Permethrin (shampo) Reviewed by Momizat on . Permethrin (shampo) Përbërja: Shampo përmban: Permetrin. Veprimi Permetrini është piretrioid me spektër të gjërë, veprimi insekticid i cili me sukses asgjëson m Permethrin (shampo) Përbërja: Shampo përmban: Permetrin. Veprimi Permetrini është piretrioid me spektër të gjërë, veprimi insekticid i cili me sukses asgjëson m Rating: 0
You Are Here: Home » P » Permethrin (shampo)

Permethrin (shampo)

Permethrin (shampo)

Permethrin

Përbërja:
Shampo përmban: Permetrin.

Veprimi
Permetrini është piretrioid me spektër të gjërë, veprimi insekticid i cili me sukses asgjëson morrat e kokës.
Permetrin është substancë kimike me toksicitet të ulët, i cili dobët përthithet nga lëkura.
Shampo nuk është i rrezikshëm për njerëz dhe kafshët gjakënxehta.

Indikimet
Trajtimi i infektimeve nga morrat e kokës (Pediculus capitis).

Kundërindikimet
Mbindieshmeria ndaj permetrinës, piretroideve të tjera sintetike ose piretrinave.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Të lahet koka me shampon permetrin kundër morrave dhe lehet të veprojë 10 – 15 minuta.
Pastaj krehen flokët me një krahër të shpeshtë, pastaj i shpërlani flokët me sasi të mjaftueshme të ujit dhe i thani flokët me peshqir të pastër.
Proçedura mund të përsëritet pas 24 orëve.
Nëse nuk ka sukses në asgjësimin e plotë të morrave proçedura mund të përsëritet çdo ditë brenda shtatë dite.

Efektet anësore
Efektet me të shpeshta anësore nga përdorimi i shampo janë të rralla, të lehta dhe kalimtare.
Efekti anëor më i zakonshëm pas përdorimit të përgatesës është kruarja.
Shampoja nuk lejohet të përdoret nëse lëkura e kokës është e dëmtuar në çfardo mënyre qoftë (inflamacioni, qelbëzimi ose gërvishja).
Ndonëse permetrina nuk është irrituese për sy, gjatë pëdorimit të shampos duhet mbrojtur sytë, gojën dhe hundën nga kontakti me preparatin.

Ruajtja
Shampo ruhet larg nga kontakti me fëmijët, në temperaturë të dhomës.

Afati i qëndrueshmerisë
Shampo nuk përdoret pas skadimit të afatit të shënuar në paketim.

Paketimi
Shishe plastike me 100 ml.

Tags: , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top