Povidon jod ovula Reviewed by Momizat on . POVIDON JOD Ovula – 200 mg (Povidonjod) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit. • Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të ke POVIDON JOD Ovula – 200 mg (Povidonjod) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit. • Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të ke Rating: 0
You Are Here: Home » P » Povidon jod ovula

Povidon jod ovula

POVIDON JOD
Ovula – 200 mg
(Povidonjod)

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
• Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
• Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
• Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë ata
edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma me ju.
• Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni ndonjë
efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të njoftoni mjekun
ose farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë është Povidon jod dhe përse përdoret
2. Përpara se të përdorni Povidon jod
3. Si ta përdorni Povidon jod
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si ta ruani Povidon jod
6. Informacion i mëtejshëm
1. ÇFARË ËSHTË POVIDON JOD DHE PËRSE PËRDORET
Povidon jod përmban si lëndë aktive povidonjod. Povidonjodi është një kompleks i jodit
me povidonin (polivinilpirolidon), kurse povidoni është polimer sintetik hidrofil që luan
rolin e bartësit të jodit.
Ky polimer nuk ushtron veprim antibakteror, por ka afri të lartë për membranën qelizore,
kurse në trajtë kompleksi me jodin, pra në trajtë të povidonjodit, çliron jod të lirë
drejtpërdrejt në sipërfaqen e qelizës bakterore. Çlirimi i jodit nga kompleksi povidonjod
në membranën bakterore ka rëndësi thelbësore për veprimin e jodit. Në prani të jodit të
lirë grupet sulfhidrile, peptidet, proteinat, hormonet, enzimat, lipidet dhe citozina bëhen
të joduara apo halogjenuara dhe të oksiduara, çka sjell çaktivimin e molekulave të
domosdoshme për përtëritjen e organizmit. Povidonjodi që ndodhet në ovulat 200 mg
deri në njëfarë mase e ruan veprimtarinë edhe në praninë e lëndëve organike, gjakut,
qelbit, serumit dhe të yndyrës.
Povidon jod indikohet për:
 mjekimin e vaginitit të shkaktuar nga Trichomonas vaginalis dhe Monilia albicans;
 mjekimin e vaginitit të përzier;
 pastrimin rutinë dhe deodorimin e vaginës;
 për dezinfektimin paraoperator të vaginës.
2. PËRPARA SE TË PËRDORNI POVIDON JOD
Mos përdorni barin Povidon jod në qoftë se keni:
 mbindjeshmëri të njohur ndaj jodit, ndonëse personat e ndjeshëm, normalisht
nuk reagojnë ndaj povidonjodit;
 sëmundje të gjëndrës tiroide.
Tregoni kujdes të veçantë me Povidon jod:
 kur keni çrregullimeve të funksionit të tiroides;
 kur keni dëmtime të funksionit të veshkave;
 kur konceptimi është i dëshirueshëm sepse povidonjodi është spermicid.
Marrja e barnave të tjera:
Trajtimi i njëkohshëm me barna të tjera mund të ndikojë ose të ndikohet nga Povidon
jod.
Ju lutemi të kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose
keni marrë kohët e fundit barna të tjera, përfshirë ato të marra pa recetë. Mos harroni të
informoni mjekun tuaj për trajtimin me Povidon jod në qoftë se ju jepet ndonjë bar tjetër
gjatë trajtimit.
Është veçanërisht e rëndësishme që mjeku juaj të jetë në dijeni të faktit që ju jeni duke
u trajtuar me barna të tjera:
 Përdorimi në të njëjtën kohë edhe i sulfadiazinës argjendike ose i klorheksidinës
mund të shkaktojë çaktivim;
 Jodi i përthithur përmes lëkurës së padëmtuar ose të dëmtuar si edhe përmes
mukozave mund të interferojë në provat për funksionin e gjendrës tiroide;
 Nuk rekomandohet përdorimi në të njëjtën kohë i povidonjodit dhe i tretësirave
dezinfektuese që përmbajnë kripëra të mërkurit;
Shtatzënia
Kërkoni këshillën e farmacistit ose të mjekut përpara se të merrni këtë bar në periudhën
e shtatzënisë. Povidon jod duhet evituar ose duhet përdorur me kujdes gjatë periudhës
së shtatzënisë.
Ushqimi me gji
Kërkoni këshillën e farmacistit ose të mjekut përpara se të merrni këtë bar në periudhën
e ushqyerjes së fëmijëve me gji. Povidon jod duhet evituar ose duhet përdorur me
kujdes gjatë periudhës së ushqyerjes së fëmijës me gji.
3. SI TA MERRNI POVIDON JOD.
1 ovulë në ditë (zakonisht në darkë, para gjumit).
Në qoftë se keni përdorur më shumë Povidon jod:
Në qoftë se keni përdorur më shumë Povidon jod se sasia që duhet të përdornit, ose në
qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni me mjekun tuaj,
spitalin ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë
për veprimet që duhet të ndërmerren.
Në qoftë se keni harruar të përdorni Povidon jod:
Në qoftë se harroni një dozë (ose më shumë doza), merrni dozën në vazhdim kur të jetë
koha për marrjen e zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë (ose më të lartë) për të plotësuar dozën (dozat) e
harruar(a). Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni
mjekun ose farmacistin tuaj.
4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË POVIDON JOD
Si të gjithë barnat e tjera, Povidon jod mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo
çdokush i manifeston. Ndonjëherë ato janë serioze ndonjëherë jo. Mos u alarmoni nga
kjo listë e efekteve të mundshme anësore. Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre.
Efektet e padëshirueshme më të shpeshta janë:
 reaksione mbindjeshmërie që shfaqen me irritim të lëkurës dhe të membranave
mukoze, me skuqje dhe kruarje në vendin e përdorimit;
 reaksion anafilaktik pas përdorimit vaginal të tretësirës së povidonjodit.
Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet, ose në qoftë se vëreni efekte
anësore që nuk përmenden në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të lajmëroni mjekun ose
farmacistin tuaj.
5. SI TA RUANI POVIDON JOD
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni Povidon jod pas datës së skadimit e cila është e shënuar në paketim.
Mos e ruani mbi 25°C.
Ruajeni në paketimin origjinal për ta mbrojtur nga drita.
6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Povidon jod
Lënda vepruese është Povidon jod.
1 ovulë vaginale përmban 200 mg povidonjod.
Përbërësit e tjerë janë: makrogol 400 dhe makrogol 1500.
Përmbajtja e paketimit
Kuti kartoni me 14 ovula.
Mbajtësi i autorizimit për tregtim (MAT) dhe prodhuesi:
PROFARMA Sh.a.
Rruga “Myslym Keta”
Tel.Fax. 00 355 4 23 89 602
Tiranë – Shqipëri
Ky fletëudhëzues u rishikua për herë të fundit në Mars 2013.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top