Prednizon 5 mg Reviewed by Momizat on . PREDNIZON Tabletë - 5 mg ( Prednisone acetate )   FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të PREDNIZON Tabletë - 5 mg ( Prednisone acetate )   FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të Rating: 0
You Are Here: Home » P » Prednizon 5 mg

Prednizon 5 mg

PREDNIZON
Tabletë – 5 mg
( Prednisone acetate )

prednizon

 

FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin
Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.

  • Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
  • Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
  • Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund ti dëmtojë ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma me ju.
  • Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësorë keqësohet ose në qoftë se vëreni ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju Iutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Në këtë fletëudhëzues:

  1. Çfarë është Prednizon dhe për çfarë përdoret
  2. Përpara se të merrni Prednizon
  3. Si ta merrni Prednizon
  4. Efekte anësore të mundshme
  5. Si ta merrni Prednizon
  6. Informacion i mëtejshëm

1. ÇFARË ËSHTË PREDNIZON DHE PËRSE PËRDORET
Prednizoni është një glukokortikoid që frenon formimin, çlirimin dhe veprimtarinë e mediatorëve endogjene të inflamacionit, përfshirë prostaglandinat, kininat, histaminën, enzimat lipozomale dhe sistemin e komplementit.
Ai përndryshon edhe përgjigjen imunitare të organizmit.
Në sistemin hematopoietik shkakton uljen e numrit të limfociteve, eozinofileve dhe bazofileve, kurse rrit numrin e neutrofileve, trombociteve dhe eritrociteve.
Antagonizon veprimin e vitaminës D në përthithjen e kalciumit nga aparati tretes ( shfaqje e osteoporozes ) dhe nxit sekretimin e acidit klorhidrik.
Në sistemin nervor qëndror vepron si nxitës, duke shkaktuar eufori, psikoza dhe konvulsione.
Prednizon — tableta — 5 mg indikohet në: astmë bronkiale; artrit reumatoid; lupus eritematoz sistemik; dermatomiozit; sëmundje të indit lidhor ( përjashtuar sklerozën sistemike ): poliaderit nodoz; çrregullime inflamatore të lëkurës, përfshirë pemphigus vulgaris, pemfigoidin buloz dhe piodermen gangrenoze; nefrit intersticial akut; kolitit ulçeroz; sëmundjen e Krohnit; sarkoidoze; kardit reumatik; anemi hemolitike ( autoimune ); leuçemi akute e limfatike; limfome malinje; mielomë e shumfishtë; purpura trombocitopenike idiopatike; imunosupresiv në transplante ).

2. PËRPARA SE TË MERRNI PREDNIZON
Mos merrni Prednizon në qoftë se :

  • jeni alergjik ndaj ndonjërit prej përbërësve të Prednizon ;
  • në qoftë se keni një infeksion mikotik sistemik;
  • në qoftë se keni imunizim me viruse të gjalla;
  • në qoftë se keni tuberkuloz akut.

Në qoftë se mendoni se keni ndonjë nga gjëndjet e përmendura më siper, mos i merrni tabletat, shkoni dhe flisni fillimisht me mjekun tuaj dhe ndiqni këshillat e dhëna.
Tregoni kujdes të veçantë me Prednizon

Njoftoni mjekun tuaj:

  • në qoftë se jeni shtatzanë, po planifikoni të ngeleni shtatzanë, ose jeni duke ushqyer foshnjën me gji;
  • në qoftë se jeni duke marrë barna me ose pa recetë, preparate bimore, ose shtesa dietetike;
  • në qoftë se keni alergji nga barna, ushqime, ose substanca të tjera;
  • në qoftë se keni planifikuar të bëni një vaksinë me virus të gjallë ( p.sh. lija );
  • në qoftë se keni një tiroide hipoaktive, probleme të veshkave ose mëlçisë, diabet ose kolit ulçerativ ;
  • në qoftë se keni probIeme të zemrës, ezofagit, gastrit, obstruksion ose perforacion të stomakut, ose një ulçer;
  • në qoftë se keni pasur probleme mendore, si depresion;
  • në qoftë se keni një infeksion herpetik në sy ose ndonjë tip tjetër infeksioni ( bakterial, mykotik, ose viral): keni ose keni pasur së fundmi: tuberkuloz ( TB ) ose teste pozitive për TB, fruth, ose Ii të dhenve.

Marrja e Prednizon me ushqim dhe pije.
Shmangi përdorimin e alkoolit  gjatë terapisë.
Merreni barin me ushqim.

Shtatzania
Ky mjekim mund të jetë i dëmshëm për fëmijën e palindur.
Njoftoni mjekun tuaj nëse jeni shtatzanë ose planifikoni të ngeleni shtatzanë gjatë mjekimit.

Ushqimi me gji
Prednizon mund të kalojë në qumështin e gjirit dhe të dëmtojë foshnjën që ushqehet me gji.
Mos e përdorni këtë mjekim pa njoftuar fillimisht mjekun që jeni duke ushqyer një foshnjë me gji.

Drejtimi i makinës dhe përdorimi i makinerive
Ky produkt mjeksor ka një ndikim të vogël në aftesinë e drejtimit dhe përdorimit të makinerive.

Informacion i rëndësishëm për përbëresit e tabletave të Prednizon
Bari përmban laktozë.
Në qoftë se keni intolerancë ndaj disa sheqernave, flisni me mjekun tuaj përpara se të merrni këtë produkt mjekesor.

Marrja e barnave të tjera
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose keni marrë se fundmi barna të tjera, edhe ato pa recetë.
Ka shumë barna që mund të ndërveprojnë me steroidet.

Më poshtë është një listë e pjesshme e këtyre barnave:

  • aspirinë ( e marrë në bazë ditore ose në doza të larta):
  • njediuretik;
  • një hollues gjaku si varfarin;
  • ciklosporinë;
  • insuline ose antidiabetikë orale;
  • antibiotike si rifampin, ose troleandomycin; ose barna antiepileptike si fenitoin ose fenobarbital.

Kjo listë nuk është e plotë dhe mund të ketë barna të tjera që ndërveprojnë me Prednizon.
Njoftoni mjekun tuaj për të gjitha barnat me ose pa recetë që ju përdorni.
Këtu përfshihen vitaminat, mineralet, produktet bimore, dhe barnat e përshkruara nga mjekë të tjerë.
Mos filloni përdorimin e një mjekimi të ri pa njoftuar fillimisht mjekun tuaj.

3. SI TA MERRNI PREDNIZON.
Merreni këtë bar ashtu siç ju është përshkruar.
Mos e merrni në doza më të mëdha, ose për një kohë më të gjatë se sa rekomandimi i mjekut tuaj.
Mjeku juaj mundet ta ndyshojë dozën sipas rastit për tu siguruar që ju të merrni rezultatin më të mirë të mjekimit.
Prednizon duhet të merret nga goja, me ushqim për të evituar dhimbjet e stomakut.

Prednizon —tablet disponohet në formëdozën 5mg.
Doza e Prednizon duhet të individualizohet në bazë të gravitetit të sëmundjes dhe përgjigjes se pacientit.

Të rriturit: Doza varet nga sëmundja, shkalla e rëndimit të saj dhe përgjigja klinike e përftuar.

Mjekimi afatshkurter: 20 —30 mg në ditë, për pak ditë; doza ditore pastaj ulet me 2,5 ose 5 mg, çdo 2 deri në 5 ditë, në varësi nga përgjigja.

Artriti reumatoid: 7,5 deri në 10 mg në ditë.
Doza duhet të ulet deri në nivelin më të ulët që siguron një përgjigje klinike adekuate.

Për shumicën e sëmundjeve të tjera: përdoren 10 deri në 100 mg në ditë për 1 deri në 3 javë; pastaj doza ulet deri në dozën e efektshme më të ulët.

Fëmijët: Mund të përdoren fraksione të dozës së të rriturve ( p.sh. 75% për 12 vjeçarin, 50 % për 7 vjeçarin dhe 25% për 1 vjeçarin ), por duhen pasur parasysh edhe faktorët klinike.
Në qoftë se keni marrë më shumë Prednizon:
Në qoftë se keni marrë më shumë Prednizon se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për veprimet që duhet të ndërmerren.
Një dozë e vetme e madhe e Prednizon nuk pritet që të shkaktojë simptoma kërcënuese për jetën.
Megjithatë, përdorimi për kohë të gjatë të dozave të larta me steroide mund të çojë në simptoma si hollimi i lëkurës, mavijosje, ndryshime në formën ose vendndodhjen e dhjamit në trup ( veçanërisht në fytyrë, qafë, shpinë dhe bel ), shtim të akneve ose të qimeve në fytyrë, probleme menstruale, impotencë ose humbje të interesit për seks.

Në qoftë se keni harruar të merrni Prednizon:
Në qoftë se harroni një dozë ( ose më shumë doza ), merrni dozën në vazhdim kur të jetë koha për marrjen e zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë ( ose më të lartë ) për të plotësuar dozën ( dozat ) e harruar ( a ).
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.

Në qoftë se ndaloni marrjen e Prednizon:
Mos e ndaloni menjëherë marrjen e Prednizon, sepse mund të shfaqni simptoma të pakëndshme të tërheqjes.
Flisni me mjekun tuaj për shmangien e këtyre simptomave gjatë ndërprerjes së terapisë me Prednizon.

4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË PREDNIZON

Si të gjithë barnat e tjera, Prednizon mund të shkaktojë efekte anësore në disa pacientë.
Merrni ndihmë urgjente mjekësore në qoftë se keni ndonjë prej shenjave të reaksionit alergjik në vijim: vështirësi në frymëmarrje; ënjtje të fytyrës, buzëve, gjuhës ose grykës.
Informoni menjeherë mjekun tuaj në qoftë se keni ndonjë prej këtyre efekteve serioze anësore:

  • Probleme me shikimin;
  • Enjtje, rritje të shpejtë në peshë, ndjesi që nuk mbusheni me frymë;
  • Depresion të rëndë, mendime ose sjellje të pazakontë, krizë ( konvulsione );
  • Feçe me gjak ose të errëta, kollë me gjak;
  • pankreatit ( dhimbje të fortë në pjesën e sipërme të stomakut që përhapet në shpinën tuaj, nauze dhe të vjella, rrahje të shpejta të zemrës );
  • Nivele të ulëta të kaliumit ( konfuzion, rrahje të çrregullta zemre, etje ekstreme, urinim të shtuar, parehati të këmbeve, dobësi muskulare ose vështirësi në ecje ),
  • Presion të lartë të gjakut ( dhimbje të fortë koke, shikim të turbullt, gumëzhimë në vesh, ankth, konfuzion, dhimbje të kraharorit, ndjesi që nuk mbusheni me frymë, rrahje të çrregullta zemre, krizë).

Efekte anësore më pak serioze përfshijnë:

  • probleme me gjumin ( pagjumësi ), ndryshime të sjelljes;
  • akne, lëkurë të thatë, hollim të lëkurës, mavijosje ose çngjyrosje;
  • shërim të ngadaltë të plagës;
  • djersitje të shtuar;
  • dhimbje koke, marramendje;
  • nauze, dhimbje të stomakut, fryrje;
  • ose ndryshime në formës ose vendndodhjen e dhjamit në trup (veçanërisht në krahë, këmbë, fytyrë, qafë, gjoks dhe bel.

Kjo nuk është një listë e plotë e efekteve anësore që mund të ndodhin.
Informoni mjekun tuaj për ndonjë efekt anësor të pazakontë ose të bezdisshëm.

5. SI TA RUANI PREDNIZON.
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni Prednizon pas datës së skadimit e cila është e shënuar në paketim.
Mos e ruani në mbi 25°C.
Ruajeni në paketimin origjinal për ta mbrojtur nga drita.

6. INFORMACON I MËTEJSHËM

Çfarë përmban Prednizon.
Lënda vepruese është: prednizon acetat.
Çdo tabletë përmban: 5 mg prednizon acetat.
Përbërës të tjerë: laktozë monohidrate, amidon misri, talk, lauril sulfat natriumi, glikolat natriumi i amidonit.

Përmbajtja e paketimit
Format e paketimit: Kuti me 60 tableta.                                                               PROFARMA

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top