Phlebodia® 600mg Reviewed by Momizat on . Phlebodia® 600mg Tableta të mbështjella 600 mg. Diosmin FLETUDHËZIM Para se të filloni të merrni këtë bar lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzim. Ky bar mund të m Phlebodia® 600mg Tableta të mbështjella 600 mg. Diosmin FLETUDHËZIM Para se të filloni të merrni këtë bar lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzim. Ky bar mund të m Rating: 0
You Are Here: Home » P » Phlebodia® 600mg

Phlebodia® 600mg

Phlebodia® 600mg

phlebodia

Tableta të mbështjella 600 mg.

Diosmin

FLETUDHËZIM

Para se të filloni të merrni këtë bar lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzim.

Ky bar mund të merret edhe pa përshkrimin e mjekut.

  • Ruajeni këtë fletëudhëzim. Mund t’ ju nevojitet që ta lexoni përsëri.
  • Nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi pyetni mjekun ose farmacistin tuaj.
  • Ky bar është përshkruar personalisht për ju dhe ju nuk duhet tua jepni të tjerëve.
  • Ata mund t’i dëmtojë edhe nëse kanë simptoma të ngjashme me tuajat.

Përmbajtja e fletëudhëzimit:

  1. Çfarë është Phlebodia dhe për çfarë shfrytëzohet
  2. Para se ta merrni Phlebodia
  3. Si të merret Phlebodia
  4. Efektet e mundshme të padëshiruara
  5. Ruajtja e Phlebodia
  6. lnformata shtesë

Përbërja:
Substanca aktive është Diosmina anhidroze dhe e pastër.

Përbërësit e tjerë janë:
celulozë mikrokristalore, talk, silika, acid stearik i mikronizuar.

Mbështjellësi i tabletës:
substanca ngjyruese, opaglos 6000.

1.ÇFARË ËSHTË PHLEBODIA ® DHE PËR ÇFARË PËRDORET
Çdo tabletë përmban 600 mg Diosmin anhidroz .

Paketimi:
Pako me folie të PVC/aluminium me 15 tableta.
Pako me folie të PVC/aluminium me 30 tableta.

Si vepron Phlebodia ® :
Diosmina është flavonoid gjysmësintetik, i cili përfitohet nga sinteza e flavonoidit natyror – hesperidinës.
Flavonoidet janë principi aktiv bimëve të gjelbërta dhe si komponim natyror i bimëve me toksicitet të padiktueshëm, kanë gjetur aplikim në terapinë e sëmundjeve të ndryshme të enëve të gjakut dhe atyre limfatike te qarkullimit periferik.
Diosmina inhibon enzimat të cilat e ngadalsojnë zbërthimin e elastinës (hialurinidazën, elastazën), COMT dhe fosfodiesterazën.
Me inhibimin e fosfodiesterazës shkohet deri te zvoglimi i agregimit të trombociteve.
Pengohet edhe reduktimi i acidit dihidroaskorbik dhe kështu mbrohet vitamina C.

Veprimi i diosminës është i shumfishtë: rritet tonusi venoz, rritet drenazhi limfatik dhe përmirësohet mikroqarkullimi në këmbë.
Pas aplikimit oral absorbimi është i plotë dhe i shpejtë.
Shpërndarja është e limituar, përjashtim bëjnë veshkat, mëlçia.
Ky bar metabolizohet në mënyrë ekstensive.
Te njerëzit bari eliminohet në mënyrë primare me anë të feçeve. 14% eliminohet me urinë. T ½ është 11 orë.

Kur përdoret Phebodia ®:

  • Për përmirsimin e simptomave të pamjaftueshmërisë kronike venolimfatike (“këmbët e rënda”, enjtja, dhembjet, vështirësitë për shkak të dekubituseve),
  • trajtimi i simptomave akute të hemorroideve.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË MERRNI PHLEBODIA ®
Tregojini mjekut tuaj nëse keni sëmundje kronike, çrregullime metabolike, ose reaksione alergjike .

Phlebodia ® të mos merret në këto raste:

  • Alergjia në principin aktiv të barit,
  • Shtatzania dhe ushqyerja me gji.

Përkujdesjet
Nëse shenjat dhe simptomat e sëmundjes nuk tërhiqen shpejt duhet të bëhen analizat e detajuara proktologjike dhe të aplikohet ndonjë terapi tjetër.

Shtatzania dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para se të filloni të mermi çfarëdo lloj bari.
Studimet në kafshë nuk kanë treguar efekte teratogjene ose efekte tjera të rrezikshme për fetusin.
Për shkak të mungesës të së dhënave për ekskretimin në qumështin e nënës, aplikimi i Phlebodia  -s nuk rekomandohet gjatë ushqyerjes me gji.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Nuk ka efekte të padëshiruara për drejtim të automjeteve apo për punë me makineri të rënda.

Çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Tregojini mjekut tuaj nëse jeni duke marrë barna të tjera duke përfshirë edhe ato që merren pa recetë të mjekut.
Nuk janë të njohura.

3. SI TË MERRET PHLEBODIA ?
Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose të ndërprisni marrjen e mëtejshme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Te pamjaftueshmëria kronike e venave merret nga një tabletë në ditë, në mëngjes, para ushqimit.
Te trajtimi i episodeve akute të hemorroideve merren 2 -3 tableta në ditë, para ushqimit.

Nëse keni harruar të merrni ndonjë dozë
Mos e dyfishoni dozën.
Nëse keni harruar të merrni ndonjë doze, merreni ate sa më parë që mundeni.
Nëse është koha për dozën e rregullt të radhës merreni atë sipas radhës dhe lëreni atë të mëparshmen.

Nëse ju keni marë Phlebodia ® më tepër sesa duhet
Mbidozimi është i pazakonshëm dhe nuk është përshkruar gjer më tani.

4. EFEKTET E MUNDSHME TË PADËSHIRUARA
Si edhe të gjitha barnat e tjera edhe Phlebodia  mund të japë efekte të padëshiruara.
Nëse ju do të keni ndonjërin nga efektet e poshtshënuara ju duhet t’i tregoni mjekut tuaj ose farmacistit.
Janë përshkruar raste me ankesa nga trakti gastrointestinal të cilat nuk kërkojnë ndërprerjen e trajtimit.

5. RUAJTJA DHE QËNDRUESHMERIA E PHLEBODIA -s
Mbajeni barin larg fëmijëve!
Nuk kërkohen kushte specifike për ruajtjen e këtij bari.
Të ruhet në pako origjinale.
Phlebodia të mos përdoret pas datës së skadencës të shtypur në pako.

Qëndrueshmëria
3 (tre) vjet.

Mënyra e dhënies së barit
Ky bar mund të merret edhe pa recetë të mjekut.

6.INFORMATA SHTESË
Në këtë fletëudhëzim nuk gjendet informacion i plotë për Phlebodia .
Nëse dëshironi të dini edhe më tepër për barin pyetni mjekun tuaj ose farmacistin.

INNOTHERA CHOUZY

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top