NODIR SUSPENSION Reviewed by Momizat on . NODIR SUSPENSION FLETËPALOSJA EMRI: Suplement ushqimor i nevojshëm për trajtimin e diarresë jo specifike. PËRBËRJA: Tretësira është një përzierje me aromë lules NODIR SUSPENSION FLETËPALOSJA EMRI: Suplement ushqimor i nevojshëm për trajtimin e diarresë jo specifike. PËRBËRJA: Tretësira është një përzierje me aromë lules Rating: 0
You Are Here: Home » N » NODIR SUSPENSION

NODIR SUSPENSION

NODIR SUSPENSION

nodir

FLETËPALOSJA

EMRI:
Suplement ushqimor i nevojshëm për trajtimin e diarresë jo specifike.

PËRBËRJA:
Tretësira është një përzierje me aromë luleshtrydheje me bazë pluhurin e  kaolinës  dhe ekstrakte Kamomili dhe Arre të zakonshme.

INDIKACIONET:
Është një formulë në të cilën fuqia absorbuese e pudrës së kaolinës shtohet nga veprimi antispasmatik i kamomilit dhe efekti relaksues i arrës në mënyrë që të frenojnë me shpejtësi diarrenë dhe spazmat e dhimbshme të zorrëve.

FORMA FARMACEUTIKE:
100 ml tretësirë.

DOZIMI:

FËMIJË:
Merrni një lugë çaji (baras me 5 ml) tretësirë 1 deri 3 herë në ditë.

TË RRITUR:   
Merrni një lugë gjelle (baras me 10 ml) tretësirë 1 deri 3 herë në ditë.

KUJDES:

Merrni preparatin të paktën 2 orë ose 3 orë para gëlltitjes së disa medikamenteve si :
glukozidet kardiakë, alkaloidët, estrogjenët, klorokininës, linkomycinës, psikotikëve phenotiazinikë dhe ksantinës sepse pluhuri i kaolinës mund të ndërveprojë me absorbimin e këtyre medikamenteve.

INFORMACION  NUTRICIONAL :
Diarreja është një rritje e frekuencës së defekimeve dhe në mënyrë simultane është një pakësim i konsistencës së feçeve, të cilat mund të bëhen të ujshme.
Problemi më i madh në rastin e diarresë është rreziku i dehidratimit, veçanërisht nëse diarreja shoqërohet bashkë me të vjella, ose kohëzgjatja e saj është me e gjatë se një javë me defekime më shumë se 4-5 herë në ditë.
Në pjesën më të madhe të rasteve diarreja që shkaktohet nga infeksionet virale mund gjithashtu të shkaktojë të vjella dhe temperaturë.
Shkaqe të tjerë të shpeshtë të diarresë janë parazitët dhe bakteret.
Kaolina e quajtur gjithashtu “argjila e bardhë” është një pluhur dhe gjerësisht e përhapur në natyrë, shumica e depozitave të kaolinës janë të kontaminuara me oksid hekuri  dhe papastërti të tjera si  karbonat kalciumi dhe karbonat magneziumi, prandaj që të bëhët e përdorshme për përdorim farmaceutik, kaolina purifikohet dhe lahet mirë me ujë.
Falë vetisë shumë të mirë absorbuese që i përkasin këtij pluhuri, kaolina përdoret  si trajtim simptomatik në sëmundjet diarreike të shkaktuara nga sëmundje infektive të sistemit gastrointestinal apo nga helmimi ushqimor duke shkaktuar një trashje te feçeve, duke dhënë përmirësimin e tranzitit intestinal dhe gjithashtu absorbimin e lëndëve ushqyese.
Kaolina duke vepruar si një mekanizëm fizik, mund të përdoret në trajtimin e diarresë në fëmijë dhe të rritur, duke përcaktuar në mënyrë të përshtatshme dozimin.
Ekstrakti I KAMOMILIT, L. Matricaria chamomile pluhur, shakakton aktivitet spasmolitik në muskulaturën e lëmuar të intestinit, e cila është e lidhur me flavonoidet në veçanti me apigeninën por gjithashtu me bisabololin dhe derivatet e tij.
Veprimi spazmolitik është i ngjashëm me atë të papaverinës. Efekti varet, të paktën pjesërisht nga veprimi i pakësimit të hyrjes së kalciumit në qelizat e muskulaturës së lëmuar të murit intestinal si pasojë e inhibimit të cAMP-fosfodiesterasës.

Disa studime kanë treguar se përdorimi i kamomilit në kolikat infantile dhe diarrenë :

a) përdorimi i kamomilit si kontrollues placebo në fëmijë të cilëve i është dhënë për një javë bashke me finok dhe lëng limoni është vënë re se pas 4 ditë trajtimi, kohëzgjatja e të qarave është pakësuar deri ne 70%. Kjo si pasojë e efektit të formulës e cila redukton motilitetin gastrointestinal

b) një tjeter studim ka treguar se përdorimi i kamomilit së bashku me pektinën e mollës redukton severitetin e diarresë dhe kohëzgjatjen e saj në fëmijë nga mosha 6 muaj deri 6 vjeç.
Ekstrakti i arrës së zakonshme, Juglans, ka efekt relaksues si pasojë e përmbajtjes së taninës e cila kur bie në kontakt me membranat mukozale formon lidhje me proteinat duke reduktuar permeabilitetin e membranave.

Disa nga veçoritë e taninës janë :
-  Janë molekula të mëdha të cilat nuk absorbohen nga lumeni intestinal dhe nuk futen në sistemin sistemik.
-  Mbrojtje ndaj faktorëve patogjenë të cilët precipitohen dhe ndaj faktorëve irritues.
-  Reduktim të sekrecioneve të membranave mukozale.
- Reduktim të sensitivitetit të mbaresave nervore në zorrë duke reduktuar stimulimin e peristaltikës.

Tags: , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top