Plantaben (bustina) Reviewed by Momizat on . Plantaben (bustina) Lënda vepruese Ext. farave të Plantago arenaria. Lënda vepruese e Plantaben është cipa të farave të Plantago arenaria (syn.: P. psyllium L., Plantaben (bustina) Lënda vepruese Ext. farave të Plantago arenaria. Lënda vepruese e Plantaben është cipa të farave të Plantago arenaria (syn.: P. psyllium L., Rating: 0
You Are Here: Home » P » Plantaben (bustina)

Plantaben (bustina)

Plantaben (bustina)

Plantaben

Lënda vepruese
Ext. farave të Plantago arenaria.
Lënda vepruese e Plantaben është cipa të farave të Plantago arenaria (syn.: P. psyllium L., P. indicia L. P. scabra Moench).
Përbërësit e tjerë janë: Sakarinë Natriumi, bikarbonat natriumi, acid tartrik i verdhë, esencë portokalli, ngjyrues Pal super portokalli (E110).

Indikacionet

Plantaben indikohet për:

  • Çrregullime që përfshijnë episode të alternuara të diarresë dhe konstipacionit (zorrë të irrituara, divertikulozë). Rregullimi i zbrazjes në pacientë me anus artificial (kolostomi).
  • Diarre funksionale. Sëmundje e inflamacionit të zorrëve (kolit ulçerues) në fazën e remisionit.
  • Proçese proktologjike si hemorroidet, fisurat anale ose abscesi anal, në të cilët bari pakëson dhimbjen e defekimit dhe lehtëson zbrazjen e feçeve, meqënëse sa më të vona janë më të pasura me ujë.
  • Për të plotësuar sasinë ditore të fibrave kur nuk është e mjaftueshme (dieta dobësimi dhe disa çrregullime metabolike).
  • Konstipacion i rregullt kronik, ose konstipacion i shkaktuar nga qëndrimi në krevat pas ndërhyrjeve kirurgjikale, ndryshimet dietetike, udhëtimi ose mjekimet e zgjatura me barna laksative drastike.
  • Vepron në reduktimin e kolesterolit dhe të glukozës (të diabetit tipi II)
  • Plotëson terapinë në trajtimin e obezitetit.
  • Vepron si stabilizues i intestinit(në kancerin e zorrës së trashë).
  • Ul rreziqet kardiovaskulare.
  • Përmban koncentrimin maksimal të fibrave në 100gr produkt.

Dozimin, mёnyrёn dhe kohёzgjatjen e pёrdorimit

Të rriturit:
1 bustinë (3.5 g e cipave të Ispaghula) të tretura në ujë 1 deri në 3 herë në ditë (që është ekuivalente me një maksimum prej 10.5 g të cipës së Ispaghula në ditë).

Fëmijët:
- Nga mosha 6 deri në 12 vjeç: një gjysëm bustine (1.75 g cipë Ispaghula) 1 deri në 3 herë në ditë (ekuivalente me një maksimum prej 5.25 g të cipës së Ispaghula në ditë).
- Në moshë më të madhe se 12 vjeç: E njëjta gjë si për të rriturit.
Hidhni përmbajtjen e një bustine në një gotë dhe mbusheni përgjysëm me ujë. Trazojeni përzierjen deri sa të tretet plotësisht dhe pijeni menjëherë sapo të përfundojë shkumëzimi.
Gjatë mjekimit, sasia e ujit të pirë duhet të përshtatet me sasinë e rekomanduar prej 1 deri në 2 litra në ditë.
Përdoreni Plantaben gjatë ose pas vakteve.
Në qoftë se merret gjysëm ore përpara vakteve, mund të pakësojë oreksin.
Plantaben mund të përdoret për periudha të zgjatura, dhe nuk ka limit maksimal për kohëzgjatjen e mjekimit.
Përdorimi i këtij preparati pranohet gjatë shtatzënisë.

Kunderindikacionet
Në qoftë se ju jeni alergjik ndaj cipës së Plantago arenaria ose ndaj përbërësve të tjerë të barit.
Në qoftë se ju keni obstruksion intestinal.

Barnat e përmendur më poshtë nuk duhet të përdoren me Plantaben për shkak të riskut të obstruksionit intestinal:
- barnat kundër diarresë
- barnat që frenojnë motilitetin intestinal (difenoksilat, loperamid, opiate, …)
Plantaben nuk rekomandohet për pacientë në mjekim me digitalis.

Efektet anësore dhe masat që duhen të ndërmerren
Nuk njihen te tilla.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top