Pilfud 5% (locion) Reviewed by Momizat on . Pilfud 5% (locion) Informacion për pacientët: Këtë bar mund ta bleni pa recetën e mjekut,për trajtimin e sëmundjeve të lehta pa ndihmën e mjekut. Pavarësisht kë Pilfud 5% (locion) Informacion për pacientët: Këtë bar mund ta bleni pa recetën e mjekut,për trajtimin e sëmundjeve të lehta pa ndihmën e mjekut. Pavarësisht kë Rating: 0
You Are Here: Home » P » Pilfud 5% (locion)

Pilfud 5% (locion)

Pilfud 5% (locion)

Pilfud locion

Informacion për pacientët:

  • Këtë bar mund ta bleni pa recetën e mjekut,për trajtimin e sëmundjeve të lehta pa ndihmën e mjekut.
  • Pavarësisht kësaj,duhet ta përdorni me kujdes këtë bar në mënyrë që të keni rezultate më të mira prej tij.
  • Drejtohuni faramacistit nëse ju nevojitet me shumë informacion apo këshillë.
  • Në qoftë se simptomat përkeqësohen apo nuk përmirësohen pas disa ditëve, patjetër drejtohuni mjekut!

Përmbajtja e substancave aktive: 50 mg minoksidil.

Përmbajtja e substancave ndihmëse: etanol 96%, propilenglikol,ujë i distiluar.

1.Çfarë është PILFUD, locion 5 % dhe për çfarë përdoret

Bari kundër rënies së flokëve

Përbërja: 1 ml locion përmbanë: 50 mg minoksidil.

Paketimi: Shishe me 60 ml locion në kuti prej kartoni së bashku me shiringë prej 1 ml.

Si vepron PILFUD, locion 5 %
Minoksidili është vazodilatator periferik i fuqishëm me veprim direkt në qelizat e muskulaturës së lëmuar të enëve të gjakut. Nëse aplikohet në mënyrë lokale përshpejton rritjen e flokëve me përmirëson qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës, duke mundësuar vaskulariimin më të mire dhe furnizim më të mire me materie ushqyese, me çfarë folikulet e atrofuara të qimeve revitalizohen.
Minoksidili e përshpejton në mënyrë direkte rritjen e flokëve nëpërmjet ndikimit në metabolizmin e testosteronit dhe enzimave përgjegjëse.

Kur përdoret PILFUD, locion 5 %

  • Alopecia androgenica;
  • Alopecia areata, subtotalis, totalis, subuniversalis, universalis;
  • Rënia e madhe e flokëve;
  • Rënia e flokëve gjatë terapisë citostatike.

2.Çfarë duhet të dini para se të përdorni
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.
Pilfud locioni duhet të përdoret vetëm për përdorim të jashtëm.

Kur nuk duhet ta përdorni PILFUD, locion 5 %

  • Ndjeshmëria në minoksidil ose në substancat shtesë në preparat: propilenglikol dhe etanol;
  • Sëmundje të lëkurës në sipërfaqen e skalpit të kokës;
  • Përdorimi te personat nën 18 vjeç dhe te të moshuarit mbi 65 vjeç;
  • Përdorim i njëkohësishëm i ndonjë bari tjetër për veprim lokal;
  • Hipertensioni (i trajtuar dhe i pa trajtuar).

Përkujdesjet
Nëse paraqiten efektet e padëshiruara sistemike, terapinë duhet ndërprerë.
Nëse bari vjen në kontakt me sipërfaqet e ndjeshme (sy, mukoza, lëkurë e irituar) është e nevojshme shpërlarje intensive me ujë.
Pas vendosjes së locionit duart duhet të lahen mirë.

Shtatzania dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin para se të filloni të merrni ndonjë bar.
Minoksidili nuk duhet përdorur gjatë shtatzanisë. Për shkak të efekteve të padëshiruara te foshnjet nuk duhet aplikuar minoksidil gjatë gjidhënies por nëse është e nevojshme, duhet ndërprerë dhënia e gjirit dhe të kalohet në ushqim alternativ të të ushqyerit të foshnjes.

Efektet mbi aftësinë për të drejtuar automjetin dhe për të përdorur makineri
Bari nuk ndikon në aftësitë psikofizike të pacientit.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Përdorimi në të njëjtën kohë i minoksidilit dhe barnave tjera me veprim lokal të cilat përmbajnë kortikosteroide, tretinoinë, dithranol ose vazelinë mund të ndikojë në rritjen e absorbimit të minoksidilit.
Nëse arrin deri te absorbimi i minoksidilit, edhe pse klinikisht nuk është vërtetuar, në pikëpamje teorike eksiston mundësia e potencimit të hipotensionit ortostatik te pacientët që marrin guanetidinë.

3. Si përdoret PILFUD, locion 5 %
Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Rreth 1 ml Pilfud locion 5% vendoset në sipërfaqen e lëkurës përkatëse, dy herë në ditë, fërkohet lehtësisht prej mesit drejt skajeve.
Barin nuk duhet të aplikohet më shumë se dy herë në ditë.
Doza maksimale ditore është dy ml.
Nuk duhet shfrytëzuar mjetet elektrike për tharje të flokëve për shkak të avullimit të shpejtë të komponentës aktive.
Terapia duhet të aplikohet së paku 4 muaj.
Nëse pas 4 muajve nuk arrihet rezultat i kënaqshëm duhet konsultuar dermatologun i cili vendos për vazhdimin e terapisë.
Pas vendosjes së locionit, duart duhet të lahen mirë. Locioni të aplikohet vetëm për përdorim të jashtëm!

Nëse përdorni PILFUD, locion 5 % më shumë sesa duhet
Nëse keni marrë një mbidozë, këshillohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin!
Nuk janë të njohura rastet e mbidozimit me minoksidil pas aplikimit lokal të PILFUD locion 5%.
Futja e paqëllimtë në sistemin digjestiv mund të shkaktojë efekte të padëshiruara sistemike të lidhura me veprim vazodilatues të minoksidilit. Shenjat dhe simptomet e mbidozimit përfshijnë efektet kardiovaskulare të shoqëruara me retencion të lëngjeve, zvogëlim të shtypjes së gjakut dhe takikardi.
Takikardia klinike trajtohet me përdorim të beta bllokuesve adrenergjik, derisa në rastet e retencionit të lëngjeve përdoret terapia diuretike gjegjëse. Hipotensioni eventual trajtohet me infuzione intravenoze të solucionit fiziologjik.

Nëse haroni të merrni PILFUD, locion 5 %
Kurrë mos merrni dozë të dyfishuar për të zëvendësuar dozën e harruar.

4. Efektet anësore të mundshme
Si të gjitha barnat e tjera, edhe PILFUD, locion 5 % mund të shkaktojë efekte anësore.
Nëse vëreni çfarëdo simptome të cilat do të mund të jenë reakcion i padëshiruar nga PILFUD, locion 5 % e nuk janë përmendur në këtë fletëudhëzim, informojeni mjekun tuaj ose farmacistin!
Tolerimi te aplikimi lokal i minoksidilit është shumë i mirë. Te një numër i vogël i pacientëve pas aplikimit lokal të Pilfud locionit 5%, janë manifestuara efektet e padëshiruara si në vijim: tharja e lëkurës, eritema lokale, kruarja e lëkurës, irritim i lëkurës, reaksione alergjike dermatologjike (skuqje urtikarike) dermatit i kontaktit, fotosensitiviteti lokal, hipetrikiozë difuze. Shumë rrallë paraqiten efekte të padëshirueshme sistemike, kryesisht pas aplikimit në sipërfaqe të mëdha të kokës: ulje e shtypjes sistolike dhe diastolike të gjakut, rritje e frekuencës së punës së zemrës, edema për shkak retencionit të natriumit dhe ujit, disfunksion seksual, humbja e qartësisë së të parit.

5. Ruajtja dhe afati i përdorimit

Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve.

Afati i përdorimit
Bari nuk duhet përdorur pas kalimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim.

Mënyra e dhënies së barit
Bari jepet edhe pa recetë të mjekut.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top