NORLEVO 1.5mg tableta (Levonorgestrel) Reviewed by Momizat on . NORLEVO 1.5mg tableta Levonorgestrel Para se të filloni ta merrni këtë bar lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzim Ruajeni këtë fletudhëzim. Ndoshta do të keni nev NORLEVO 1.5mg tableta Levonorgestrel Para se të filloni ta merrni këtë bar lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzim Ruajeni këtë fletudhëzim. Ndoshta do të keni nev Rating: 0
You Are Here: Home » N » NORLEVO 1.5mg tableta (Levonorgestrel)

NORLEVO 1.5mg tableta (Levonorgestrel)

NORLEVO

NorLevo

1.5mg tableta
Levonorgestrel

Para se të filloni ta merrni këtë bar lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzim

  • Ruajeni këtë fletudhëzim. Ndoshta do të keni nevojë që ta lexoni përsëri më vonë.
  • Ky bar mund të merret edhe pa përshkrimin e mjekut.
  • Nëse keni ndonjë pyetje tjetër ju  lutemi drejtohuni te mjeku juaj ose farmacisti.
  • Ky bar është përshkruar personalisht për ju dhe ju nuk duhet t’ua jepni të tjerëve. Ky mund tu bëjë keq atyre edhe nëse kanë të njejtat simptoma me tuajat.

Nëse do të keni ndonjë efekt të padëshiruar serioz, ose nëse do të keni ndonjë efekt të padëshiruar i cili nuk përmendet në këtë fletudhëzim ju lutemi tregoni mjekut tuaj ose farmacistit.

Në këtë fletëudhëzues do të gjeni:

  1. Çfarë është dhe përse përdoret Norlevo
  2. Përpara se të merrni Norlevo
  3. Si merret Norlevo
  4. Efektet anësore të mundshme
  5. Si të ruhet Norlevo

1.Çfarë është NorLevo dhe për çfarë përdoret ?
Ky medikament është një kontraceptiv oral në rast emergjencash.

Për çfarë përdoret
Përdoret për të ndaluar ngeljen shtatëzënë në rast marëdhënie seksuale të pambrojtur.

Kur duhen përdorur kontraceptivet?
ky kontaceptiv duhet përdorur sa më shpejt të jetë e mundur për të dhënë efektin maksimal, mundësisht brenda 12 orëve deri jo më vonë se 72 orë.(3 ditë) pas raportit seksual të pambrojtur.

nëse ju dyshoni se keni mbetur shtatzënë për njërën nga arsyet:

  • nëse keni kryer marëdhënie seksuale pa masa mbrojtëse;
  • nëse keni harruar të merrni pilulën contraceptive në kohën e duhur; (në këtë rast lexoni fletëudhëzimin e pilulës contraceptive);
  • nëse prezervativi i partnerit është dëmtuar ose çarë, ose nuk e ka vënë në mënyrë të rregullt ose ka harruar ta përdorë;
  • nëse metoda juaj kontraceptive nuk ka funksionuar siç duhet;
  • në rast përdhunimi.

2. Përpara se të përdorni Norlevo
Mos përdorni Norlevo:

  • Nëse ju jeni alergjik me levonorgesterel ose me ndonje përbërje shtesë dhe në veçanti laktoza.
  • Nëse doktori juaj ju ka thënë se ju jeni alegjike ndaj disa sheqernave ju duhet të flisni me mjekun para se ta përdorni Norlevo.

Vëmendje e veçantë
Kontaceptivët oralë nuk duhen përdorur shpesh sepse:

  • Nuk është efektive kur përdorët gjithmonë në çdo rast;
  • Nuk është e këshillueshme mbidozimi hormonal;
  • Nuk zëvendëson një metodë kontraceptive normale;
  • Nuk ndalon dot shtatzëninë nëse veza është fekonduar.

Nëse femra ka kryer marëdhënie seksuale më shumë se 72 orë më parë ngjizja(fekondimi) mund të ketë ndodhur.
Marrja e Norlevo në këtë moment është e pavleshme.

Marrja e këtij medikamenti është e kundërindikuar nëse keni  shtatzani IN VITRO ose keni inflamacion të tubit të fallopit.
Nuk rekomandohet në femrat që kanë problem me mëlçinë ose sëmundjen Crohn-s.
Trajtimi konsiston në përdorimin e një tablete të vetme.
Përdorimi i vazhdueshëm i Norlevo gjatë ciklit menstrual nuk është i këshillueshëm sepse mund të çrregullojë ciklin menstrual.

Pas marrjes së Norlevo:
Nëse menstruacionet vonohen më shume se 5 ditë.
Edhe nëse është dita e menstruacioneve është e këshillueshme të kryhet një tëst shtatzënie.
Përdorimi i kontraceptivëve të emergjencës nuk të mbron nga sëmundjet seksualisht të trasmetueshme dhe nuk mund të zëvendësojë metodat contraceptive .

Shtatzania
Ky medikament nuk duhet përdorur nëse jeni shtatzanë.
Nëse ju merrni këtë medikament dhe ngeleni shtatzënë  nuk ka asnjë rrezik për fetusin.
Nuk ka të dhëna klinike për fetusin nëse merren mbi 1.5mg levonorgestrel.

Gjidhënia
Dhënia gji është e lejueshme, por meqë levonorgestrel sekretohet në qumësht duhet të pritet të paktën gjashtë orë para se ta ushqeni dëmijën me gji.
Pyesni mjekun ose farmacistin për informacione më të hollësishme.

Ngarja dhe përdorimi i makinerive
Nuk janë kryer studime mbi efektin e norlevo gjatë ngarjes së makinës apo punës me makineri.

Lista e përbërësve inaktivë të cilët duhet ti keni parasysh
Laktoza.

Marrja e medikamenteve të tjera
Marrja e njëhershme e disa medikamenteve si karbamazepina, primidoni,fentoine, rifabutin, rimfampicin, mund të ulë ose ta bëjë të pavleshëm efektin e Norlevo.
Ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin nëse keni marrë së afërmi ndonjë medikament apo keni ndermend të mërrni ndonjërin në këtë moment.

3.Si përdoret Norlevo
Kontraceptivi i emergjencës Norlevo është më i efekshëm kur merret menjëherë, efikasiteti i tij përgjysmohet pas 24 deri 72 orëve.
Përdoret vetëm një tabletë.
Tableta duhet marrë menjëherë, në mënyrë të preferueshme brenda 12 orëve por jo më vonë se 72 orë.
Norlevo mund të merret në çdo kohë të ciklit menstrual.
E rëndësishme është të mos ketë vjellje brenda 3 orëve, nëse ndodh vjellja duhet marrë një kokërr tjetër menjëherë.
Nëse merrni pilula contraceptive, vazhdoni ti merrni rregullisht ato.
Nëse nuk u vijne periodat (cikli menstrual) për siguri beni një test shtatzënie për të vërtetuar që medikamenti ka funksionuar.

Nëse merrni Norlevo më shumë se duhet
Nuk është vërtetuar asnjë rast mbidozimi nga marrja e shumë tabletave të Norlevo.

Nëse harroni të merrni Norlevo
Nëse harroni të merrni Norlevo në mënyrën e rekomanduar nuk mund të sigurohet efikasiteti i tij.

4.Efektet anësore të munshme të Norlevo!
Si të gjitha barnat, Norlevomund të ketë efekte anësore.
Në shumicën e pacientëve, Norlevo nuk shkakton efekte anësore.
Në disa pacientë, mund të shfaqen efektet anësore të mëposhtme:

  • nauzea ;
  • të vjella;
  • dhimbje koke,
  • ndjenjë lodhje;
  • reaksione kutane hipersensesibiliteti;
  • dhimbje barku;
  • vonimi i ciklit menstrual;
  • reaksione alergjike të lëkurës mund të ndodhin mbas marrjes së norlevo;
  • rrjedhje gjaku si në rastin e ciklit menstrual mund të ndodhë pas marrjes së Norlevo.

Nëse vini re ndonjë efekt anësor që nuk është përshkruar në këtë fletëudhëzim ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin tuaj.

5.Kushtet e ruajtjes së medikamentit
Mbajeni  larg  femijëve!
Mos e përdorni pas datës së skadencës, e cila është e shënuar në paketim.
Mos e ruani në temperaturë mbi 25°C!
Ruajeni  barin në paketimin origjinal dhe mbrojeni atë nga drita dhe lageshtia!

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top