Pholcodin Alkaloid 15mg/15ml (tretësirë orale) Reviewed by Momizat on . Pholcodin Alkaloid 15mg/15ml (tretësirë orale) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta Pholcodin Alkaloid 15mg/15ml (tretësirë orale) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta Rating: 0
You Are Here: Home » P » Pholcodin Alkaloid 15mg/15ml (tretësirë orale)

Pholcodin Alkaloid 15mg/15ml (tretësirë orale)

Pholcodin Alkaloid 15mg/15ml (tretësirë orale)

Pholcodin Alkaloid tretësirë orale

Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar.

  • Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri.
  • Nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi drejtohuni tek mjeku ose farmacisti.
  • Ky bar është përshkuar për ju personalisht prandaj nuk duhet t’ua jepni të tjerëve.
  • Ai mund të jetë i dëmshëm për ta edhe nëse simptomet e tyre janë të njëjta me tuajat.

Përmbajtja e fletëudhëzimit:
1. Çfarë është Pholcodin Alkaloid dhe për çfarë përdoret
2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni Pholcodin Alkaloid
3. Si të merret Pholcodin Alkaloid
4. Efektet anësore të mundshme
5. Ruajtja dhe afati i përdorimit

PHOLCODIN ALKALOID® 15mg/15ml tretësirë orale

Substanca aktive është folkodin monohidrati.

Substancat ndihmëse janë: monohidrati i acidit citrik;propilen glikoli;metil parahidroksibenzoati (E 218); propyl parahidroksibenzoati (E 216);sakarinë natriumi;hidroksietilceluloza; fruktoza; aromë dredhëze;ngjyra sunset e verdhë (E110); ponceau E 124);ujë i distiluar.

1. ÇFARË ËSHTË PHOLCODIN ALKALOID DHE PËR ÇFARË PËRDORET?

Përmbajtja:
PHOLCODIN ALKALOID® 15mg/15ml tretësirë orale.
15 ml të tretësirës orale për fëmijë përmbajnë 15 mg folkodinë monohidrat.

Forma farmaceutike
PHOLCODIN ALKALOID® 15mg/15ml tretësirë orale:Lëng i kthjellët ngjyrë roze.
Paketimi
Tretësira orale është e paketuar në shishe të qelqit me ngjyrë kafeje me kapak të plastikës dhe me dozues.
Paketimi përmban 1 shishe me 150 ml tretësirë orale, me dozuesin e shkallëzuar të plastikës dhe me fletëudhëzimin.

Si vepron Pholcodin Alkaloid?
Folkodina është derivat i morfinës i cili i përket grupit të barnave me veprim qëndror kundër kollitjes. Ka veprim inhibitor në refleksin e kollitjes i cili vepron duke e deprimuar qendrën e kollitjes në palcën e zgjatur (medulla oblongata). Parandalimi i kollitjes arrihet shumë shpejt dhe kohëzgjatja është e madhe.
Për shkak të veprimit të lehtë dhe jo-specifik veprimi deprimues në sistemin nervor qendror, ky ka edhe veprim sedativ dhe antikonvulsiv.

Kur përdoret Pholcodin Alkaloid?
Pholcodin Alkaloid përdoret për trajtimin e kollës të thatë, jo produktiv te sëmundjet me origjinë respiratore dhe te kollitja me origjinë centrale.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI PHOLCODIN ALKALOID?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Pholcodin Alkaloid?
• nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në folkodinë ose në cilindo përbërës tjetër të Pholcodin Alkaloid, ose në opiate të tjera.
• nëse keni edemë pulmonare (akumulim të lëngjeve jashtё enëve të gjakut nё mushkëri) ose kollë produktive (kollitje me prodhimin e gëlbazës).
• te fëmijët nën moshën 3 mujore.

Përkujdesje të veçanta me Pholcodin Alkaloid:
• Nëse keni probleme respiratore (astma bronkiale, sëmundje obsktruktive kronike të mushkërive);
• Nëse keni çrregullime të mëlçisë ose të veshkave.
Nëse përdoret te fëmijët më të vegjël se 2 vjeç, fëmija duhet të jetë nën monitorim strikt të mjekut.

Përdorimi i Pholcodin Alkaloid-it me ushqime dhe pije
Tretёsira orale Pholcodin Alakloid mund të merret me ose pa ushqim.
Gjatë trajtimit terapeutik me folkodinë të mos merren pije alkoolike, sepse folkodina mund ta rritë veprimin e alkoolit.

Shtatzania dhe gjidhënia
Para se të merrni ndonjë bar duhet të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin.
Nuk rekomandohet përdorimi i folkodinës te gratë shtatzëna dhe te gratë gjidhënëse, sepse nuk ka të dhëna të mjaftueshme për sigurinë e këtij bari në këto grupe të pacienteve.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Pholcodin Alakloid mund të ndikojë në aftësitë psikofizike, në veçanti nëse merret së bashku me depresorë të sistemit nervor qendror.
Mjeku dhe farmacisti duhet ta informojnë të sëmurin për këtë veprim të folkodinës dhe se duhet të kenë kujdes të veçantё me rastin e ngarjes së veturës apo për operim me makineri.

Informacione të rëndësishme lidhur me disa përbërës të Pholcodin Alkaloid
PHOLCODIN ALKALOID® 15mg/15ml tretësirë orale.
Pholcodin Alkaloid-i tretësirë orale 15 mg/15 ml përmban 2.5 g fruktozë për dozë (15 ml).
Nëse mjeku juaj ju ka thënë se ju nuk i toleroni disa sheqerna, para se ta merrni këtë bar duhet të bisedoni me mjekun tuaj. Kjo duhet të merret parasysh te të sëmurët me diabet.
Gjithashtu ky bar përmban ngjyrë të verdhë tё portokallt (E110), metil parahidroksibenzoat (E 218) dhe propil parahidroksibenzoat (E 216) të cilat mund të shkaktojnë reaksione alergjike (ka mundësi edhe reaksione të vonuara.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.

Folkodina mund të ndërveprojë me këto barna:
• Analgjetikët opiat, barna për trajtimin e dhembjeve;
• Fenotiazina, barna që përdoren për kontrollin e çrregullimeve mendore si te skizofrenia, paranoja, mania, psikozat;
• Trankuilizantët, hipnotikët dhe sedativët, barna për trajtimin e anksiozitetit dhe vështirësive me gjumë;
• Antidepresivët triciklik dhe inhibitorë të MAO-së, barna për trajtimin e depresionit.
• Depresorët e tjerë të SNQ.
• Diuretikëk (tablet që përdoren për tension të lartë të gjakut).
• Antihipertenzivë(barna që përdoren për trajtimin e tensionit të lartë të gjakut dhe gjendjeve tjera).

3. SI TË MERRET PHOLCODIN ALKALOID-i?
Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit.

PHOLCODIN ALKALOID® 15mg/15ml tretësirë orale

Të rrriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç:
15 ml tretësirë orale 3 – 4 herë në ditë.

Nëse përdorni Pholcodin Alkaloid më shumë sesa duhet
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Pholcodin Alkaloid-it sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin.
Në rast të mbidozimit mund të shfaqen konfuzioni, somnolenca, agjitacioni, depresioni respirator, hipotensioni, pamjaftueshmëria kardiocirkulatore.

Nëse keni harruar ta merrni Pholcodin Alkaloid -in
Mos e dyfishoni dozën.
Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet. Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj.

4. EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat tjera, edhe Pholcodin Alkaloid-i mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.
Reaksione alergjike si: rash, kruarje, enjetje e fytyrës, gjuhes dhe fytit, shtrëngim i gjoksit.

Efekte tjera të mundshme jane:
-Nauze, vjellje, kapsllëk
-Përgjumje, marrëmendje, ngacmim, konfuzion
-Skuqje
-Gëlbazë e tepërt/mucus.
Ju lutemi që të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin nëse do të keni ndonjerin nga këto efekte të padëshiruara, ose ndonjë i cili nuk është shënuar në këtë fletëudhëzim.

5. RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT

Ruajtja
Fëmijët të mos kenë arritje në këtë bar!
Ky bar nuk kërkon kushte të veçanta për ruajtje.

Mënyra e marrjes së këtij bari
Ky bar merret vetëm me recetë të mjekut.

Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur.
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.

Tags: , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top