Orogel (xhel) Reviewed by Momizat on . Orogel (xhel) INDIKACIONET Orogel është një xhel i studiuar për të rregulluar indet e mukozës gingivale. Përbërja e orogel ka efekt mbi hidratimin e lëkurës, ri Orogel (xhel) INDIKACIONET Orogel është një xhel i studiuar për të rregulluar indet e mukozës gingivale. Përbërja e orogel ka efekt mbi hidratimin e lëkurës, ri Rating: 0
You Are Here: Home » O » Orogel (xhel)

Orogel (xhel)

Orogel (xhel)

Orogel

INDIKACIONET
Orogel është një xhel i studiuar për të rregulluar indet e mukozës gingivale.
Përbërja e orogel ka efekt mbi hidratimin e lëkurës, riforcimin e rezistencës mekanike të mukozave dhe shtim të shumfishimit qelizor.
Orogel është studiuar për të favorizuar rikonstruktimin epitelial të indeve gingivale.
Komponenti muko-adesiv i Orogel i lejon xhelit të qëndroje mbi inde për kohën e duhur që duhet për rikonstruktimin.
Orogel është i lehtë për tu aplikuar,nuk jep fenomene anësore,tolerohet mirë dhe ka një efekt që zgjat.

PËRBËRJA
Ujë, glicerinë, hidroksi propilmetilcelulozë, ekstrakt i sheqerizuar i aloe, ekstrakt i sheqerizuar i karrotës, arome, vaj recini i hidrogjenizuar, sakarinë,Na metilparabene, ekstrakt i Zanthoxylum alatum, Na propilparabene.

KËSHILLA PËR PËRDORIMIN
Pas një higjene të rregullt të gojës vendosni produktin,me ndihmën e gishtave mbi indin e gingivave duke e masazhuar me kujdes.
Të rritur:përsëriteni trajtimin tre ose katër herë në ditë për dy javë.
Fëmijët: përsëriteni trajtimin dy herë në ditë për dy javë.
Evitojeni përdorimin e produktit në qoftë se keni mbindjeshmëri individuale ndaj ndonjërit prej përbërësve.

VËMENDJE
Evitoni kontaktin me sytë.
Në rast të një kontakti aksidental lani sytë me ujë të bollshëm.
Mbajeni larg kapjes së fëmijëvë.
Mbylleni tubin pas përdorimit.
Ruajeni në temperaturën e ambjentit.
Mos e ekspozoni ndaj nxehtësisë.
Mos e hidhni tubin në ambjentin e jashtëm.

Tags: ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top