Noctal (tableta) Reviewed by Momizat on . Noctal (tableta) NOCTAL përmban melatoninë, e cila është një substancë e pranishme në kushte fiziologjike në organizëm. NOCTAL indikohet në rastet kur nevojitet Noctal (tableta) NOCTAL përmban melatoninë, e cila është një substancë e pranishme në kushte fiziologjike në organizëm. NOCTAL indikohet në rastet kur nevojitet Rating: 0
You Are Here: Home » N » Noctal (tableta)

Noctal (tableta)

Noctal (tableta)

Noctal

NOCTAL përmban melatoninë, e cila është një substancë e pranishme në kushte fiziologjike në organizëm.
NOCTAL indikohet në rastet kur nevojitet një rregullim i bioritmeve të trupit, në veçanti i ciklit gjumë-zgjim, si dhe për të kundërshtuar efektet që vërehen gjatë udhëtimeve të gjata me aeroplan.
NOCTAL këshillohet në të gjitha rastet kur nevojat fiziologjike për melatoninë janë të shtuara.

Përbërja
Melatoninë  4mg.
Fosfat kalciumi, celulozë mikrokristaline, stearat magnezi vegjetal, dioksid silici.

Mënyra e përdorimit
Për rregullimin e ciklit gjumë-zgjim:
Këshillohet marrja e një tablete, në darkë, një orë përpara se të shtriheni për të fjetur, ose sipas përshkrimit të mjekut.
Për të kundërshtuar efektet që vërehen gjatë udhëtimeve të gjata me aeroplan:
(efekteve që vërehen nga ndryshimi i shpejtë i disa zonave orare).
Këshillohet marrja e një tablete, në darkë, një orë përpara se të shtriheni për të fjetur, 3-4 ditë përpara dhe 3-4 pas udhëtimit me aeroplan. Gjithashtu, këshillohet që tableta të merret në të njëjtën orë, duke respektuar orën lokale.
Melatonina, e cila është një substancë e pranishme në kushte fiziologjike në organizëm, është një “hormon” natyral që sekretohet nga gjendra pineale ose epifiza, që lokalizohet në bazën e trurit.
Sekretimi ndodh sipas një cikli cirkadian, që rregullohet nga ciklet dritë-errësirë, duke arritur kulmin gjatë natës dhe duke u pakësuar në minimum gjatë ditës.
Prodhimi i melatoninës pakësohet vazhdimisht me kalimin e moshës dhe atrofizimin e vetë gjendrës pineale.
Marrja e një tablete Noctal bën një zëvendësim fiziologjik të melatoninës së sekretuar nga organizmi.
Karakteristika kryesore e Noctal është rikthimi në normë i ciklit gjumë-zgjim.
Për këtë qëllim, melatonina këshillohet për të nxitur rishfaqjen e gjumit natyral, duke përmirësuar në këtë mënyrë si kohëzgjatjen, ashtu edhe cilësinë e gjumit.
Noctal indikohet për të riekuilibruar ritmin e prishur gjumë-zgjim, si pasojë e ndryshimit të shpejtë të disa zonave orare, gjatë udhëtimeve të gjata me aeroplan.
Risinkronizimi i bioritmeve fiziologjike të organizmit (proçeseve cirkadianë) i kundërvihet streseve që provokon jeta e përditshme e çrregullt.
Noctal gjithashtu zotëron edhe veprim antioksidant, që shprehet duke kundërshtuar efektet dëmtuese të radikaleve të lira.
Trajtimi afatgjatë nuk shoqërohet me efekte të padëshiruara.

Paralajmërime
Bari duhet të ruhet në vende të paarritshme nga fëmijët.
Mos tejkaloni dozën ditore të këshilluar.
Nuk këshillohet përdorimi i barit në gratë shtatzëna, në gratë që ushqejnë fëmijët me gji dhe në fëmijë.
Produkti duhet të mbahet në një vend të thatë, të freskët dhe të mbrojtur nga drita.
Mos e hidhni paketimin pas përfundimit të trajtimit në mjedis.
Data e skadimit e treguar në kuti i referohet preparatit të paketuar, të ruajtur në kushte korrekte.

Tags: , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top