Pentaglobin (tretësirë) Reviewed by Momizat on . Pentaglobin (tretësirë) Lënda vepruese Imunoglobulinë M (IgM) (1 ml tretësirë përmban: Proteinë plazmatike humane  50 mg nga e cila imunoglobulinë është të pakt Pentaglobin (tretësirë) Lënda vepruese Imunoglobulinë M (IgM) (1 ml tretësirë përmban: Proteinë plazmatike humane  50 mg nga e cila imunoglobulinë është të pakt Rating: 0
You Are Here: Home » P » Pentaglobin (tretësirë)

Pentaglobin (tretësirë)

Pentaglobin (tretësirë)

Pentaglobin

Lënda vepruese
Imunoglobulinë M (IgM)
(1 ml tretësirë përmban: Proteinë plazmatike humane  50 mg nga e cila imunoglobulinë është të paktën 95 %  Imunoglobulinë M (IgM)  6 mg, Imunoglobulinë A (IgA)    6 mg, Imunoglobulinë G (IgG) 38 mg).

Indikacionet

  • Në infeksione të rënda bakteriale krahas  terapise me antibiotikë.
  • Ne parandalimin e sepsis.
  • Zëvendësim i imunoglobulinave në pacientë me sistem imunitar të dëmtuar.
  • Neuroprotection,neuroinflamation.
  • Gjenekologji: Ne plasjen e parakoheshme te membraneve. (Preterm PROM ).

Dozimin, mёnyrёn dhe kohёzgjatjen e pёrdorimit
1. Të porsalindur :  5 ml (0.25 g)/kg peshë trupore në ditë, për tre ditë të njëpasnjëshme. Mund të nevojiten infuzione të tjera në vazhdim në varësi të ecurise klinike.
2. Fëmijë dhe të rritur:
a) Terapi e infeksioneve të rënda bakterore: 5 ml (0.25 g)/kg peshë trupore në ditë për tre ditë të njëpasnjëshme. Mund të nevojiten infuzione të tjera në vazhdim në varësi të ecurise klinike.
b) Zëvendësim i imunoglobulinave në pacientë me sistem imunitar të dëmtuar: 3 – 5 ml (0.15 – 0.25 g)/kg peshë trupore. Përsëritje në intervale kohore javore në qoftë se është e nevojshme.
Mënyra e administrimit : Bari duhet të ngrohet deri në temperaturën e dhomës ose të organizmit përpara përdorimit. Pentaglobina duhet të administrohet me rruge intravenoze me shpejtësi te administrimit si në vazhdim: në të porsalindur dhe në foshnje: 1.7 ml/kg/orë me pompë infuzioni në fëmijë dhe në të rritur: 0.4 ml/kg/orë Alternative: 100 ml e para me 0.4 ml/kg/orë më pas 0.2 ml/kg/orë ne mënyrë të vazhdueshme deri sa të arrihet 15 ml/kg brenda 72 orëve.

Kundërindikacionet
Mbindjeshmëri ndaj ndonjë përbërësi të këtij bari. Mbindjeshmëri ndaj imunoglobulinave homologe, veçanërisht në raste shumë të rralla të pamjaftueshmërisë së IgA, kur pacienti ka antitrupa kundër IgA.

Efektet anesore/ dhe masat që duhen të ndërmerren
Efekte anësore si të dridhura, dhimbje koke, ethe, nauze dhe të vjella, reaksione alergjike, presion i ulët i gjakut, artralgji dhe dhimbje e moderuar në pjesën e poshtme të shpinës mund të shfaqen në disa raste. Shumë rrallë imunoglobulinat normale humane mund të shkaktojnë një rënie të papritur të presionit te gjakut dhe, në raste të izoluara, shok anafilaktik, madje edhe kur pacienti nuk ka qënë i ndjeshëm ndaj administrimit të mëparshëm.

Tags: , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top