëndrueshmërisë
Është shënuar në paketim.
Nuk lejohet përdorimi pas skadimit të afatit.

Paketimi
Kutia me 20 kapsula nga 2,5 mg.

  • dhimbje gjoksi
  • efektet anesore te Nitro Farm Retard
  • efektet anesore te Nitroglicerina
  • Insufiçienca koronare e shkallës së mesme
  • isuficenca koronare
  • menyra e perdorimit te Nitro Farm Retard
  • menyra e perdorimit te Nitroglicerina
  • mjekimin afatgjatë të insuficiencës koronare
  • Nitroglicerina
  • Të sëmurët me insufiçiencë mesatarisht të rëndë
  • Website interesante

    • Informacione mjekesore

    Categories

    • A
    • B
    • C
    • D
    • E
    • F
    • Format Farmaceutike
    • G
    • H
    • I
    • J
    • K
    • L
    • Lajme
    • M
    • N
    • O
    • P
    • Q
    • R
    • S
    • T
    • U
    • V
    • X
    • Y
    • Z
    ©2025 Ilace | Powered by WordPress & Superb Themes