NOLPAZA 20mg Reviewed by Momizat on . NOLPAZA  20 mg tableta gastrorezistente Pantoprazol FLETËUDHËZUES: INFORMACION PËR PËRDORUESIN Lexoni me kujdes të gjithë këtë fletëudhëzues përpara se ta përdo NOLPAZA  20 mg tableta gastrorezistente Pantoprazol FLETËUDHËZUES: INFORMACION PËR PËRDORUESIN Lexoni me kujdes të gjithë këtë fletëudhëzues përpara se ta përdo Rating: 0
You Are Here: Home » N » NOLPAZA 20mg

NOLPAZA 20mg

NOLPAZA  20 mg tableta gastrorezistente

nolpaza 20mg

Pantoprazol

FLETËUDHËZUES: INFORMACION PËR PËRDORUESIN

Lexoni me kujdes të gjithë këtë fletëudhëzues përpara se ta përdorni atë.

  • Ruajeni fletëudhëzuesin. Mund të duhet ta lexoni përsëri atë.
  • Nëse keni pyetje të tjera, pyesni mjekun ose farmacistin.
  • Ky bar është përshkruar përju. Mos ia jepni atë të tjerëve. Mund të jetë i dëmshëm për ta, edhe nëse simptomat e tyre janë të njejta me tuajat.
  • Nëse ndonjë prej efekteve anësore është serioz, ose ju dalloni ndonjë efekt anësor që nuk është përshkruar në këtë fletëudhëzues, ju lutemi njoftoni mjekun ose farmacistin.

Në këtë fletëudhëzues do të gjeni:

  1. Çfarë është dhe përse përdoret Nolpaza
  2. Përpara se të merrni Nolpaza
  3. Si merret Nolpaza
  4. Efektet anësore të mundshme
  5. Si të ruhet Nolpaza
  6. Informacion i mëtejshëm

1.Çfarë është dhe përse përdoret Nolpaza

Nolpaza përmban substancën aktive pantoprazol, e cila bën pjesë në grupin e barnave të quajtura frenues të pompës protonike. Pantoprazoli frenon sekretimin e acidit në stomak.

Tabletat Nolpaza 20 mg janë të indikuara në:

  • trajtimin e refluksit acidik mesatar dhe simptomave shoqëruese (p.sh. djegie gjoksi, regurgitim, dhimbje në gëlltitje);
  • trajtimin aftagjatë dhe parandalimin e ezofagitit rekurent nga refluksi (inflamacion i veshjes së brendshme të fytit);
  • parandalimin e ulçerës së stomakut dhe duodenit (lezione të membranës mukoze të veshjes së brendshme të stomakut ose duodenit) të shkaktuara nga barnat anti-inflamatore josteroide ( NSAIDs ) në pacientët me risk të lartë me një nevojë për trajtim të vazhdueshëm joselektiv me NSAID.

2.Përpara se të merrni Nolpaza

Mos merrni Nolpaza

  • nëse jeni alergjik (i mbindjeshëm) ndaj pantoprazolit ose ndaj ndonjë përbërësi tjetër të Nolpazës.

 Tregoni kujdes të veçantë me Nolpaza

Thuajini mjekut:

  • nëse jeni shtatzënë, planifikoni të ngeleni shtatzënë ose ushqeni me gji;
  • nëse vuani nga sëmundje të mëlçisë ose veshkave;
  • nëse merrni preparate të vitamin B12.

Marrja e barnave të tjerë

Ju lutemi thuajini mjekut ose farmacistit nëse merrni ose keni marrë kohët e fundit ndonjë bar tjetër, përfshirë dhe barnat që merren pa përshkrimin e mjekut.

Thuajini mjekut:

  • nëse merrni barnat që përdoren për trajtimin e infeksioneve mykotike të lëkurës dhe thonjve (p.sh. ketoconazol).

Marrja e Nolpazës me ushqim dhe lëngje

Gëlltiteni të gjithë tabletën, me pak ujë, para ngrënies.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji

Pyesni mjekun ose farmacistin për këshilla përpara se të merrni çdo bar.

Nolpaza nuk rekomandohet për përdorim gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji përveç rasteve në të cilat përfitimi për nënën tejkalon rrezikun e mundshëm për fetusin ose bebin.

Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive

Nolpaza nuk njihet të prek aftësinë për të drejtuar automjetet dhe për të përdorur makineritë.

Informacion i rëndësishëm rreth disa përbërësve të Nolpazës

Nolpaza përmban sorbitol. Nëse ju është thënë nga mjeku juaj se ju keni intolerancë ndaj disa sheqernave, kontaktoni mjekun përpara se të merrni këtë produkt mjekësor.

3. Si merret Nolpaza

Merreni gjithmonë Nolpazën ekzaktësisht siç ju ka thënë mjeku juaj. Ju duhet të kontrolloni me mjekun ose farmacistin tuaj nëse nuk jeni i sigurt .

Dozimi:

  • Doza e rekomanduar në refluksin acidik mesatar dhe simptomat shoqëruese është një tabletë Nolpaza 20 mg në ditë. Lehtësimi i simptomave arrihet brenda 2-4 javësh; inflamacioni i fytit kurohet në 4 javë. Nëse kjo nuk është e mjaftueshme, trajtimi mund të zgjatet për një periudhë shtesë prej 4 javësh. Në rastin e rekurencës së simptomave të refluksit acidik mesatar, ju mund të merrrni ndonjëherë një tabletë Nolpaza 20 mg në ditë. Nëse përgjigja e trajtimit nuk është mjaftueshëm efektive në parandalimin e këtyre simptomave, mjeku mund tu rekomandojë trajtim të vazhdueshëm me një tabletë Nolpaza 20 mg në ditë.
  • Për trajtim afatgjatë në parandalimin e rekurencës së refluksit ezofageal (inflamacion i veshjes së brendshme të fytit), doza e rekomanduar është një tabletë Nolpaza 20 mg në ditë. Në rastin e rekurencës së sëmundjes, mjeku mund të rrisë dozën deri 40 mg Pantoprazol. Pas qetësimit, mjeku mund të reduktojë dozën e pantoprazolit deri 20 mg.
  • Për parandalimin e ulçerës së stomakut dhe duodenit të shkaktuara nga barnat anti-inflamatore josteroide (NSAID), doza e rekomanduar është një tabletë Nolpaza 20 mg në ditë. Gëlltiteni të gjithë tabletën me pak ujë, në mëngjes pas ngrënies. Mos e thërmoni, thyeni, ose përtypni tabletën.

Nëse merrni më shumë Nolpaza se ju duhet

Kontaktoni menjëherë me mjekun.

Nëse harroni të merrni Nolpazën

Nëse harroni të merrni një dozë, merreni menjëherë sapo të kujtohet, veç nëse është koha për të marrë dozën tjetër. Mos merrni dozë dyfishe për të zëvendësuar dozën e humbur. Nëse keni më tepër pyetje për përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin.

4. Efektet anësore të mundshme

Si të gjitha barnat, Nolpaza mund të shkaktojë efekte anësore, ndonëse jo të gjithë i provojnë ato.

Efektet anësore të zakonshme (ndodhin një e rralla 1 në 10 dhe më shpesh 1 në 100 pacientë të trajtuar) mund të përfshijnë: dhimbje abdominale, konstipacion. meteorizëm, diarre, ose dhimbje koke.

Efektet anësore jo të zakonshme (ndodhin më e rralla 1 në 1,000 dhe më e shpeshta 1 në 100 pacientë të trajtuar) mund të përfshijnë: nauze, të vjella, vertigo, shikim i mjegullt ose reaksione hiperndjeshmërie, të tilla si të kruajtura dhe rash i lëkurës.

Efektet anësore të rralla (ndodhin më e rralla 1 në 10,000 dhe më e shpeshta 1 në 1,000 pacientë të trajtuar) mund të përfshijnë: ndjesinë e tharjes së gojës ose dhimbje të kyçeve.

Efektet anësore shumë të rralla (ndodhin më pak se 1 në 10,000 pacientë të trajtuar) mund të përfshijnë: urtikarie, enjtje e duarve ose këmbëve, angioedema (enjtje e membranës mukoze dhe indeve të buta në lëkurë dhe tjetërkund në trup), dhimbje muskujsh, depresion, ikter, disfunksion i rëndë i mëlçisë ose veshkave, reaksione të rënda hiperndjeshmërie, ndjeshmëri ndaj dritës së diellit, reaksione të rënda të lëkurës, temperaturë e lartë trupore, nivele të rritura të yndyrnave në trup dhe ndryshime në testet laboratorike të gjakut dhe në testet e funksionit hepatik.

Nëse ndonjë nga efektet anësore bëhet serioz, ose ju vini re ndonjë efekt anësor që nuk është i përfshirë në këtë fletëudhëzues, ju lutem thuajini mjekut ose farmacistit.

5. Si të ruhet Nolpaza

Mbajini larg shikimit apo vëndeve që arrihen prej fëmijëve.
Ky produkt mjekësor nuk kërkon kushte të veçanta të ruajtjes.
Data e skadimit
Mos e përdorni Nolpazën pas datës së skadimit të shënuar në ambalazh.
Data e skadimit i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.
Barnat nuk duhet të hidhen në lavamane ose në plehërat e shtëpisë.

Pyesni farmacistin si duhet të hidhen barnat që nuk përdoren për një kohë të gjatë. Këto masa ju ndihmojnë të mbroni ambjentin.

6. lnformacione te mëtejshme

Çfarë përmban Nolpaza

• Substanca aktive është pantoprazoli. Çdo tabletë gastrorezistente përmban 20 mg pantoprazol si pantoprazol natriumi seskuihidrat.

• Përbërësit e tjerë janë manitol, krospovidon, karbonat natriumi anhidrik, sorbitol dhe stearat kalciumi në bërthamën e tabletës. dhe hipermelozë, povidon, dioksid titaniumi (E171), oksid hekuri i verdhë (E172), propilen glikol, acid metakrilik – akrilat etili kopolimer (1:1) shpërbërja 30 për qind. laril sulfat natriumi, polisorbit 80, makrogol 6000 pudër në veshjen me film.

Si duket Nolpaza dhe përmbajtja e paketimit

Tabletat gastrorezistente 20 mg janë të verdha në kafe të lehtë, ovale, lehtësisht bikonvekse, të veshura me film.
Ato janë të disponueshme në ambalazh me 28 tableta gastrorezistente në paketime me blistera me nga 14 tableta.

Informacion mbi mënyrën e përshkrimit

Merret vetëm me përshkrimin e mjekut.

Tags: , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top