Nystatin 500000 IU, (nistatine) Reviewed by Momizat on . Nystatin 500000 IU, tableta të veshura FLETËUDHËZUESE: INFORMACION PËR PËRDORUESIN Lezoni fletëudhëzuesin me kujdes para se të filloni të përdorni këtë bar. Rua Nystatin 500000 IU, tableta të veshura FLETËUDHËZUESE: INFORMACION PËR PËRDORUESIN Lezoni fletëudhëzuesin me kujdes para se të filloni të përdorni këtë bar. Rua Rating: 0
You Are Here: Home » N » Nystatin 500000 IU, (nistatine)

Nystatin 500000 IU, (nistatine)

Nystatin 500000 IU, tableta të veshura

Nystatin

FLETËUDHËZUESE: INFORMACION PËR PËRDORUESIN

Lezoni fletëudhëzuesin me kujdes para se të filloni të përdorni këtë bar.

  • Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
  • Nëse keni pyetje të tjera, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
  • Ky bar është përshkruar për ju. Mos ua jepni të tjerëve. Ai mund ti dëmtojë ata, edhe nëse simptomat e tyre janë të ngjashme me tuajat.
  • Nëse ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet, ose nëse vëreni ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të lajmëroni mjekun ose farmacistin tuaj.

Në këtë fletëudhëzues:

  1. Çfarë është dhe për çfarë përdoret Nystatin
  2. Para se të përdorni Nystatin
  3. Si ta përdorni Nystatin
  4. Efektet anësore të mundshme
  5. Si ta ruani Nystatin
  6. Udhëzime të mëtejshme

1.Çfarë është dhe për çfarë përdoret Nystatin
Nystatin i përket grupit të barnave të quajtura antifungale.
Nystatin përdoret për trajtimin e infeksioneve të shkaktura nga një lloj myku i quajtur Candida albicans, i cili gjendet në traktin tretës dhe si adjuvant në trajtimin e candidiasis vaginale dhe dermale.

2. Para se të përdorni Nystatin
Mos merrni Nystatin nëse jeni alergjik ndaj nystatinës, ndaj antifungalëve të tjerë polienik ose ndaj ndonjë prej përbërësve të tjerë të nystatinës.

Tregoni kujdes të veçantë me Nystatin
Merreni këtë bar nga goja, ashtu siç është përshkruar nga mjeku.
Kërkojini mjekut t’iu shpjegojë të gjithë faktorët që mund të shkaktojnë rishfaqjen e kandidiasis, në mënyrë që ju të mund ti identifikoni dhe ti shmangni ato.
Gjatë trajtimit, shmangni barnat që modifikojnë tranzitin intestinal; mukozën intestinale dhe në përgjithësi të gjitha barnat që mbrojnë membranat mukozale digjestive nga veprimi i nystatinës.
Tek fëmijët nën moshën 6 vjeç, nystatin duhet administruar në formë farmaceutike të përshtatshme për moshën.
Nystatin nuk rekomandohet në trajtimin e mykozës sistemike.
Pacientët që vuajnë nga intoleranca ndaj galaktozës, e shkaktuar nga një çrregullim gjenetik i rrallë, defiçiti i laktazës (Lapp), ose sindroma i malabsorbimit të glukozë-galaktozës, nuk duhet ta marrin këtë bar.

Marrja e barnave të tjerë:
Deri tani, nuk janë raportuar ndërveprime me produkte të tjera mjekësore.
Ju lutemi lajmëroni mjekun ose farmacistin tuaj, nëse po merrni ose keni marre kohët e fundit, ndonjë bar përfshi dhe ato që jepen pa recetë të mjekut.

Marrja e Nystatinës së bashku me ushqimin dhe pijet
Shmangni përdorimin e Nystatin me ushqimin, sepse mund të preket veprimi i barit.

Shtatzania dhe laktacioni
Pyesni mjekun ose farmacistin tuaj për këshilla para se te filloni përdorimin e këtij bari ose ndonjë tjetri, nëse po planifikoni një shtatzani, gjatë shtatzanisë, ose gjatë laktacionit.
Gjate shtatzanisë, përdorni nystatinë nga goja vetëm nëse është e nevojshme.
Nuk janë raportuar raste malformacioni pas administrimit të nystatinës gjatë semestrit të parë të shtatzanisë.
Nuk ka të dhëna mbi ekskretimin e nystatinës në qumështin e gjirit.
Duke qenë se nystatina nuk absorbohet nga trakti digjestiv, ajo mund të administrohet gjatë laktacionit, vetëm nëse e rekomandon mjeku, duke treguar kujdes për shkak të efekteve të padëshiruara tek foshnja (diare, etj).

Drejtimi i automjeteve dhe përdorimi i makinerive
Nystatin nuk ndikon mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri.

Informacione të rëndësishme mbi disa nga përbërësit e Nystatin
Pacientët që vuajnë nga intoleranca ndaj glukozës, e shkaktuar nga çrregullime gjenetike të rralla, defiçiti i laktazës (Lapp), ose sindroma e malabsorbimit të glukozë-galaktozës, nuk duhet ta përdorin këtë bar.

3. Si ta përdorni Nystatin
Gjithmonë përdoreni Nystatin sipas rekomandimit të mjekut.
Pyesni mjekun ose farmacistin nëse keni ndonjë paqartësi.

Të rritur:
500000 – 1000000 I.U. (1 -.2 tableta), 3 deri 6 herë në ditë.

 Fëmijët mbi 6 vjeç:
1000000 I. U. – 2000000 I.U. (2 – 4 tableta) në ditë, të ndara në 3 deri 4 doza.

Rekomandohet që bari të merret ndërmjet vakteve dhe të shmanget shoqërimi me ushqimin.
Vazhdoni trajtimin për të paktën 48 orë pas zhdukjes së shenjave klinike.
Tek fëmijët nën 6 vjeç, nystatina duhet administruar në formë farmaceutike të përshtatshme për moshën.
Për kandidiazën orofaringeale, mjeku mund të rekomandojë të thërrmoni tabletën para se ta gëlltitni dhe ta mbani në gojë, sa më gjatë të mundeni, në mënyrë që të zgjatet kontakti direkt me zonën e prekur.

Nëse merrni më tepër seç duhet Nystatin
Marrja në sasi më të madhe se ajo e rekomanduar e një bari, mund të ketë pasoja serioze.
Nëse keni ndonjë dyshim për mbidozë, ndërprisni trajtimin dhe lajmëroni menjëherë mjekun tuaj.
Mbidoza akute me nystatinë, mund të induktojë diare dhe/ose çrregullime gastrointestinale.

Nëse harroni të merrni Nystatin
Nëse harroni një dozë të barit, merreni atë sapo të kujtoheni.
Sidoqoftë, nëse tashmë është koha për dozën tjetër të radhës, atëherë vazhdoni me grafikun e rregullt të dozave.
Mos merrni një dozë të dyfishtë për të zëvendësuar tabletën e harruar.

Nëse ndërprisni përdorimin e Nystatin
Nëse keni ndonjë pyetje mbi barin, pyesni mjekun ose farmacistin.

4. Efektet anësore të mundshme
Si të gjitha barnat, Nystatin mund të shkaktojë efekte anësore, megjithatë jo tek çdo njeri.
Këto efekte anësore mund të jenë reaksione kutane alergjike, të tilla si eritherna ose pruritus, dhe rallë çrregullime digjestive minore (nauze, të vjella, diarre).
Nëse ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet, ose nëse vëreni ndonjë efekt anësor që nuk përmendet këtu, ju lutem lajmëroni mjekun ose farmacistin.

5. Si ta ruani Nystatin
Të mbahet në vende të paarritshme për fëmijët.
Të ruhet në paketim origjinal, në temperatura nën 25° C.
Mos e përdorni Nystatin pas datës së skadencës të shënuar në paketim (EXP).
Mos e përdorni Nystatin nëse vëreni shenja të dukshme dëmtimi.
Barnat nuk duhen hedhur në ujë ose me plehrat shtëpiake.
Pyesni farmacistin si të asgjësoni barnat që nuk nevojiten.
Këto masa ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit.

6.Udhëzime të mëtejshme

Çfarë përmban Nystatin
Lënda aktive është nystatin.

Përbërësit e tjerë janë:
Qendra: laktozë rnonohidrate, povidon, krospovidon XL, talk, stearat magneziumi.
Cipa veshëse: Opadry Broën I185 F 26674.

Si duket Nystatin dhe përmbajtja e kutisë
Kuti e jashtme që përmban 2 blistera Al/PVC me nga 10 tableta të veshura secila.

Mbajtës i Autorizimit për Marketing dhe Prodhues
Antibiotice SA
1, Vatea Lupului, 707410 lasi, Rumani

Kjo fletëudhëzuese është aprovuar në: Janar 2007.

Tags: , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top