Pergastid (tableta) Reviewed by Momizat on . Pergastid (tableta) Përmbajtja e substancave aktive: Çdo kapsulë Pergastid përmbanë 15 mg lansoprazol si substancë aktive. Çdo kapsulë Pergastid përmbanë 30 mg Pergastid (tableta) Përmbajtja e substancave aktive: Çdo kapsulë Pergastid përmbanë 15 mg lansoprazol si substancë aktive. Çdo kapsulë Pergastid përmbanë 30 mg Rating: 0
You Are Here: Home » P » Pergastid (tableta)

Pergastid (tableta)

Pergastid (tableta)

Pergastid

Përmbajtja e substancave aktive:
Çdo kapsulë Pergastid përmbanë 15 mg lansoprazol si substancë aktive.
Çdo kapsulë Pergastid përmbanë 30 mg lansoprazol si substancë aktive.

Përmbajtja e substancave ndihmëse (ekscipiente):
Çdo kapsulë Pergastid 15 mg përmbanë 20 – 30 mg sukrozë.
Çdo kapsulë Pergastid 30 mg përmbanë 40 – 60 mg sukrozë.
Substancat e tjera ndihmëse: magnezium karbonat i rëndë, hipromellozë, polisorbat 80, makrogol 6000, trietil citrati, talk, dioksid titani (E171), kopolimer i acidit metakrilik etil akrilat (1:1), diperzion 30% (Eudragit L30 D-55), hidroksid natriumi.
Përmbajtja e kapsulës: xhelatina, dioksid titani (E171), eritrozina (E127), oksid i kuq i hekurit (E172).

1. Çfarë është PERGASTID® – dhe për çfarë përdoret
PERGASTID është inhibitor i pompës protonike.

Forma farmaceutike dhe përmbajtja:
PERGASTID 15 mg kapsula të forta.
PERGASTID 30 mg kapsula të forta.
Kapsula e forta përmbajnë kokërrza gastrorezistente.

Paketimi:
PERGASTID 15 mg – pako me 14 kapsula.
PERGASTID 30 mg – pako me 14 kapsula.

Si vepron PERGASTID®
Lansoprazoli është inkibitor i pompës protonike gastrike.
Inhibon fazën e fundit të formimit të acidit gastrik përmes inkibimit të l’H+/K+ATP-azës të qelizave parietale të stomakut. Inhibimi varet nga dozimi, është i kthyeshëm dhe ndikon si në sekretimin e stimuluar edhe atë bazik të acidit gastrik. Lansoprazoli përqendrohet në qelizat parietale dhe bëhet aktiv në ambientin acidik të tyre, ku ndërvepron me grupin sulfhidril të H+/K+ATP-azës për inkibimin e aktivitetit të këtij enzimi.

Kur përdoret PERGASTID®
Lansoprazoli si substancë aktive e Pergastidit është inhibitor i pompës protonike.
Inhibitorët e pompës protonike redukojnë sasinë e acidit të sekretuar nga stomaku.

Mjeku juaj mund të përshkruaj Pergastidin për indikacionet si në vijim:

  • Trajtimi i ulçerës gastrike dhe duodenale;
  • Trajtimi i inflamacionit të ezofagut (refluks ezofagiti);
  • Parandalimi i refluks ezofagitit;
  • Trajtimi i thartirës në stomak ose regurgitimit (kthimit) të thartirës;
  • Eliminimin e infeksioneve të shkaktuara nga bakteriet Helycobacter pylori kur administrohet terapia adekuate e kombinuar e antibiotikëve për trajtimin e ulçerës e shoqëruar me H. pylori;
  • Trajtimi dhe parandalimi i ulçerës së stomakut ose duodenale te pacientët që kërkojnë trajtim të vazhduar me barna anti-inflamatore jo-steroide (NSAID) të përdoruara për trajtimin e dhëmbjes ose inflamacionit);
  • Trajtimi i sindromit Zollinger – Ellison.

Mjeku mund të përshkruaj Pergastid për indikacione tjera ose dozime tjera nga specifikacionet në këtë fletëudhëzim.
Respektoni udhëzimet e mjekut për administrimin e barit.

2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni PERGASTID®
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik në barna ose keni përjetuar ndonjë reaksion alergjik në njërën nga këto barna.

Kur nuk duhet ta përdorni PERGASTID®

Të mos merret PERGASTID nëse:

  • Jeni alergjik (hipersenzitiv) në lansoprazol ose në ndonjë ekscipientët e Pergastid.
  • Jeni duke marrur ndonjë bar që përmbanë atazanavir si substancë aktive (e përdorur të trajtimin e sëmundjes së HIV).

Përkujdesjet:
Informoni mjekun tuaj për çfarëdo sëmundje ose problem mjekësor që e keni për momentin ose nëse keni pasur në të kaluarën ose për çfarëdo forme të alergjisë.
Informoni mjekun tuaj për çrregullimet serioze të mëlçisë.
Mjeku mund të adaptojë dozën e barit.
Mjeku do të realizoj ose e ka realizuar një ekzaminim të quajtur endoskopi për diagnostifikim të gjendjes tuaj dhe/ose të përjashtoj ndonjë sëmundje malinje.
Nëse gjatë trajtimit me Pergastid paraqitet diarrea, menjëherë kontaktoni mjekun tuaj, pasi që Pergastidi ka qenë i shoqëruar me rritje të lehtë të diarresë infektive.
Nëse mjeku ka përshkruar Pergastid si shtesë barnave tjera (antibiotikë) për trajtimin e infeksioneve me Helycobacter pylori ose barnave anti-inflamatore për trajtimin e dhëmbjeve ose çrregullimeve reumatike, lexoni fletëudhëzimin e këtyre barnave gjithashtu.
Nëse merrni Pergastid për një kohë të gjatë (më shumë se 1 vjet), mjeku do tju mbaj juve nën observim të rregullt.
Referoni cilindo simptom të ri dhe simptom të jashtëzakonshëm ose rrethana në çdo moment kur të takoni mjekun.
Pergastidi përmbanë sukrozë. Nëse vuani nga intoleranca e sheqernave, kontaktoni mjekun tuaj para se bari të administrohet.

Marrja e PERGASTID® me ushqimin dhe pijet
Për rezulate më të mira, merrni kapsulat Pergastid 30 minuta para ushqimit.

Shtatzania dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj para se të filloni të merrni ndonjë bar.
Nëse jeni shtatzënë ose mendoni se jeni shtatzënë, kontaktoni mjekun tuaj.
Nuk ka të dhëna klinike në lidhje me ndikimin e lansoprazolit në shtatëzani. Studimet në kafshë nuk kanë treguar për ndonjë efekt direkt ose indirekt në shtatzëni, zhvillimin embrio/fetal, në lindje dhe zhvillimin paslindjes.
Sidoqoftë nuk rekomandohet përdorimi i lansoprazolit në shtatëzani.
Nuk ka të dhëna nëse lansporazoli eksretohet në qumështin e nënës.
Hulumtimet në kafshë kanë treguar se lansporazoli ekskretohet në qumështin e gjirit.
Vendimi për vazhdimin/ndërprerjen e gjidhënjes ose vazhdimin/ndërprerjen e terapisë me lansoprazol bëhet duke konsideruar përfitimin e foshnjes nga gjidhënja krahasuar me përfitimin për shëndetin e nënës në terapi me lansoprazol.

Efektet mbi aftësinë për të drejtuar automjetin dhe për të përdorur makineri
Efektet anësore, siç është marramendja, vertigo, lodhja dhe çrregullimet e të pamurit mund të manifestohen te pacientët që marrin Pergastid.
Nëse paraqiten një nga këto efekte anësore nevojitet kujdes pasi që zvogëlohet kapaciteti i përkujdesjes.
Vetëm ju jeni përgjegjës për të marrur vendim se a jeni në gjendje adekuate për të drejtuar automjetin dhe për të përdorur makineri në të cilat gjendje kërkohet koncentrim i shtuar. Përdorimi i barnave mund të zvogëloj aftësinë për të drejtuar automjetin dhe për të përdorur makineri, për shkak te efektit të tyre apo efekteve anësore.
Këto efekte janë përshkruar në kapitujtë e tjerë.
Lexoni të gjitha informacionet në këtë fletëudhëzim dhe referojuni këtyre informatave.
Nëse kenë ndonjë paqartësi kontaktoni mjekun tuaj, infermieren ose farmacistin.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.

Informoni mjekun tuaj, veçanarisht nëse jeni duke marrur barna që përmbajnë një nga substancat aktive si në vijim, pasi që Pergastid mund të ndikoj në mekanizmin e veprimit të tyre:

  • ketokonazoli, itrakonazoli, rifampicina (përdoren për trajtimin e infeksioneve);
  • digoksina (përdoret për trajtimin e sëmundjeve kardiake);
  • teofilina (përdoret për trajtimin e astmës);
  • takrolimus (përdoret për të parandaluar hedhjen e transplantantit);
  • fluvoksamina (përdoret për trajtimin e depresionit dhe sëmundjeve tjera psikiatrike);
  • barnat antacide (përdoren për trajtimin e thartirës në stomak ose kthimit të thartirës);
  • sukralfat (përdoret për cikatrizimin e ulçerës);
  • kantarioni (Hypericum perforatum) (përdoret për trajtimin e depresionit të lehtë).

3. Si përdoret PERGASTID®
Gjithmonë barin duhet marrur ashtu siç ju ka rekomanduar mjeku juaj dhe mos e ndërpreni marrjen e barit, përderisa mjeku juaj nuk vendos ta ndërpreni. Për çdo paqartësi kontaktoni mjekun tuaj ose farmacistin.
Kapsulën duhet gëlltitur të tërën me një gotë ujë. Nëse gëlltitja është e vështirë, mjeku do tju rekomandoj një mënyrë tjetër për marrjen e barit. Mos e dëmtoni ose kafshoni kapsulën ose përmbajtjen e tij pasi që bari nuk do të veproj si duhet.
Nëse merrni Pergastid një herë në ditë, gjithmonë merre në të njëjtën kohë. Për rezultate më të mira, merni Pergastid sa më shpejt që zgjoheni në mëngjes.
Nëse merrni Pergastid, dy herë në ditë, merrni njërën dozë herët në mëngjes, kurse tjetrën vonë në mbrëmje.
Doza e Pergastid varet nga gjendja e juaj.
Doza e zakonshme për të rriturit është prezantuar në vijim.
Ndonjëherë mjeku do të përshkruaj një dozë tjetër dhe do tju tregoj se sa gjatë do të zgjasë trajtimi.
Trajtimi i thartirës në stomak dhe regurgitimit të thartirës: një kapsulë 15 mg ose 30 mg çdo ditë për 4 javë.
Nëse simptomet janë ende të pranishme, informoni mjekun tuaj. Nëse simptomet nuk përmirësohen brenda 4 javëve, kontaktoni mjekun tuaj.
Trajtimi ulçerës duodenale: një kapsulë 30 mg çdo ditë për 2 javë.
Trajtimi ulçerës së stomakut: një kapsulë 30 mg çdo ditë për 4 javë.
Trajtimi inflamacionit të ezofagut (refluks ezofagiti): një kapsulë 30 mg çdo ditë për 4 javë.
Parandalimi afatgjatë i refluksit ezofagitit: një kapsulë 15 mg çdo ditë; mjeku mund të adaptojë dozën në një kapsulë 30 mg çdo ditë.
Trajtimi i infeksioneve me Helicobacter pylori: doza e zakonshme është një kapsulë 30 mg e kombinuar me 2 antibiotikë të ndryshëm në mëngjes dhe një kapsulë 30 mg e kombinuar me 2 antibiotikë të ndryshëm në mbrëmje. Trajtimi përsëritet çdo ditë për 7 ditë.

Kombinimet e rekomanduara të antibiotikëve janë si në vijim:
30 mg Pergastid me 250-500 mg klaritromicinë dhe 1000 mg amoksicilinë
30 mg Pergastid me 250 mg klaritromicinë dhe 400 – 500 mg metronidazol.
Nëse infeksioni trajtohet për shkak të ulçerës, ulçera me siguri nuk do të paraqitet përsëri nëse infeksioni është trajtuar me sukses. Për rezultate më të mira me këtë terapi, merrni barin në kohën e specifikuar dhe mos harroni asnjëherë marrjen e barit.
Trajtimi ulçerës së stomakut ose duodenale te pacientët që kanë nevojë për trajtim të vazhduar me barna anti-inflamatore josteroide: një kapsulë 30 mg çdo ditë për 4 javë.
Profilaksa e ulçerës së stomakut ose duodenale te pacientët që kanë nevojë për trajtim të vazhduar me barna anti-inflamatore josteroide: një kapsulë 15 mg çdo ditë; mjeku mund të adaptoj dozën në një kapsulë 30 mg çdo ditë.
Sindromi Zollinger-Ellison: doza e zakonshme fillestare është 2 kapsula 30 mg çdo ditë; pastaj varësisht nga reaksioni i juaj në Pergastid, mjeku juaj do të vendos për dozën më të përshtatshme.
Mos jepni Pergastid te fëmijët.

Nëse përdorni PERGASTID® më shumë sesa duhet
Nëse mendoni se keni marrur të doza më larta të Pergastid-it sesa që rekomandohen, menjëherë informoni mjekun tuaj.
Në rast të dyshimit për mbidozim, pacienti duhet të monitorohet. Lansoprazoli nuk eliminohet në mënyrë sinjifikante përmes hemodializës. Nëse është e nevojshme, rekomandohet lavazhi gastrik, karboni medicinal dhe terapia simptomatike.

Nëse harroni të merrni PERGASTID®
Nëse keni keni harruar të merrni një herë dozën e barit, merreni sa më shpejt që ju kujtohet, vetëm nëse është afër kohës së marrjes së dozës në vijim, atëherë vazhdoni regjimin e përshkruar të barit. Asnjëherë mos dyfishoni dozën e barit për të kompensuar dozën e harruar të barit!

Nëse ndërpreni trajtimin me PERGASTID®
Mos ndërpreni marrjen e barit para kohe, nëse simptomet e tuaja janë përmirësuar. Është e mundur që gjendja e juaj nuk është mjekuar plotësisht dhe mund të paraqiten probleme përsëri nëse ju nuk e kompletoni periudhën e mjekimit.

4. Efektet anësore të mundshme
Si të gjitha barnat e tjera, edhe PERGASTID® mund të shkaktojë efekte anësore edhe nëse nuk janë paraqitur te secili pacient.

Efektet anësore si më poshtë janë të shpeshta (paraqiten me shpesh se 1 në 100 pacientë)
- Kokëdhëmbja, marramendja
- Diarrea, obstipacioni (kapsllëku), dhëmbje e stomakut, shqetësim, gazra në zorrë (flatulenca), fyti i tharë ose i inflamuar
- Skuqje e lëkurës, kruarje
- Ndryshime në testet e funksionit të mëlçisë
- Molisja

Efektet anësore si më poshtë janë jo të shpeshta (paraqiten me pak se 1 në 100 pacientë)
- Depresioni
- Dhëmbje e nyjeve dhe muskujve
- Retencioni (grumbullimi) i ujit dhe edema (enjtja)
- Ndryshime në numrin e qelizave të kuqe të gjakut

Efektet anësore si më poshtë janë të rralla (paraqiten me shpesh se 1 në 1000 pacientë)
- Ethet
- Agjitimi, përgjumësia, konfuzioni, pagjumësia, çrregullime të të pamurit, marramendja
- Ndryshimi i shijes, humbja e oreksit, inflamacioni i gjuhës (glositis)
- Reaksione të lëkurës në formë djegie ose kruarjes nën lëkurë, mavijosja, skuqja dhe perspirim ekscesiv
- Senzitiviteti (ndjeshmëria) në dritë
- Parestezia e lëkurës, tremori
- Anemia (pallor)
- Çrregullimet e veshkave
- Pankreatiti
- Inflamacioni i mëlçisë (mund të paraqiten sytë e verdhë ose lëkura e verdhë)
- Enjtja e gjinjëve te meshkujt, impotenca
- Kandidiaza (infeksione me fungje të mundshme në lëkurë ose mukozë)
- Angjioedema; nëse simptomet e angjioedemës paraqiten menjëherë kontaktoni mjekun tuaj, siç janë edema e fytyrës, buzëve, gjuhës ose faringut, vështirësi në gëlltitje, urtikaria dhe vështirësi në frymëmarrje.

Efektet anësore si më poshtë janë shumë të rralla (paraqiten me shpesh se 1 në 10000 pacientë)
- Reaksionet serioze të tejndjeshmërisë (alergjisë) përfshirë edhe shokun. Simptomet e reaksioneve të tejndjeshmërisë manifestohen me ethe, edema dhe ndonjëherë me rënie të shtypjes së gjakut.
- Inflamacioni i gojës
- Koliti (inflamacioni i zorrës së trashë).
- Ndryshimet në vlerat laboratorike, si të natriumit, kolesterolit dhe nivelit të triglicerideve
- Reaksione shumë serioze të lëkurës si skuqja, fshikëzat, inflamacione serioze dhe humbje e peshës
- Pergastidi shumë rrallë mund të zvogëloj numrin e qelizave të bardha të gjakut, kështu zvogëlon rezistencën ndaj infeksioneve. Nëse infeksioni paraqitet me simptomet sikur të etheve dhe çrregullim serioz të gjendjes së përgjitshme ose ethe me simptome të infeksionit lokal si fyti/faringu/goja e inflamuar ose probleme urinare menjëherë shkoni te mjeku juaj. Testet e gjakut do të bëhen për të vërtetuar ndonjë zvogëlim të numrit të qelizave të bardha të gjakut (agranulocitoza).
Njoftoni mjekun apo farmacistin tuaj, nëse ndonjë efekt anësor përkeqësohet ose manifestoni efekte anësore të cilat nuk janë të përshkruara në këtë fletë informacion.

5. Ruajtja dhe afati i përdorimit
PERGASTID® të ruhet larg arritjes së fëmijëve.
Të ruhet në temperature nën 30 °C.

Afati i përdorimit
Bari nuk duhet përdorur pas kalimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim. Afati i përdorimit i referohet ditës së fundit të muajit.
Kontaktoni farmacistin tuaj për mënyrë të asgjësimit të pjesës së pashfrytëzuar të barit.
Këto masa ndërmirren për ruajtjen e ambientit.

Mënyra e dhënies së barit
Tabletat PERGASTID® jepen vetëm me recetë mjeku.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top