Pantoprazol Axapharm (tableta) Reviewed by Momizat on . Pantoprazol Axapharm (tableta) Informacione për pacientët Lexojeni këtë fletëudhëzim për pacientët me vëmendje para se ta përdorni ilaçin. Ky ilaç është dhënë p Pantoprazol Axapharm (tableta) Informacione për pacientët Lexojeni këtë fletëudhëzim për pacientët me vëmendje para se ta përdorni ilaçin. Ky ilaç është dhënë p Rating: 0
You Are Here: Home » P » Pantoprazol Axapharm (tableta)

Pantoprazol Axapharm (tableta)

Pantoprazol Axapharm (tableta)

Pantoprazol axapharm

Informacione për pacientët

  • Lexojeni këtë fletëudhëzim për pacientët me vëmendje para se ta përdorni ilaçin.
  • Ky ilaç është dhënë për ju personalisht dhe ju nuk duhet t’ia jepni personave të tjerë.
  • Edhe nëse ata kanë të njëjtat simptoma të sëmundjes sikurse ju, ilaçi mund t’i dëmtojë ata.

Çfarë është Pantoprazoli Axapharm dhe për çfarë përdoret?
Elementi aktiv përbërës i Pantoprazol-it Axapharm, Pantoprazoli, i takon kategorisë së Inhibitorëve të Pompës Protonike. Ato e frenojnë Enzimën, i cila është përgjegjëse për lirimin e thartirës në stomak (Pompës Protonike).
Pantoprazoli Axapharm i 20 mg përdoret për përmirësimin e ankesave si dhe shërimin e llojeve të lehta së sëmundjeve inflamatore ezofageale.
Ai gjithashtu sugjerohet për një trajtim afatgjatë dhe për parandalimin e rikthimit të inflamacionit të shëruar në ezofagun e ulët.
Pantoprazoli Axapharm 40 mg përdoret për shërimin dhe përmirësimin e ankesave të llojeve të lehta dhe atyre të mesme të inflamacionit ezofageal, ulçerës së duodenit dhe të stomakut. Për më tepër ai përdorët për parandalimin e ulçerës gastrike dhe duodenale të shkaktuar gjatë marrjes së barnave anti-inflamatore josteroidale (NSAID) tek pacientët, që janë në një rrezik të lartë të plagëve të tilla dhe tek të cilët nuk mund të hiqet dorë nga një trajtim NSAID.
Ai gjithashtu përdoret edhe tek Sindroma Zollinger Ellison dhe sëmundjet e tjera të cilat rezultojnë me një mbiprodhim patologjik të acidit gastrik.
Pantoprazoli Axapharm do duhej të përdoret vetëm me një përshkrim të mjekut.

Kur nuk duhet të përdoret Pantoprazol Axapharm?
Pantoprazoli Axapharm nuk duhet të përdoret tek ndonjë mbindjeshmëri të njohur ndaj elementëve përbërës të Pantoprazol-it Axapharm.
Pantoprazoli nuk duhet marr së bashku me ndonjë mjetë të caktuar kundër infeksioneve virusale.

Kur është i nevojshëm kujdesi gjatë marrjes së Axapharm?
Pantoprazol Axapharm nuk sugjerohet gjatë ankesave të vogla gastro-intestinale, si p.sh. tek stomaku i irrituar.
Tek pacientët me mosfunksionime të rënda të mëlçisë, mjeku do ti matë rregullisht enzimat e mëlçisë gjatë trajtimit me Pantoprazol Axapharm, veçanërisht gjatë një terapie afatgjate.
Pantoprazol Axapharm do duhet të ndërpritet në rast të ndonjë rritje të enzimave të mëlçisë.
Përdorimi i Pantoprazol Axapharm prej 40 mg për parandalimin e ulçerës gastrike dhe duodenale të shkaktuar gjatë marrjes së barnave anti-inflamatore josteroidale (NSAID) do duhej të jetë i përkufizuar tek pacientët tek të cilët nuk mund të hiqet dorë nga një trajtim NSAID dhe të cilët janë në një rrezik të rritur të zhvillimit të komplikimeve të traktit gastro-intestinal.
Rreziku i lartë duhet vlerësuar në bazë të faktorëve individual të rrezikut si p.sh. mosha (>65 vite), ulçerat e lajmëruara më parë të stomakut dhe ato duodenale, apo gjakderdhje në traktin e sipërm gastro-intestinal.
Tek pacientët të cilët në të njëjtën kohë janë duke marr antikoagulant, duhet kontrolluar ndikimi i antikoagulantit gjatë përdorimit të Pantoprazol Axapharm.
Përdorimi i barnave të caktuara si p.sh. Ketoconazol, varët nga koncentrimi i acidit (pH) në stomak. Është e rëndësishme të theksohet se përdorimi i njëkohshëm i Pantoprazol Axapharm me barna tjera, e ndryshon absorbimin e barnave të tilla.
Pantoprazoli mund ta zvogëlojë efektivitetin e barnave të caktuara (p.sh. Atazanavir, Ritonavir)që përdorën kundër infeksioneve virusale.
Prandaj edhe do duhet të shmanget përdorimi i njëkohshëm i këtyre barnave me Pantroprazol.
Nuk ka ndonjë përvojë e mjaftueshme për fëmijët dhe adoleshentet nën moshën 18 vjeçare.
Informoni mjekun apo farmacistin juaj, nëse vuani nga ndonjë sëmundje tjetër, keni alergji apo përdorni barna tjera (edhe ato që i keni blerë vetë).

A mund të merret Pantoprazol Axapharm gjatë shtatzanisë apo periudhës së gjidhënies?
Nëse jeni apo planifikoni të mbeteni shtatzanë, si dhe në periudhën e gjidhënies, Pantoprazoli Axapharm mund të merret vetëm me përshkrim të caktuar të mjekut.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit me Pantoprazol Axapharm?

Përveç nëse nuk është caktuar ndryshe, për të rriturit zbatohen udhëzimet vijuese të dozimit:
Pantoprazoli Axapharm 20 mg.
Sëmundje të lehta ezofageale: Në përgjithësi, doza e përditshme për të rritur përmban 1 tabletë me shtresë enterike të Pantoprazol Axapharm 20 mg. Një përmirësim i simptomave ndodh zakonisht brenda 4 javësh. Por nëse nuk ndodh kështu, atëherë duhet vazhduar edhe 4 javë të tjera trajtimin me Pantoprazol Axapharm të 20 mg pas një qartësimi të gjendjes me mjekun (mjeken) trajtues.
Po që se pas lehtësimit të arritur të simptomave do të shihen prapë ankesat, atëherë sipas nevojës pas një konsultimi me mjekun tuaj do të bëhet trajtimi me Pantoprazol Axapharm të 20 mg një herë në ditë nga 1 tabletë.
Trajtim afatgjatë dhe parandalim të një përsëritje të inflamacionit ezofaegal: Në përgjithësi, doza e përditshme përmban 1 tabletë me shtresë enterike të Pantoprazol Axapharm 20 mg. Në rast të një përsëritje të inflamacionit, doza ditore mund të rritet në 2 tableta me shtresë enterike të Pantoprazol Axapharm 20 mg mirëpo pas një konsultimi me mjekun e juaj, dhe pas shërimit dozimi të zvogëlohet prapë në 1 tabletë. Doza e përditshme ditore që përmban 20 mg të Pantoprazol Axapharm nuk duhet të tejkalohet në rastet e rënda të insuficiencës së mëlçisë.
Pantoprazoli Axapharm i 40 mg
Ulçera duodenale, ulçera e stomakut dhe inflamacioni ezofaegal: Në përgjithësi, doza e përditshme përmban 1 tabletë me shtresë enterike të Pantoprazol Axapharm 40 mg. Në raste të veçanta, tek inflamacioni ezofageal, ulçera diodenale dhe ajo e stomakut, veçanërisht nëse këto nuk kanë pasur punë me medikamente të përmendura më lart, mund të merret doza e dyfishtë (Deri në 2 tableta me shtresë enterike të Pantoprazol Axapharm 40 mg për çdo ditë).
Për një trajtim afatgjatë të sindromit Zollinger-Ellison si dhe të sëmundjeve tjera që kanë të bëjnë me një hipersekrecion patologjik të acidit të stomakut, doza fillestare ditore e rekomanduar është 80 mg (2 Tableta Pantoprazol Axapharm nga 40 mg). Si veprim pasues, dozimi mund të bëhet në mënyrë individuale në bazë të përcaktimit të sekrecionit të acidit të stomakut. Tek dozat që janë më të mëdha se 80 mg, dozimi ditor do duhet ndarë në dy pjesë. Është e mundur edhe një rritje e përkohshme e dozimit në mbi 160 mg Pantoprazol në ditë; por kjo gjë nuk do duhej të jetë më e gjatë se sa periudha që është e mjaftueshme për kontrollin e përshtatshëm të sekrecionit të acidit.
Tek pacientët me funksion të dëmtuar të veshkave si dhe tek pacientët e moshuar, doza ditore me Pantoprazol prej 40 mg nuk duhet të tejkalohet. Tek rastet me insufiçiencë të rëndë të mëlçisë duhet të reduktohet doza ditore në 20 mg Pantoprazol (1 Tabletë Pantoprazol Axapharm të 20 mg).
Për sigurimin e shërimit të ulçerave gastrike dhe duodenale ne duhet it përmbahemi rekomandimeve të dozimit si dhe ti ndjekim udhëzimet e mjekut tuaj.
Pantoprazoli Axapharm i 20 mg dhe ai i 40 mg
Tabletat me shtresë enterike të Pantoprazol Axapharm duhet të gëlltitën të tëra me ujë dhe atë para apo gjatë mëngjesit.
Dozimi i caktuar nuk duhet të ndryshohet sipas dëshirës. Nëse keni përshtypje se medikamenti ka ndikim të dobët apo të fuqishëm, atëherë ju lutëm bisedoni me mjekun apo farmacistin tuaj.

Cilat efekte të mundshme anësore mund ti ketë Pantoprazol Axapharm?
Gjatë trajtimit me Pantoprazol Axapharm mund të lajmërohen efekte sporadike (0,1–1%) si dhembja e kokës, diarreja apo neveri dhe të vjella. Si efekte të rralla (0,01–0,1%) mund të jenë marramendja, çrregullime të tretjes si goja e tharë,dhimbje në pjesën e sipërme të barkut, kapsllëku apo fryrja (gazra stomaku), si dhe mund të vjen deri tek reaksionet alergjike si p.sh. ekzema apo kruarja e lëkurës. Informoni mjekun tuaj nëse vërehen ndonjëra nga këto efekte anësore.
Si efekte të rralla (0,01–0,1%) mund të vërehen, sidomos tek personat e ndjeshëm, depresioni , iluzionet, disorientimi dhe konfuzioni.
Në rast të ekzistimit të këtyre simptomave, atëherë me marrjen e Pantoprazol Axapharm ato veç sa mund të përforcohen.
Në raste të veçanta mund të vijë deri te formimit të edemës (ënjtja nga mbetja e lëngjeve), Angiodema (ënjtje të fytyrës dhe fytit), Reaksionet e mbindjeshmërisë nga alergjitë e llojit të menjëhershëm (marramendja, pulsi i ngritur, djersitja), Urtikaria (ekzemë të fuqishme, ënjtje të kuqe të lëkurës), Reaksione të rënda alergjike të lëkurës (si eritema shumëformëshe, sindroma Stevens Johnson, sindroma Lyell), Temperaturë, Shfaqja e një nefriti intersticial me kufizim të funksionimit të veshkave, Një depresion, Çrregullime vizuale (pamje të paqartë), Dhimbje të muskujve, Dhimbje të gjymtyrëve, apo Ndryshimet në analizën e gjakut.
Në raste të veçanta është raportuar mbi enzimët e ngritura të mëlçisë (transaminazë, gamma-GT). Si efekte shumë të rralla anësore janë vënë re: dëmtime të rënda të qelizave të mëlçisë dhe si pasojë e saj Verdhëza me apo pa dështim të mëlçisë.
Në raste të veçanta është raportuar edhe për trigliceride të ngritura.
Me vërejtje të efekteve të lartpërmendura anësore ju duhet menjëherë të kontaktoni mjekun tuaj.
Nëse ndjeni ndonjë efekt anësor që nuk që nuk përshkruhet në këtë fletë-udhëzim, ju duhet menjëherë ta informoni mjekun apo farmacistin.

Çfarë duhet të vini re përveç kësaj?
Gjatë çrregullimeve të shikimit duhet të hiqet dorë nga ngarja e automjeteve si dhe përdorimi i makinerisë.
Medikamenti duhet të përdorët deri në datën e caktuar e të shënuar me «EXP» në paketim.
Tabletat me shtresë enterike të Pantoprazol Axapharm duhet të ruhen në temperaturë të dhomës (15 – 25 °C), në paketimin e tyre origjinal dhe në vende të paarritshme nga fëmijët.
Për më shumë informacione ju lutem kontaktoni mjekun apo farmacistin tuaj.
Këta persona disponojnë informacione më të hollësishme profesionale.

Çfarë përmban Pantoprazol Axapharm?
1 Tabletë me shtresë enterike e Pantoprazol Axapharm të 20 mg përmban 20 mg Pantoprazol, substanca ndihmëse E 216 dhe E 218 si dhe substanca tjera ndihmëse.
1 Tabletë me shtresë enterike e Pantoprazol Axapharm të 40 mg përmban 40 mg Pantoprazol, substanca ndihmëse E 216 dhe E 218 si dhe substanca tjera ndihmëse.

Ku mund të gjeni Pantoprazol Axapharm?
Çfarë paketime ekzistojnë?
Në farmaci vetëm me recetë mjekësore.
Pantoprazol Axapharm të 20 mg: Paketime me 15, 30, 60 dhe 120 tableta me shtresë enterike.
Pantoprazol Axapharm të 40 mg: Paketime me 7, 15, 30, 60 dhe 105 tableta me shtresë enterike.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top