Nolpaza 40mg Reviewed by Momizat on . Nolpaza 40 mg tableta gastrorezistente Pantoprazol FLETËUDHËZUES: INFORMACION PËR PËRDORUESIN Lexoni me kujdes të gjithë këtë fleteudhëzues përpara se ta përdor Nolpaza 40 mg tableta gastrorezistente Pantoprazol FLETËUDHËZUES: INFORMACION PËR PËRDORUESIN Lexoni me kujdes të gjithë këtë fleteudhëzues përpara se ta përdor Rating: 0
You Are Here: Home » N » Nolpaza 40mg

Nolpaza 40mg

Nolpaza 40 mg tableta gastrorezistente

nolpaza 40mg

Pantoprazol

FLETËUDHËZUES: INFORMACION PËR PËRDORUESIN

Lexoni me kujdes të gjithë këtë fleteudhëzues përpara se ta përdorni atë.

  • Ruajeni fletëudhëzuesin. Mund të duhet ta lexoni përsëri atë.
  • Nëse keni pyetje të tjera, pyesni mjekun ose farmacistin.
  • Ky bar është përshkruar për ju. Mos ia jepni atë të tjerëve. Mund të jetë i dëmshëm për ta, edhe nëse simptomat e tyre janë të njëjta me tuajat.
  • Nëse ndonjë prej efekteve anësore është serioz, ose ju dalloni ndonjë efekt anësor që nuk është përshkruar në këtë fletëudhëzues, ju lutemi njoftoni mjekun ose farmacistin.

Në këtë fletëudhëzues do të gjeni:

  1. Çfarë është dhe përse përdoret Nolpaza
  2. Përpara se të merrni Nolpaza
  3. Si merret Nolpaza
  4. Efektet anësore të mundshme
  5. Si të ruhet Nolpaza
  6. Informacion i mëtejshëm

1. Çfarë është dhe përse përdoret Nolpaza

Nolpaza përmban substancën aktive pantoprazol, e cila bën pjesë në grupin e barnave të quajtura frenues të pompës protonike. Pantoprazoli frenon sekretimin e acidit të stomakut.

Tabletat Nolpaza 40 mg indikohen për:

  • trajtimin e ezofagitit nga refluksi (inflamacion i veshjes së brendshme të fytit );
  • trajtimin e ulçerës së stomakut;
  • trajtimin e ulçerës duodenale;
  • trajtimin e kombinuar me dy antibiotikë për çrrënjosjen e Helicobacter pylori, një bakter që shkakton ulçera të stomakut dhe duodenit;
  • trajtimin e sindromit Zollinger-Ellison dhe gjendje të tjera me rritje të sekrecionit të acidit të stomakut.

2. Përpara se te merrni Nolpaza

Mos merrni Nolpaza

  • nëse jeni alergjik (i mbindjeshëm) ndaj pantoprazolit ose ndaj ndonjë përbërësi tjetër të Nolpazës.
  • Nolpaza nuk është e përshtatshme për trajtimin e kombinuar me dy antibiotikë për çrrënjosjen e Helicobacter pylori në pacientët me sëmundje të rëndë të veshkave dhe mëlçisë për shkak të eksperiencës së kufizuar klinike.

Tregoni kujdes të veçantë me Nolpaza

Thuajini mjekut:

  • nëse jeni shtatzënë, planifikoni të ngeleni shtatzënë ose ushqeni me gji;
  • nëse vuani nga sëmundje të mëlçisë ose veshkave;
  • nëse merrni preparate të vitamin B12.

Marrja e barnave të tjerë

Ju lutemi thuajini mjekut ose farmacistit nëse merrni ose keni marrë kohët e fundit ndonjë bar tjetër, përfshirë dhe barnat që merren pa përshkrimin e mjekut.

Thuajini mjekut:

  • nëse merrni barnat që përdoren për trajtimin e infeksioneve mykotike të lëkurës dhe thonjve (p.sh. ketoconazol).

Marrja e Nolpazës me ushqim dhe lëngje

Gëlltiteni të gjithë tabletën, me pak ujë, para ngrënies.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji

Pyesni mjekun ose farmacistin për këshilla përpara se të merrni çdo bar.
Nolpaza nuk rekomandohet për përdorim gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji përveç rasteve në të cilat përfitimi për nënën tejkalon rrezikun e mundshëm për fetusin ose bebin.

Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive

Nolpaza nuk njihet të prek aftësinë për të drejtuar automjetet dhe për të përdorur makineritë.

Informacion i rëndësishëm rreth disa përbërësve të Nolpazës

Nolpaza përmban sorbitol. Nëse ju është thënë nga mjeku juaj se ju keni intolerancë ndaj disa sheqernave, kontaktoni mjekun përpara se të merrni këtë produkt mjekësor.

3. Si merret Nolpaza

Merreni gjithmonë Nolpazën ekzaktësisht siç ju ka thënë mjeku juaj. Ju duhet të kontrolloni me mjekun ose farmacistin tuaj nëse nuk jeni i sigurt.

Dozimi:

  • Për trajtimin e ezofagitit nga refluksi (një inflamacion i veshjes së brendshme të fytit), doza e rekomanduar është një tabletë Nolpaza 40 mg në ditë. Trajtimi zakonisht zgjat 4 javë por nëse kjo nuk është e mjaftueshme, shërimi arrihet kryesisht në 4 javët e tjera.
  • Për trajtimin e ulçerës së stomakut, doza e rekomanduar është një tabletë Nolpaza 40 mg në ditë. Trajtimi zakonisht zgjat 4 javë por nëse kjo nuk është e mjaftueshme, shërimi arrihet kryesisht në 4 javët e tjera.
  • Për trajtimin e ulçerës së duodenit, doza e rekomanduar është një tabletë Nolpaza 40 mg në ditë. Trajtimi zakonisht zgjat 2 javë por nëse kjo nuk është e mjaftueshme, shërimi arrihet kryesisht në 2 javët e tjera.
  • Për çrrënjosjen e Helicobacter pylori, doza e rekomanduar është një tabletë Nolpaza 40 mg dy herë në ditë. Merreni tabletën e parë në mëngjes dhe të dytën para ngrënies së darkës. Mjeku do t’ju thotë të merrni 2 antibiotikë të përshtatshëm shtesë e tabletave Nolpaza 40 mg. Ndiqni rigorozisht instruksionet për marrjen e secilit bar. Trajtimi i kombinuar zgjat 7 ditë. Mund të zgjatet maksimumi 14 ditë.
  • Doza fillestare e trajtimit afatgjatë të sindromit Zollinger-Ellison dhe gjendjeve të tjera me sekrecion të rritur të acidit të stomakut është 80 mg pantoprazol (dy tableta Nolpaza 40 mg) në ditë. Merrni parasysh sëmundjen tuaj, mjeku do të përshkruaj dozën e përshatshme për ju. Doza ditore më e madhe se 80 mg pantoprazol duhet të merret në dy doza të ndara. Nëse është e nevojshme, doza mund të rritet deri në 160 mg, por doza të tilla nuk mund të merren për një kohë më të gjatë sesa nevojitet për rregullimin e acidit gastrik.

Gëlltiteni të gjithë tabletën, me pak ujë, para ngrënies. Nëse merrni barin një herë në ditë, merreni tabletën në mëngjes, para ngrënies. Mos e thërmoni, thyeni ose përtypni tabletën.
Nëse keni sëmundje të rënda të mëlçisë, mjeku mund t’ju këshilloj të merrni një tabletë Nolpaza 40 mg çdo ditë dhe ai/ajo do t’ju kryej kontrolle periodike të testeve të funksionit hepatik.

Nëse merrni më shumë Nolpaza se ju duhet .

Kontaktoni menjëherë me mjekun.

Nëse harroni të merrni Nolpazën

Nëse harroni të merrni një dozë, merreni menjëherë sapa të kujtohet, veç nëse është koha për të marrë dozën tjetër.
Mos merrni dozë dyfishe për të zëvendësuar dozën e humbur. Nëse keni më tepër pyetje për përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin.

4. Efektet anësore të mundshme

Si të gjitha barnat, Nolpaza mund të shkaktojë efekte anësore, ndonëse jo të gjithë i provojnë ato.

Efektet anësore të zakonshme (ndodhin më e rralla 1 në 100 dhe më shpesh 1 në 10 pacientë të trajtuar) mund të përfshijnë: dhimbje abdominale, konstipacion, meteorizëm, diarre, ose dhimbje koke.

Efektet anësore jo të zakonshme (ndodhin më e rralla 1 në 1,000 dhe më e shpeshta 1 në 100 pacientë të trajtuar) mund të përfshijnë: nauze, të vjella, vertigo, shikim i mjegullt ose reaksione hiperndjeshmërie, të tilla si të kruajtura dhe rash i lëkurës.

Efektet anësore të rralla (ndodhin më e rralla 1 në 10,000 dhe më e shpeshta 1 në 1,000 pacientë të trajtuar) mund të përfshijnë: ndjesinë e tharjes së gojës ose dhimbje të kyçeve.

Efektet anësore shumë të rralla (ndodhin më pak se 1 në 10,000 pacientë të trajtuar) mund të përfshijnë: urtikarie, enjte e duarve ose këmbëve, angioedema (enjtje e membranës mukoze dhe indeve të buta në lëkurë dhe tjetërkund në trup), dhimbje muskujsh, depresion, ikter, disfunksion i rëndë i mëlçisë ose veshkave, reaksione të rënda hiperndjeshmërie, ndjeshmëri ndaj dritës së diellit, reaksione të rënda të lëkurës, temperaturë e lartë trupore, nivele të rritura të yndyrnave në trup dhe ndryshime në testet laboratorike të gjakut dhe në testet e funksionit hepatik.

Nëse ndonjë nga efektet anësore bëhet serioz, ose ju vini re ndonjë efekt anësor që nuk është i përfshirë në këtë fletëudhëzues, ju lutem thuajini mjekut ose farmacistit.

5. Si të ruhet Nolpaza

Mbajini larg shikimit apo vendeve që arrihen prej fëmijëve.
Ky produkt mjekësor nuk kërkon kushte të veçanta të ruajtjes.

Data e skadimit

Mos e përdorni Nolpazën pas datës së skadimit të shënuar në ambalazh.
Data e skadimit referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.
Barnat nuk duhet të hidhen në lavamane ose në plehërat e shtëpisë.
Pyesni farmacistin si duhet të hidhen barnat që nuk përdoren për një kohë të gjatë.
Këto masa ju ndihmojnë të mbroni ambjentin.

6. Informacione të mëtejshme

Çfarë përmban Nolpaza

  • Substanca aktive është pantoprazoli. Çdo tabletë gastrorezistente përmban 40 mg pantoprazol si pantoprazol natriumi seskuihidrat.
  • Përbërësit e tjerë janë manitol, krospovidon, karbonat natriumi anhidrik, sorbitol dhe stearat kalciumi në bërthamën e tabletës, dhe hipermelozë, povidon, dioksid titaniumi (E171), oksid hekuri i verdhë (E172), propilen glikol, acid metakrilik – akrilat etili kopolimer (1:1) shpërbërja 30 për qind, laril sulfat natriumi, polisorbit 80, makrogol 6000 pudër në veshjen me film.

Si duket Nolpaza dhe përmbajtja e paketimit

Tabletat gastrorezistente 40 mg janë të verdha në kafe të lehtë, ovale, lehtësisht bikonvekse, të veshura me film.
Ato janë të disponueshme në ambalazh me 28 tableta gastrorezistente në paketime me blistera me nga 14 tableta.

Informacion mbi mënyrën e përshkrimit

Merret vetëm me përshkrimin e mjekut.

Tags: , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top