Omeprazol (kapsula) Reviewed by Momizat on . Omeprazol (kapsula) Përbërja 1 kapsulë përmban 20 mg omeprazole. Veprimi Omeprazoli si frenuesi i pompës protonike zvogëlon aciditetin gastrik duke bllokuar sis Omeprazol (kapsula) Përbërja 1 kapsulë përmban 20 mg omeprazole. Veprimi Omeprazoli si frenuesi i pompës protonike zvogëlon aciditetin gastrik duke bllokuar sis Rating: 0
You Are Here: Home » O » Omeprazol (kapsula)

Omeprazol (kapsula)

Omeprazol (kapsula)

Omeprazol

Përbërja
1 kapsulë përmban 20 mg omeprazole.

Veprimi
Omeprazoli si frenuesi i pompës protonike zvogëlon aciditetin gastrik duke bllokuar sistemin enzimatik hidrogjen-kalium adenozintrefosfatazë (“pompa protonike”), të qelizave pariatale gastrike.
Në kombinim me antibiotikë është i pazavendësueshëm për çrrënjosjen e Helicobacter pylori.
Omeprazoli është sidomos i efektshëm në rastet rezistente ndaj barnave tjera antisekretore.
Në doza terapeutike omeprazoli e mban pH e stomakut rret 3 në kohëzgjatje 16 deri 18 orë.

Indikimet

  • ulçera duodenale,
  • ulçera ventrikulare,
  • ulçera rrezistente,
  • refluksi ezofageal,
  • sindroma Zolinger-Elison,
  • çrrënjosja e Helicobacter pylori në kombinim me substancat antimikrobike.

Kundërindikimet
Nuk njihen kundërindikime ndaj omeprazolit.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit.
Omeprazoli duhet përdorur para ushqimit, më mirë para ngrënies së mëngjesit.
Kapsulat duhen gëlltitur me pak lëng.

Ulçera duodenale:
Preferohet 1 kapsulë 20 mg një herë në ditë, 2 javë.
Në raste të ulçerës rezistente në barnat tjera, doza mund të rritet në 40 mg/ditë.

Ulçera gastrike:
Preferohet 1 kapsulë 20 mg një herë në ditë, 8 javë.
Në raste të rënda doza mund të rritet në 40 mg, një herë në ditë.

Refluksi gastroezofageal
Preferohen 1 – 2 kapsula (20 mg – 40 mg/ditë), 4 deri 8 javë.

Ulçera rrezistente
Preferohen 2 kapsula omeprazol (40 mg), një herë në ditë, 4 javë.
Nëse nuk arrihen përmirsime terapia vazhdohet edhe për 4 javë.

Sindroma Zolinger-Elison
Doza fillestare është 60 mg, një herë në ditë (3 kapsula omeprazol).
Doza duhet ti përshtatet nevojave individuale, mjekimi vazhdohet derisa klinikisht është e nevojshme.
Terapia mund të përdoret në vazhdimësi më tepër se 5 vite.
Nëse doza ditore me omeprazol është mbi 80 mg, duhet dhënë në 2 doza të ndara.
Doza më e lartë ditore nuk lejohet të jetë mbi 120 mg/ditë.

Çrranjosja e Helicobacter pylori
Për mjekimin e infeksioneve me H.pylori, krahas Omeprazolit, është e domosdoshme që të përdoret edhe ndonjë antibiotik, përgjithësisht terapia e treshit:

- 2 herë në ditë nga 20 mg Omeprazol,

- 2 herë në ditë nga 1000 mg amoksicilin,

- 2 herë në ditë nga 500 mg metronidazol.

Ky kombinim përdoret 7 ditë, kurse Omeprazoli vazhdohet edhe 14 ditë.

Efektet anësore
Omeprazoli tolerohet mirë nga pacientët.
Efektet anësore të rralla që mund të paraqiten janë: diarre, konstipacion, dhimbje abdominale, dhimbje koke, marrje mendësh, ekzantema, urtikarie dhe kruarje.
Në raste të rralla janë vrejtur edhe çrregullime hematologjike, si: leukopeni, neutropeni, trombocitopeni, nefrit intersticial.
Ndryshime në enzimat e mëlçisë, gjinekomasti, impotencë, stomatit.

Ruajtja
Të ruhet në temperaturë të dhomës 15˚C-25˚C, në vend të thatë të mbrojtur nga drita.
Bari mbahet larg nga kontakti me fëmijët.

Mënyra e dhënjes së barit
Bari jepet vetëm me recetë të mjekut.

Afati i qëndrueshmërisë
Është i shënuar në paketim.

Paketimi
Kutia me 14 kapsula nga 20 mg.

Tags: , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top