Paracetamol 500 mg Reviewed by Momizat on . PARACETAMOL Tableta - 500 mg Supozitorë — 100 mg, 125mg ose 250 mg Shurup — 120 mg / 5 ml ( Paracetamol). FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin. PARACETAMOL Tableta - 500 mg Supozitorë — 100 mg, 125mg ose 250 mg Shurup — 120 mg / 5 ml ( Paracetamol). FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin. Rating: 0
You Are Here: Home » P » Paracetamol 500 mg

Paracetamol 500 mg

PARACETAMOL
Tableta – 500 mg
Supozitorë — 100 mg, 125mg ose 250 mg
Shurup — 120 mg / 5 ml
( Paracetamol).

paracetamol

FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin.

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.

  • Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni persëri.
  • Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
  • Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma me ju.
  • Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Në këtë fletëudhëzues:

  1. Çfarë është Paracetamol dhe për çfarë përdoret
  2. Përpara se të merrni Paracetamol
  3. Si ta merrni Paracetamol
  4. Efekte anësore të mundshme
  5. Si ta ruani Paracetamol
  6. Informacion i mëtejshëm

1. ÇFARË ËSHTË PARACETAMOL DHE PËRSE PËRDORET

Vendi dhe mekanizmi i efektit analgjezik të paracetamolit nuk janë sqaruar plotësisht.
Paracetamoli e ul temperaturën e lartë duke vepruar drejtpërdrejt në qendrën e rregullimit të temperaturës në hipotalamus; kjo qëndër e fuqizon proçesin e uljes së temperaturës me anën e zgjerimit të enëve periferike të gjakut dhe me anë të djersitjes.
Paracetamoli është po aq i efektshëm sa edhe aspirine përsa i përket frenimit prostaglandinësintetazës në sitemin nervor qëndror, por frenimi periferik i sintezës së prostaglandinës është minimal, çka mund ti detyrohet mungesës së efekteve antireumatike ose antiinflamatore, që janë me rëndësi klinike.
Efektet analgjezike e antipiretike të paracetamolit, në përgjithësi janë të krahasueshme me ato të aspirinës.
Por aspirina ka efekt shumë më të mirë se paracetamoli kundër dhembjes me origjinë inflamatore.
Paracetamoli nuk e frenon agregimin e trombociteve dhe nuk shkakton ulçera në aparatin tretës.

Paracetamol përdoret si më poshtë:

  • si analgjezik dhe antipiretik i përshtatshëm sidomos për të sëmurët e ndjeshëm ndaj aspirinës;
  • për të sëmurët me çrregullime në koagulimin e gjakut ose me ulçer të stomakut;
  • në dhembjet me intensitet të ulët ose mesatar, me lokalizime të ndryshme ( dhembje koke, dhembje dhëmbi, nevralgji, mialgji, dhembje menstruale, dhembje pastraumatike e pasoperatore );
  • për uljen e temperaturës në gjendjet me ethe;

2. PËRPARA SE TË MERRNI PARACETAMOL.

Mos merrni Paracetamol në qoftë se vuani nga:

  • mbindjeshmëri ndaj paracetamolit;
  • dëmtim i rëndë i funksionit të mëlçisë dhe të veshkave;
  • dëmtime të kokës dhe të trurit;
  • tension i lartë intrakranial;
  • çrregullime të frymëkëmbimit;
  • pamjaftueshmëri gjenetike e glukozë —6 — fosfatdehidrogjenazës.

Tregoni kujdes te veçantë me Paracetamol

Pyesni mjekun tuaj përpara se të merrni Paracetamol.

  • në të sëmurët me insufiçiencë të lehtë renale ose hepatike;
  • në periudhën e shtatzënisë dhe atë të ushqyerjes së fëmijëve me gji;
  • gjatë përdorimit afatgjatë duhen kryer provat për funksionin e mëlçisë;

Shtatzania dhe Ushqimi me gji
Mund të pëdoret sipas këshillave të mjekut tuaj .
Duhet të dini se paracetamoli kalon në qumështin e gjirit .

Marrja e barnave të tjera
Trajtimi i njëkohshëm me barna të tjera mund të ndikojë ose të ndikohet nga Paracetamol.
Ju lutemi të kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose keni marrë kohat e fundit barna të tjera, përfshirë ato të marra pa recetë.
Mos harroni të informoni mjekun tuaj për trajtimin me Paracetamol në qoftë se ju jepet ndonjë bar tjetër gjatë trajtimit sidomos këta të mëposhtmit.

  • Barbituratet.
  • Hidantoinat;
  • lzoniazidi;
  • Karbamazepina:
  • Rifampicina;
  • Sulfinpirazoni;
  • alkooli etilik;
  • karboni aktiv;

3. SI TA MERRNI PARACETAMOL.

Gjithmonë Paracetamol merret ekzaktësisht si ju thotë mjeku juaj .
Duhet të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin tuaj në qoftë se nuk jeni i sigurt .
Tabletën merreni nga goja .
Gëlltiteni çdo tabletë me ujë.
Supozitorët janë vetëm për administrim rektal.
Shurupi merreni nga goja me lugë kafeje ( 5 ml ).
Administrimi oral
Tabletat :
Të rriturit nga 0.5 — 1 g, 3 — 4 herë në ditë.
Doza maksimale ditore për mjekimin afatshkurter është 4 g, kurse për mjekimin afatgjatë është 2.5 g.
 Fëmijët: Mund të përdoret 4 deri 5 herë në ditë; nuk duhen tejkaluar 5 doza në 24 orë.

Dozimi i paracetamolit për fëmijë

Mosha Doza ( mg ) Mosha ( vjeç ) Doza ( mg )
0 – 3 muaj 40 4 – 5 240
4 – 11 muaj 80 6 – 8 320
1 – 2 vjeç 120 9 – 10 400
2 – 3 vjeç 160 11 480

Shurupi:
Fëmijët deri në 6 vjeç: 5 — 10 ml ( 120 -240 mg paracetamol ).
Fëmijët 3 muajsh — 1 vjeç: 2.5 — 5 ml ( 60- 120 mg paracetamol ).
Fëmijët 0-3 muajsh: 2.5ml shurup është i përshtatshëm për foshnjat që bëjnë vaksinën në muajin e dytë, në rastet e tjera përdoret nën kujdesin mjekësor.
Përsëritet çdo 4 orë me një dhënie maksimale 4 herë në 24 orë.
Administrimi Rektal ( Suoozitoret ) : 
PARACETAMOLI supozitorë duhet të merret gjithmonë sipas këshillave të mjekut ose famacistit tuaj.
Doza rektale në të rritur dhe në fëmijët mbi 12 vjeç: 0.5 — 1 g, çdo 6 deri 8 orë pa kaluar në 4 g / ditë.
Në mjekimet e zgjatura jo më shumë se 2.6g/ditë.
Në fëmijët : si dozë antipiretike pas vaksinave në 2 muajt e parë.
Nëse ethja vazhdon, kjo dozë përseritet pas 4 ose 6 orësh.
3 —11 muajsh: 80 mg., çdo 4 orë.
1 – 3 vjeç: 100 mg., çdo 6 orë.
3 – 6 vjeç: 125 mg, çdo 4 deri 6 orë.
6-12  vjeç : 250 mg. çdo 4 deri 6 orë.

Në qoftë se keni marrë më shumë Paracetamol:
Në qoftë se keni marrë më shumë Paracetamol se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për veprimet që duhet të ndërmerren.

Në qoftë se keni harruar të merrni Paracetamol:
Në qoftë se harroni një dozë (ose më shumë doza ), merrni dozën në vazhdim kur të jetë koha për marrjen e zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë ( ose më të lartë ) për të plotësuar dozën ( dozat ) e harruar ( a ).
Në qoftë se keni pyetje te mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.

4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË PARACETAMOL.

Si të gjithë barnat e tjera, Paracetamol mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo çdokush i manifeston.
Njoftoni mjekun tuaj për efektet anësore të mëposhtme që do t’ju shfaqen:
në raste të rralla mund të shfaqen reaksione alergjike në lëkurë;
anemi hemolitike, neutropeni, leukopeni, pancitopeni, trombocitopeni;
ikter dhe hipoglicemi.
Në qoftë së ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet, ose në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk përmenden në këtë fletëudhëzues, ju lutemi te lajmeroni mjekun ose farmacistin tuaj.

5. SI TA RUANI PARACETAMOL

Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e pi pas datës së skadimit e cila është e shënuar në paketim.
Mos e ruani në mbi 25°C.
Ruajeni në paketimin original për ta mbrojtur nga drita.

6. INFORMACON I  MËTEJSHËM

Çfarë përmban Paracetamol.
Lënda vepruese është: Paracetamol
Çdo tabletë përmban: Paracetamol 500 mg.
Përbërës të tjerë: Celulozë mikrokristaline, talk, stearat magnezi, PVP.
Çdo supozitor përmban: Paracetamol 125 mg ose 250 mg.
Përbërës të tjere : Aerosil dhe yndyrna të ngurta aq sa duhet.
Çdo 5 ml shurup përmban : Paracetamol 120 mg.
Përbërës të tjerë : Sorbitol, propilenglikol, ciklamat natriumi, sakarine natriumi, citrate natriumi, alkool etilik, esenca ngjyrues nipagine,kollidon 30, magnesium sulfate dhe ujë i pastruar aq sa duhet .

 Përmbajtja e paketimit:
Tabletat: Kuti me 20 ose 60 copë.
Supozitorët ( 100 mg, 125mg ose 250mg ): Kuti me10 copë.
Shurupi Kuti x shishe qelqi x 100 ml.                                                  PROFARMA

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top