Novolax 5 mg (tableta te veshura) Reviewed by Momizat on . Novolax 5 mg tableta te veshura Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e këtij bari. Ky bar merret pa përshkrimin e mjekut. Gjit Novolax 5 mg tableta te veshura Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e këtij bari. Ky bar merret pa përshkrimin e mjekut. Gjit Rating: 0
You Are Here: Home » N » Novolax 5 mg (tableta te veshura)

Novolax 5 mg (tableta te veshura)

Novolax
5 mg tableta te veshura

Novolax 5mg

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e këtij bari.

Ky bar merret pa përshkrimin e mjekut. Gjithsesi, ju duhet ta lexoni me kujdes atë për të marrë rezultatet më të mira prej tij.

  • Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të duhet ta lexoni përsëri atë.
  • Nëse keni pyetje të tjera, pyesni mjekun ose farmacistin.
  • Ju duhet të kontaktoni mjekun nëse simptomat përkeqësohen ose nuk përmirësohen për 7 ditë
  • Nëse ndonjë nga efektet anësore bëhet serioz, ose vini re ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutem njoftoni mjekun ose farmacistin.

Në këtë fletëudhëzues:

  1. Çfarë është dhe përse përdoret Novolax
  2. Përpara se të merrni Novolax
  3. Si të merret Novolax
  4. Efektet e mundshme anësore
  5. Si të ruhet Novolax
  6. lnformacione të mëtejshme

1.Çfarë është dhe përse përdoret
Novolox Tabletat e veshura Novolax përmbajnë substancën aktive bisakodil.
Bisakodil stimulon peristaltikën intestinale dhe rrit sasinë e ujit dhe elektrolitëve që eleminohen nëpërmjet intestinit, për rrjedhojë lejojnë lëvizjen pa dhimbje të zorrëve.
Tabletat janë efektive për 6 deri 12 orë.

Novolax përdoret në:

  • në kapsllëkun e rastësishëm ose në zbrazjen e parregullt të zorrëve,
  • në kapsllëkun kronik (p.sh. për shkak të mungesës së gjatë të aktiviteteve fizike) ose në kapsllëkun e shkaktuar nga hemorroidet;
  • pastrimin e zorrëve përpara ndërhyrjeve kirurgjikale dhe proçedurave diagnostike, p. sh. përpara rrezeve X ose kolonoskopisë,
  • për vendosjen e lëvizjeve normale të zorrëve pas proçedurave kirurgjikale dhe pas lindjes së fëmijës (është e mundur edhe gjatë shtatzënisë por vetëm nën mbikëqyrjen mjekësore) dhe për zbrazjen e zorrëve para lindjes.

Novolax përdoret vetëm për të rriturit dhe fëmijët mbi 4 vjeç.

2. Përpara se te merrni Novolax

Mos merrni Novolax :

  • nëse jeni alergjik (i mbindjeshëm) ndaj bisakodilit ose ndaj ndonjë përbërësi tjetër të Novolax;
  • nëse keni fillim të papritur të gjendjeve abdominale, të tilla si apendicit;
  • nëse keni bllokim të zorrëve (obstruksion intestinal);
  • nëse keni vënë re gjakrrjedhje intestinale.

Tregoni kujdes të veçantë me Novolax
Dieta e përshtatshme, marrja e mjaftueshme e lëngjeve dhe ushtrimet janë të nevojshme për të siguruar një funksion normal të zorrëve.
Përdorimi i laksativit rekomandohet vetëm nëse masat e mësipërme nuk janë të mjaftueshme.
Nëse kapsllëku shfaqet menjëherë dhe zgjat për më tepër se dy javë, mos e merrni barin pa u konsultuar më parë me mjekun.
Ju mund të keni një sëmundje serioze.
Nëse keni dhimbje barku, nauze ose të vjella, përdorimi i Novolax nuk rekomandohet për ju; në këto raste mjeku duhet të vendosë nëse bari mund të merret ose jo.
Nëse jeni shumë të dehidruar, fillimisht duhet zëvendësuar humbja e ujit. Mos përdorni laksativë.
Kujdes i veçantë duhet patur në pacientët me sëmundje inflamatore kronike të zorrëve.
Gjakderdhja nga zorra e trashë ose mungesa e zbrazjes së zorrës pas përdorimit të laksativëve mund të jetë shenjë e një sëmundje serioze.
Ndërprisni marrjen e barit dhe konsultohuni me mjekun.
Ju nuk duhet të merrni Novolax për më shumë se një javë pa instruksionet e mjekut.
Novolax mund tu jepet fëmijëve nën 6 vjeç vetëm nëse rekomandohet nga mjeku.
Pacientët me diabet duhet të kenë parasysh se një tabletë përmban 120 mg sheqer.

Marrja e barnave të tjera
Ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, përfshirë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Laksative mund të zvogëlojnë absorbimin e disa barnave që përdoren për parandalimin e mpiksjes së gjakut (antikoagulantët oralë) dhe isoniazidin (përdoren për trajtimin e tuberkulozit).
Marrja e njëkohshme e kortikosteroideve (barna që përdoren për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme inflamatore) ose disa diuretikëve (tiazidikët, furosemidi) me Novolax rrisin rrezikun për ulje jonormale të përqëndrimit të kaliumit në serum.
Përqëndrimet e ulura të kaliumit në serum rrisin ndjeshmërinë e muskulit të zemrës ndaj glikozideve kardiake (barna për trajtimin e sëmundjeve të zemrës).
Ndërmjet marries së Novolax-it dhe antacideve (barna që reduktojnë aciditetin e stomakut) duhet të ketë një interval prej të paktën një orë.
Tabletat, kaspulat, shurupet dhe format e tjera të barnave që ju gëlltisni duhet të jepen të paktën dy orë para ose dy orë pas marrjes së bisakodilit.

Marrja e Novolax me ushqim dhe pije
Intervali midis marries së Novolax dhe qumështit duhet të jetë të paktën një orë.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Pyesni mjekun ose farmacistin për këshilla përpara se të merrni çdo lloj bari.
Nuk janë raportuar efekte të padëshiruara të bisakodilit gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.
Ju nuk duhet të merrni Novoloax gjatë shtatzënisë, veçanërisht jo në 3 muajt e parë të shtatzënisë, përveçse kur mendohet se është e nevojshme nga mjeku.
Novolax nuk rekomandohet për përdorim gjatë ushqyerjes me gji.

Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Bari nuk prek aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri.

Informacion i rëndësishëm rreth disa përbërësve të Novolax
Novolax përmban laktozë dhe sukrozë.
Nëse ju është thënë nga mjeku se keni intolerancë ndaj disa sheqernave, kontaktoni mjekun përpara se të merrni këtë produkt mjekësor.
Azo ngjyruesit E102 dhe E124 mund të shkaktojnë reaksione alergjike.

3. Si merret Novolax
Merreni gjithmonë Novolax ekzaktësisht siç ju ka thënë mjeku.
Ju duhet të pyesni mjekun ose farmacistin nëse nuk jeni i sigurt.
Gjatë trajtimit me Novolax, duhet të konsumohet sasi e mjaftueshme lëngjesh.
Gëlltiteni të plotë tabletën me pak lëngje (jo qumësht).
Ju nuk duhet ta përtypni ose ta thërmoni tabletën sepse ajo mund të irritojë mukozën e stomakut.
Doza e rekomanduar për të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç është 1 deri 2 tableta njëherë në ditë, më mirë në darkë.
Doza maksimale e lejuar është 3 tableta një herë në ditë.
Fëmijët e moshës nga 4 deri 12 vjeç duhet të marrin 1 tabletë një herë në ditë.
Fëmijët nën 6 vjeç mund ta marrin Novolax vetëm me këshillën e mjekut.
Nëse i merrni tabletat në darkë, ju mund të keni lëvizje të zorrëve midis 8 deri 12 orëve:nëse i merrni tabletat para mëngjesit, ju do të keni lëvizje të zorrëve brenda 6 orëve.
Nuk kërkohet përshtatje e dozimit tek pacientët e moshuar dhe tek pacientët me sëmundje të mëlçisë dhe veshkave.

Nëse merrni Novolax më shumë sesa ju duhet
Nëse merrni Novolax më shumë sesa ju duhet, konsultohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin.
Mbidozimi mund të çojë në diarre me humbje të tepërt të lëngjeve dhe elektroliteve , veçanërisht kaliumit.
Përveç kësaj përdorimi i zgjatur mund të çojë në diarre kronike dhe humbje të proteinave.
Përdorimi i zgjatur i stimuluesve laksativë mund të shkakojë dëmtim të zorrëve (hipotoni/atoni të zorrëve) dhe varësi nga laksativët.

Nëse harroni të merrni Novolax
Mos merrni dozë dyfishe për të zëvendësuar dozën e humbur.
Nëse keni pyetje të mëtejshme për përdorimin e këtij produkti  pyesni mjekun ose farmacistin.

4. Efektet e mundshme anësore .
Si të gjitha barnat  Novolax mund të shkaktojë efekte anësore megjithëse joçdokush mund t’i provojë ato.

Efektet anësore klasifikohen në grupet e mëposhtme sipas frekuencës:

Shumë të zakonshme          Prek më shumë se 1 përdorues në 10
Të zakonshme                      Prek 1 deri 10 përdorues në-100
Jo të zakonshme                  Prek 1 deri 10 përdorues në 1,000
Të rralla                                 Prek 1 deri 10 përdorues në 10,000
Shumë të rralla                     Prek më pak se 1 përdorues në 10,000
Të panjohura                         Frekuenca nuk mund të vlerësohet me të dhënat e disponueshme

Efektet anësore jo të zakonshme përfshijnë: diarre, të vjella, gromësira, krampe ose dhimbje abdominale.

Efektet anësore shumë të rralla përfshijnë: rash në lëkurë, urtikarje ose të kruara.
Nëse bani merret direkt ulja e përqëndrimit të kaliumit në serum ndodh shumë rrallë.
Nëse ndonjë nga efektet anësore bëhet serioz, ose vini re ndonjë efekt anësor që nuk është përmendur në këtë fletëudhëzues, ju lutem njoftoni mjekun ose farmacistin.

5. Si të ruhet Novolax
Mbajeni larg arritjes dhe shikimit të fëmijëve.
Mos e përdorni Novolax pas datës së skadencës së shënuar në paketim.
Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij muaji.
Ruajeni nën 30 Gradë Celcius.
Barnat nuk duhet të hidhen në lavaman ose në plehërat e shtëpisë.
Pyesni farmacistin se si të hidhen barnat që nuk përdoren për një kohë të gjatë.
Këto masa ju ndihmojnë ju për të mbrojtur ambientin.

6.Informacione të mëtejshme

Çfarë përmban Novolax
Substanca aktive është bisakodil.
Çdo tabletë e veshur përmban 5 mg bisakodil.
Përbërësit e tjerë janë sukrozë, monohidrat laktoze, niseshte misri, xhelatinë (E441), talk (E553b), acid stearik dhe makrogol 400 në bërthamën e tabletës dhe acid metakrilik – metil metakrilat kopolimer (1:1). acid metakrilik – metil metakrilat kopolimer (1:2), triacetin (E1518), talk (E553b), sukrozë, akacia (E414). tartrazin (E102), ngjyrë e kuqe 4R (E124), dyll karnauba (E903), dyll blete (E901) dhe Ilak (E904) në veshjen e tabletës.

Si duket Novolax dhe çfarë përmban paketimi
Tabletat e veshura janë të verdha, të rrumbullakta dhe bikonvekse.
Ato janë të disponueshme në kuti me 30 tableta të veshura në pako blister.
Çdo kuti përmban 2 pako blister me nga 15 tableta.

Informacion mbi përshkrimin
Ky produkt mjekësor merret pa përshkrimin e mjekut.                                          KRKA

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top