Pertusine shurup Reviewed by Momizat on . PERTUSINE Shurup – (120 mg + 10 mg) / g (Ekstrakt timusi, Bromur kaliumi) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruaj PERTUSINE Shurup – (120 mg + 10 mg) / g (Ekstrakt timusi, Bromur kaliumi) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruaj Rating: 0
You Are Here: Home » P » Pertusine shurup

Pertusine shurup

PERTUSINE
Shurup – (120 mg + 10 mg) / g

(Ekstrakt timusi, Bromur kaliumi)

pertusine

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
 Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
 Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
 Ky bar është përshkruar për ju. Mos ja rekomandoni personave të tjerë. Mund t’i
dëmtojë ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma si ju.
 Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet ose në qoftë se vëreni
ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të
njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues do të lexoni:
1. Çfarë është Pertusine dhe përse përdoret
2. Përpara se të merrni Pertusine
3. Si të merrni Pertusine
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si të ruani Pertusine
6. Informacion i mëtejshëm
1. ÇFARЁ ЁSHTЁ PERTUSINE DHE PЁRSE PЁRDORET
Bromuri i kaliumit ëhtë një sedativ i lehtë dhe një hipnotik i lehtë. Ekstrakti i lëngët i
timusit ka veprim ekspektorant dhe antiflogjistik, pakëson reflekset e kollës, favorizon
ekspektorimin, zbut mukozën e inflamuar dhe qetëson kollën.
Timoli, esenca e ekstraktit të timusit është një lëndë me veti ekspektorante dhe
dezinfektuese në nivelin e rrugëve të frymëmarrjes.
Bromuri i kaliumit është një lëndë e njohur për vetitë sedative të qendrës së kollës.
2. PЁRPARA SE TЁ MERRNI PERTUSINE
Mos merrni Pertusine në qoftë se:
 vuani nga atake astme;
 keni shqetësime ventilimi;
 keni hiperndjeshmëri të njohur ndaj preparatit;
 vuani nga diabeti, për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit në shurup.
Në qoftë se mendoni se keni ndonjë nga gjendjet e përmendura më sipër, mos merrni
Pertusine, konsultohuni fillimisht me mjekun tuaj dhe ndiqni këshillat e dhëna prej tij.
Tregoni kujdes të veçantë me Pertusine
Njoftoni mjekun tuaj në rast se:
 vuani nga insufiçienca respiratore;
 vuani nga astma.
Shtatzënia
Pertusine mund të përdoret gjatë shtatzënisë.
Ushqimi me gji
Mund të përdoret gjatë dhënies së gjirit.
Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Nuk ka probleme për pacientin gjatë drejtimit të automjetit dhe për përdorimin e
makinerive në kohën që trajtohet me Pertusine.
Marrja e barnave të tjera
Nuk ka të dhëna.
3. SI TЁ MERRNI PERTUSINE
Ndiqni gjithmonë këshillat e mjekut tuaj në lidhje me dozat e Pertusine që duhet të
merrni dhe shikoni gjithnjë udhëzimet e përshkruara në etiketën e barit. Dozat e
zakonshme përshkruhen më poshtë:
Indikime dozimi:
Të rriturit: 1 lugë gjelle, 3 herë në ditë.
Fëmijët: ½ lugë gjelle, 3 herë në ditë.
Në qoftë se keni marrë më shumë Pertusine
Mos merrni më shumë Pertusine sesa rekomandimi i mjekut tuaj. Nuk ka raportime për
simptoma nga mbidozimi i Pertusine.
Në qoftë se keni harruar të merrni Pertusine
Në qoftë se harroni të merrni Pertusine, merrni dozën tuaj sa më shpejt që të kujtoheni
përveç rastit kur ka ardhur koha që të merrni dozën pasardhëse. Përdorni dozat në
kohën e duhur.
4. EFEKTE ANЁSORE TЁ MUNDSHME
Të gjitha barnat mund të shkaktojnë efekte anësore. Ndonjëherë ato janë serioze,
shumicën e rasteve jo. Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve të mundshme anësore.
Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre. Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se ju shqetëson
ndonjë efekt anësor. Tek Pertusine efektet anësore janë shumë të rralla dhe mund të
vërehen shqetësime gastrointestinale.
Në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk janë të përmendura në këtë fletëudhëzues, ju
lutemi njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
5. SI TЁ RUANI PERTUSINE
Mbajeni larg fëmijëve!
Mos e përdorni Pertusine pas datës së skadencës e cila është e shënuar në paketim.
Ruajeni në temperaturë më të ulët se 25°C!
Ruajeni shurupin nga dielli dhe nga lagështia!
6. INFORMACION I MЁTEJSHЁM
Çfarë përmban Pertusine
Lëndët vepruese janë: ekstrakti fluid i timusit (Listre) dhe bromuri i kaliumit.
1 g shurup përmban 120 mg ekstrakt fluid timusi (Listre) dhe 10 mg bromur kaliumi.
Përbërësit e tjerë janë: etanol 96%, metil hidroksibenzoat (nipaginë), esencë citri,
sheqer, ujë i pastruar.
Përmbajtja e paketimit
Kuti me një shishe qelqi 100 g.
Mbajtësi i autorizimit për tregtim (MAT) dhe prodhuesi:
PROFARMA Sh.a.
Rruga “Myslym Keta”
Tel.Fax: 00355 4 23 89 602
Tiranë – SHQIPËRI
Ky fletëudhëzues u rishikua për herë të fundit në Maj 2014.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top