Phezam 400/25mg Reviewed by Momizat on . Phezam 400/25mg Kapsula Piracetam/Cinnarizine FLETËUDHËZUES: INFORMACION PËR PËRDORUESIN Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzues para se të përdorni këtë preparat. Phezam 400/25mg Kapsula Piracetam/Cinnarizine FLETËUDHËZUES: INFORMACION PËR PËRDORUESIN Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzues para se të përdorni këtë preparat. Rating: 0
You Are Here: Home » P » Phezam 400/25mg

Phezam 400/25mg

Phezam 400/25mg

phezam

Kapsula
Piracetam/Cinnarizine

FLETËUDHËZUES: INFORMACION PËR PËRDORUESIN

Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzues para se të përdorni këtë preparat.

  • Mbajeni këtë fletëudhëzues. Mund tju duhet ta lexoni përsëri.
  • Për informacion të mëtejshëm, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
  • Ky bar ështe përshkruar për ju. Mos ua rekomandoni të tjerëve. Mund ti dëmtoni ato, edhe nëse paraqesin të njëjtat simptoma me ju.
  • Nëse ndonjë nga efektet anësore bëhet serioz, ose nëse vëreni ndonjë efekt anësor jo të listuar në këtë fletëudhëzues, ju lutem kontaktoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Në këtë fletë udhëzues:

  1. Çfarë është Phezam dhe përse përdoret
  2. Para se të përdorni Phezam
  3. Si duhet të përdoret Phezam
  4. Efekte anësore të mundshme
  5. Mënyra e ruajtjes të Phezam
  6. Informacion i mëtejshëm

1.ÇFARË ËSHTË PHEZAM DHE PËRSE PËRDORET
Phezam bën pjesë në grupin e psiko-stimulantëve dhe vazodilatatorëve periferik.

Phezam indikohet në:

  • Insufiçiencën vaskulare cerebrale kronike dhe latente, për shkak të hipertensionit arterial dhe arteriasklerozës, ishemi cerebrale dhe gjëndjen post – ishemike;
  • Cerebro astenia post-traumatike;
  • Encefalopati me origjinë të ndryshme;
  • Sindroma psiko organike me çrregullime të dukshme të memories dhe aftësive njohëse ose çrregullime të sferës emocionale;
  • Patologjitë e veshit të brendshëm – vertigo, tinnitus, nausea, të vjella, nistagma ( lëvizje e pavullnetshme e syve);
  • Sindroma Menier (çrregullim në veshin e brendshëm );
  • Profilaksi për parandalimin e nausea dhe të vjellave gjatë udhëtimit me makinë dhe migrenë;
  • Përmirësim në aftësitë perceptive ( të mësuarit) në fëmijë me prapambetje mendore.

2. PARA SE TË PËRDORNI PHEZANI

Mos përdorni Phezam nëse:

  • Jeni hipersensitiv ndaj Piracetam ose Cinnarizine, ose ndonjë përbërësi tjetër të këtij bari;
  • Keni dëmtim të rëndë të funksionit renal;
  • Aksidente vaskulare hemorragjike (ACV).

Tregoni kujdes të veçantë me Phezam në situatat si vijon:
Ky preparat duhet përdorur me shume kujdes në pacientë me dëmtim të funksionit hepatik.
Në rastet me dëmtime renale të lehta dhe mesatare rekomandohet ulje e dozës terapeutike ose zgjatje e kohës ndërmjet dozave, sidomos nëse klirensi i kreatininës është më pak se 60 ml/min.
Nevojitet monitorim i vlerave të enzimave hepatike në pacientët me dëmtime të heparit.
Shmangni përdorimin e alkolit gjatë trajtimit.
Përdorimi duhet të bëhet me kujdes në rastet me presion intraokular të rritur dhe në pacientë me sëmundjen Parkinson.
Ky preparat mund të japë rezultate doping  pozitiv në atletët.

Marrja e barnave të tjera
Ju lutem, informoni mjekun ose farmacistin tuaj nëse po merrni aktualisht ose keni marrë barna të tjera, përfshirë dhe ato po recetë mjeksore.
Marrja njëkohësisht e Phezam me trankuilizantë të SNQ (grupi i barnave hipnotik dhe sedative ), antidepresivët triciklik dhe alkol, shton efektin sedativ.
Phezam shton efektin e nootropikeve, antihipertensivëve dhe vazodilatatorëve.
Përdorimi në të njëjtën kohë me vazodilatatorë shton efektin e Phezam, dhe prania e cinnarizinë ul efektin e antihipertensivëve.
Ky preparat shton efektin e hormoneve tiroidienë dhe mund të nxisë tremorin dhe nervozizmin.
Gjithashtu, mund të shtojë efektin e barnave antitrombotike (antikoagulantëve).

Marrja e Phezam me ushqim dhe pije
Nuk ka të dhëna për kufizim të dietës në ushqime ose pije të veçanta gjatë trajtimit me këtë bar.
Nuk rekomandohet përdorimi i alkolit  gjatë trajtimit.

Shtatëzania dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj para përdorimit të këtij bari.
Nuk rekomandohet përdorimi i Phezam gjatë shtatëzanisë (veçanërisht gjatë tremujorit të parë).
Piracetam kalon në qumështin e gjirit dhe nuk duhet të përdoret gjatë periudhës së laktacionit.

Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Nuk ka të dhëna për ndikimin e Phezam mbi aftësinë për të drejtuar automjetin ose përdorim makinerish të ndryshme.

Informacion me rëndësi për disa përbërës të Phezam
Kapsula e fortë e Phezam përmban laktozë.
Ky preparat nuk është i përshtatshëm për persona që kanë defiçit të laktazës, galaktozemi, ose sindromën e malabsorbimit të glukozë/galaktozë.

3. SI TË PËRDORNI PHEZAM
Gjithmonë merrni Phezam vetem sipas përshkrimit të mjekut.

Të rritur: 1-2 kapsula tre herë në ditë për një periudhë nga 1 në 3 muaj në varësi të shkallës së evolucionit të sëmundjes.

Fëmijët: 1-2 kapsula një deri dy herë në ditë.
Ky preparat nuk duhet të përdoret për një periudhë më shumë se 3 muaj.

Nëse merrni më tepër Phezam se doza e rekomanduar
Nëse merrni më shumë Phezam se doza e përshkruar, ju duhet të kërkoni menjëherë ndihmë mjeksore.
Phezam tolerohet mirë, dhe në raste mbidozimi nuk janë vënë re efekte anësore serioze, ku mund të nevojitej ndërprerja e trajtimit.
Në rastet e mbidozimit në fëmijë, janë vënë re hipereksitim – pagjumësi, nervozizëm, eufori, tremor dhe rrallë – makthe, haluçinacione, dhe konvulsione.
Trajtimi i mbidozimit është simptomatik.

Nëse harroni të merrni dozën e Phezam
Këshillohet të mos humbisni dozat, sidomos nëse preparati është përshkruar në një dozë të vetme ditore.
Nëse humbisni një dozë, merreni atë sa më parë që të kujtoheni, por nuk duhet asnjëherë të merrni dozën e harruar në të njëjtën kohë me dozën pasardhëse.

4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat, Phezam mund të japë efekte anësore.
Reaksione hipersensitiviteti mund të shfaqen rrallë – reaksione lëkure, fotosensitivitet.
Në raste të izoluara mund të shfaqen çrregullime gastro-intestinale: salivacion i shtuar, nausea, të vjella.
Përdorimi i vazhdueshëm në pacientë të moshuar mund të çojë në shfaqjen e efekteve anësore ekstrapiramidale.
Nëse vëreni ndonjë efekt jo te përshkruar në këtë fletëudhëues, ju lutem informoni mjekun ose farmacistin tuaj.

5. KUSHTET E RUAJTJES SË PHEZAM
Në temperaturë nën 25°C.
Të ruhet në vend të sigurtë, larg fëmijëve!
Mos përdorni Phezam pas datës së skadencës të vendosur në paketim.
Afati i skadencës: 3 ( tre ) vjet pas datës së prodhimit.

6.INFORMACION I MËTEJSHËM

Çfarë përmban Phezam
Lëndët aktive janë: Piracetam 400 mg dhe Cinnarizine 25 mg në çdo kapsulë të fortë.
Lëndë të tjera ndihmëse: monohidrat laktoze, silic koloidale anhidër, stearat magnezi.

Mënyra e paraqitjes së Phezam dhe përmbajtja e paketimit
Phezam 400/25 mg kapsula të forta janë të disponueshme në blistera PVC /AI me 10 kapsula të forta, me 6 blistera për çdo paketim.

Mbajtësi i Autorizimit për Tregëtim:
Actavis EAD 29,
Atanas Dukov Str., 1407 Sofia, Bulgaria

Prodhuesi: Balkanpharma-Dupnitsa AD 3, Samokovsko Shosse Str. 2600 Dupnitsa, Bulgaria Phone: (+359 701) 58 196 Fax:: (+359 701) 58 555.

Për çdoinformacion të mëtejshëm në lidhje me këtë preparat ju lutem të kontaktoni zyrën e përfaqësisë të mbajtësit të autorizimit për tregëtim.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top