Proculin 0,3 mg/ml (pika për sy, tretësirë) Reviewed by Momizat on . Proculin 0,3 mg/ml (pika për sy, tretësirë) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim sepse përmban informacion të rëndësishëm për ju. Këtë bar mund ta bleni pa recetë Proculin 0,3 mg/ml (pika për sy, tretësirë) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim sepse përmban informacion të rëndësishëm për ju. Këtë bar mund ta bleni pa recetë Rating: 0
You Are Here: Home » P » Proculin 0,3 mg/ml (pika për sy, tretësirë)

Proculin 0,3 mg/ml (pika për sy, tretësirë)

Proculin 0,3 mg/ml (pika për sy, tretësirë)

Proculin

Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim sepse përmban informacion të rëndësishëm për ju.

  • Këtë bar mund ta bleni pa recetën e mjekut,për trajtimin e sëmundjeve të lehta pa ndihmën e mjekut.
  • Pavarësisht kësaj,duhet ta përdorni me kujdes këtë bar në mënyrë që të keni rezultate më të mira prej tij.
  • Ruajeni fletëudhëzuesin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri.
  • Drejtohuni faramacistit nëse ju nevojitet me shumë informacion apo këshillë.
  • Në qoftë se simptomat përkeqësohen apo nuk përmirësohen pas 3-4  ditëve, patjetër drejtohuni mjekut!

Përmbajtja e fletëudhëzimit:

  1. Çfarë është Proculin dhe për çfarë përdoret
  2. Çfarë duhet të dini para se ta përdorni Proculin
  3. Si përdoret  Proculin
  4. Efektet anësore të mundshme
  5. Ruajtja dhe afati i përdorimit

Përmbajtja e substancave aktive: nafazolin hidrokloridi.
1 ml tretësirë përmban 0.3 mg nafazolin hidroklorid.

Përbërësit tjerë janë: benzalkonium klorid 0.06 mg/ml, acidi borik, boraksi, natrium propionati, natrium edetati dhe ujë për injeksione.

1. ÇFARË ËSHTË PROCULIN -i DHE PËR ÇFARË PËRDORET?
Përmbajtja:
1 ml tretësirë përmban 0,3 mg nafazolin hidroklorid.

Forma farmaceutike dhe paketimi:
Proculin-i është tretësirë sterile, e kthjellët dhe  pa ngjyrë.

Paketimi
Kutia e kartonit përmban një shishe me 10 ml tretësirë, pipetë të sterilizuar dhe fletëudhëzimin në brendësi të paketimit.

Si vepron Proculin-i?
Nafazolina i përket imidazolinës grupit të barnave simpatomimetike.
Nafazolina shkakton ngushtimin e enëve të gjakut të sistemit vaskular të konjuktivës, e cila rezulton me uljen e kongjestionit të konjuktivës.

Kur përdoret Proculin-i?

Proculin pikat mund të përdoren nëse keni:

  • hyperemi të konjuktivave (kjo shkakton heqjen e përkohshme të simptomave të lehta të kruarjes, skuqjes të shkaktuara nga irritimi si ai nga qimet, nga tymi i duhanit, nga ndotësit e ambientit, nga të ftohtit, fryma, dielli, rrezet TV, nga notimi, nga mbajtja e lenteve të kontaktit, nga puna me objekte afër syve).
  • Për trajtimin e konjuktivitit alergjik të shkaktuar nga poleni, bari dhe qimet e kafshëve.

2.ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI PROCULIN?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Proculin?
Këtë bar nuk duhet ta përdorni:

  • nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në përbërësit aktiv (nafazolinë) ose në cilindo përbërës tjetër të Proculin-it të përmendur më parë.
  • nëse është prezente glaukoma me kënd të ngushtë anatomik.

Përkujdesje të veçanta me Proculin:

  • nëse keni infeksion ose lëndim të syrit;
  • nëse keni sëmundje të zemrës;
  • nëse keni tension të lartë të gjakut;
  • nëse keni diabet;
  • nëse keni hipertiroidizëm (hiperfunksion i gjëndrrës tiroide).
  • nëse merrni MAO inhibitorë.

Pacientët këshillohen që ta ndërprejnë aplikimin e barit dhe të konsultohen me mjekun nëse nuk ka përmirësim brenda 48 orëve të trajtimit, nëse ka irritim, turbullim ose nëse skuqja persiston edhe më tutje ose rritet, ose nëse shfaqen simptomat e absorbimit sistemik, p.sh. marramendja, kokëdhembja, nauzeja, rënia e temperatures trupore ose përgjumje.
Siguria dhe efikasiteti i përdorimit te fëmijët ende nuk është stabilizuar.
Aplikimi te fëmijët, sidomos te të porsalindurit, mund të rezultojë me depresion të sistemit nervor qendror duke e reduktuar në mënyrë të ndjeshme zvogëlimin e temperatures trupore dhe futja në komë.

Përdorimi me lente të kontaktit
Para se ti aplikoni pikat në sy ju duhet ti mënjanoni lentet e kontaktit.
Ju mund ti vendosni përsëri lentet e kontaktit 15 minuta pas aplikimit të këtyre pikave.

Shtatzania dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para se të filloni të merrni çfarëdo lloj bari.
Nëse jeni  ose mendoni se jeni shtatëzënë konsultohuni me mjekun tuaj.
Nuk janë bërë studime në kafshë lidhur me veprimin e nafazolinës në riprodhim. Gjithashtu nuk ka njohuri nëse nafazolina mund të shkaktojë dëmtime fetale nëse aplikohet te gratë shtatzëna, ose nëse e ndikon aftësinë riprodhuese.
Nafazolina mund të jepet te gratë shtatzëna vetëm nëse është e domosdoshme.
Nuk ka njohuri nëse nafazolina ekskretohet në qumështin e nënës.
Meqenëse shumica e barnave ekskretohen në qumësht, duhet kujdes i shtuar nëse ky bar aplikohet te gratë gjidhënëse.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Mund të shkaktojë turbullim të shikimit ose jostabilitet disa minuta pas aplikimit të pikave për sy.
Duhet kujdes i shtuar nëse ngisni veturën ose nëse operoni me makineri të rrezikshme.

Informacione të rëndësishme lidhur me disa përbërës të Proculin:
Proculini përmban benzalkonium klorid.Benzalkonium kloridi mund të shkaktojë iritim të syve.Të shmanget kontakti me lente të buta  kontakti.
Para përdorimit të hiqen lentet e kontaktit dhe të pritet së paku 15 minuta para se të vendosen prapë.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.

Është me rendësi të veçantë nëse në ndërkohë merrni edhe këto barna:

  • MAO inhibitorë dhe antidepresivë triciklikë (barna kundër depresionit);
  • idoksuridinë (bar antiviral);
  • agjent anestetik (trikloretilen, ciklopropan, halotan).

3.     SI TË PËRDORET PROCULIN-i?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit.
Udhëzimet për përdorim:
Zakonisht në sy aplikohen 1-2 pika Proculin deri në 4 herë në ditë.
Kohëzgjatja e trajtimit është 3-4 ditë.
Nuk rekomandohet trajtimi i zgjatur. Trajtimi i zgjatur mund të shkaktojë hiperemi konjuktivale reaktive.
Kapakët duhet të hapen, unaza e hequr dhe ri-mbyllur me një shtytje të fortë për të hapur pikatore.
Për të evituar kontaminimin e pikave pikatorja nuk duhet të vijë në kontakt me  ndonjë sipërfaqe dhe pas përdorimit shishja duhet të mbyllet mirë.
Para aplikimit duhet të mënjanohen lentet e kontaktit.

Nëse përdorni Proculin më shumë sesa duhet
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Proculin, ose gëlltitjes së pikave, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin.
Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë. Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit sepse simptomat mund të jenë rënia e temperatures trupore, përgjumja dhe koma, sidomos te fëmijët.

Nëse keni harruar ta merrni Proculin
Mos e dyfishoni dozën.
Merreni barin në kohën e caktuar.
Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet.
Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj.
Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

4.     EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat tjera, edhe Proculin  mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.

Çrregullimet në sy: irritimi, skuqja edhe më e madhe, zgjërimi jonormal i bebëzave të syve,turbullimi,  rritja e presionit intraokular, keratiti punktiform (inflamacion i syrit), lotim, irritim, ndjenja jo e mirë në sy.

Sistemike: hiperglikemia (niveli i lartë i sheqerit në gjak), djersitje, nervozitet, përgjumje, kokëdhembje, marramendje, shpejtim ose ngadalsim i ritmit të zemrës (bradikardi,takikardi),  ndjenja e rrahjeve të zemrës (palpitacione), ngritje e tensionit të gjakut, nauze, dobësi.
Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzimin, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

5.RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT
Ruajtja
Fëmijët të mos kenë arritje në këtë bar!
Bari të ruhet në temperature nën 25ºC.

Afati i përdorimit
Dy (2) vjet.
Proculin pikat pasi të hapen mund të përdoren brenda 28 ditëve, dhe sasia e mbetur e barit të hidhet.
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Mënyra e marrjes së këtij bari
Ky bar mund të jepet pa recetë të mjekut.

Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërdorshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.

Tags: , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top