Pirfalin (tretës) Reviewed by Momizat on . Pirfalin (tretës) Përbërja: Flakoni i liofilizuar: Pirenoxin sodike 0.376 mg. Koliri i ndërtuar – 7 ml përmban: Pirenoxina sodike 0.376 mg. Shtesat: Taurina, al Pirfalin (tretës) Përbërja: Flakoni i liofilizuar: Pirenoxin sodike 0.376 mg. Koliri i ndërtuar – 7 ml përmban: Pirenoxina sodike 0.376 mg. Shtesat: Taurina, al Rating: 0
You Are Here: Home » P » Pirfalin (tretës)

Pirfalin (tretës)

Pirfalin (tretës)

Përbërja:
Flakoni i liofilizuar: Pirenoxin sodike 0.376 mg.
Koliri i ndërtuar – 7 ml përmban: Pirenoxina sodike 0.376 mg.
Shtesat: Taurina, alkool polivinik, acidi suksinik, sodë suksinat, klorur sodik, klorur benzalkoniumi ,sodë edetat, ujë për përgatitje injeksionesh.

Forma farmaceutike dhe përmbajtja:
Kolir, pluhur dhe tretës për solucion.

Kuti me 1 flakon +1 flakon tretes 7 ml.

Kategoria farmakoterapeutike:
Antikatarakt.

Indikimet:
Katarakti senil.

Kundërindikimet:
Hipersensibilitet individual kundrejt çdo lloj përbërësi të produktit.

Kujdes gjatë përdorimit:
Rekomandohet që preparati të përdoret nën kontrollin e mjekut.
Produkti duhet të përdoret vetëm për përdorim të jashtëm.
Vlefshmëria pas përgatitjes :15 ditë të ruhet në vende të freskëta.
Në raste të marrjeve aksidentale ose gjatë përdorimit për kohë të gjatë të preparatit mund të ndodhin fenomene toksike.
Evitoni aplikimin në prani të inflamacioneve ose lezioneve të syrit.

Ndërveprime të barnave:
Nuk janë të njohura.
Mbajeni preparatin larg nga fëmijët.

Dozimi:
Hidhni në syrin me problem 1-2 pika të kolirit 4 herë në ditë, sipas përshkrimit të mjekut.

Efekte të padëshiruara:
Pirenoxina në format farmaceutike të kolirit të liofilizuar është mirë e toleruar.

Mënyra e përdorimit të barit:
Hapni tapën plastike të flakonit të qelqit me një presion nga poshtë lart.
Pasi të keni hapur flakonin me tretësin futni në vrimën që është në tapën e flakonit majën e flakonit plastik .
Ushtroni në mënyrë të vazhdueshme presion mbi trupin e flakonit plastik deri sa i gjithë solucioni të shkojë tek flakoni i qelqtë.
Tundeni mirë, deri në absorbim të plotë.Përmbysni të dy flakonët e bashkuar dhe tërhiq gjithë solucionin në flakonin plastik .
Solucioni kështu është i gatshëm për përdorim dhe për tu kaluar në flakonin plastik.
Koliri është gati për përdorim.
Pasi të jetë përdorur mbylleni mirë flakonin plastik .
Mos e hidhni në ambient flakonin e qelqtë i cili ka mbaruar funksionin e tij.

Vëmendje:
Mos e përdoni preparatin pas datës së skadencës të treguar në paketim.

Vlefshmëria pas përgatitjes:
15 ditë duke u ruajtur në vende të freskëta.

Ftohen pacientët të komunikojnë me mjekun ose farmacistin për çfarëdo lloj efekti të padëshiruar jo të përshkruar në fletën ilustrative.

Tags: , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top