Progesteron Tretësirë për injeksion 25 mg /1 ml PROFARMA Reviewed by Momizat on . Progesteron Tretësirë për injeksion 25 mg /1 ml       PROFARMA FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpar Progesteron Tretësirë për injeksion 25 mg /1 ml       PROFARMA FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpar Rating: 0
You Are Here: Home » P » Progesteron Tretësirë për injeksion 25 mg /1 ml PROFARMA

Progesteron Tretësirë për injeksion 25 mg /1 ml PROFARMA

Progesteron Tretësirë për injeksion 25 mg /1 ml       PROFARMA

progesteron

FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.

  • Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përseri.
  • Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
  • Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund ti dëmtojë ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma me ju.
  • Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë është Progesteron dhe përse përdoret?
2. Përpara se të merrni Progesteron.
3. Si ta mermi Progesteron?
4. Efekte anësore të mundshme.
5. Si ta ruani Progesteron ?
6. lnformacion i mëtejshëm.

1. ÇFARË ËSHTË PROGESTERON DHE PËRSE PËRDORET?
Progesteroni sekretohet nga trupi i verdhë i vezoreve gjatë fazës së dytë të ciklit menstrual (faza luteale), si dhe nga placenta gjatë shtatzanisë.
LH stimulon sekretimin e këtij hormoni nëpërmjet AMPc.
Në fund të ciklit, ulja e menjëhershme e sekretimit të progesteronit shkakton menstruacionet.

Shtatzania:
Progesteroni është i nevojshëm për mbajtjen e shtatzanisë.
Nën veprimin e progesteronit, temperatura e trupit rritet me rreth 0.5°C.
Progesteroni vepron në zhvillimin e gjendrave mamare gjatë shtatzanisë dhe për zhvillim më të pakët gjatë fazës luteale.
Progesteroni ka pak veti estrogjenike dhe androgjenike.

 Indikohet në:

  • gjakrrjedhje disfunksionale uterine;
  • amenorre.

Mjeku juaj mund ta ketë dhënë Progesteron për një qëllim tjetër.
Pyesni mjekun tuaj në qoftë se doni të dini pse ju është dhënë ky bar.

2. PËRPARA SE TË MERRNI PROGESTERON:
Mos përdorni Progesteron në qoftë se keni:

  • mbindjeshmëri ndaj barit ose ndaj përbërësve të tjerë të tretësirës;
  • insufiçiencë të rëndë hepatike ose sëmundje hepatike kronike ose akute;
  • gjakrrjedhje vaginale me origjinë jo diagnostike;
  • tumore të mëlçisë të diagnostikuar ose në anamnezë;
  • ikter kolestatik;
  • kancer hormondipendent:
  • tromboflebit, shqetësime tromboembolike, aksidente vaskulare cerebrale:
  • depresione të rënda;
  • shtatzani jashtë mitre në anamnezë;
  • shtatzani ose dyshim për shtatzani;
  • periudhën e gjidhënies.

Në qoftë se mendoni se keni ndonjë nga gjendjet e përmendura më sipër, këshillohuni fillimisht me mjekun tuaj dhe ndiqni këshillat e dhëna.

Tregoni kujdes të veçantë me Progesteron :
Progesteroni duhet përdorur me kujdes në astmë, migrenë, epilepsi, insufiçiencë kardiake ose renale ose edhe në kushte të tjera të cilat do rëndoheshin nga një retension i ujit.
Gjithashtu duhet treguar kujdes tek pacientet me hiperkolesterolemi dhe tek ato të cilave gjatë shtatzanisë i është shfaqur ikter, prurit recidivant ose herpes.
Tek pacientet diabetike duhet monitoruar niveli i glicemisë për shkak të riskut të dëmtimit të tolerancës ndaj glukozës, që mund të bëjë të nevojitet rregullimi i trajtimit hipoglicemiant.
Në rast se shfaqet papritur shqetësim i shikimit ose krizë migrene, përpara se të vazhdohet trajtimi, duhet patjetër të bëhen kontrolle oftalmologjike për të përjashtuar edemën papilare apo lezionet vaskulare.
Pas përdorimit të progestativëve (dhe estrogjenëve) janë vënë re në raste të rralla alteracione beninje dhe më rrallë malinje të mëlçisë, të cilat në raste të izoluara kanë çuar në hemorragji, hepatomegali ose në hemorragji intraabdominale.
Në këtë rast duhet të merret në konsideratë një tumor i mëlçisë deri sa të bëhet diagnoza diferenciate, dhe në rast nevoje, trajtimi duhet ndërprerë.

Raste kur trajtimi duhet ndërprerë
Në rast se:

  • shfaqen shenjat e para të trombo-embolisë ose të tromboflebitit (shfaqja e parë e dhimbjes së fortë të kokës të tipit migrenoz ose me frekuencë të shpeshtë, shqetësime të menjëhershme të shikimit, humbje brutale e dëgjimit, ndjenjë dhimbjeje dhe shtypjeje në toraks, trombozë e venave të thella,tromboflebit, shqetësime cerebrovaskulare, emboli pulmonare, okluzion i koronareve);
  • shfaqet prurit i gjeneralizuar, parametra hepatike jonormale, ikter kolestatik, hepatomegali me dyshim për tumor të mëlçisë;
  • ka rritje të menjëhershme të presionit arterial;
  • shfaqet për herë të parë ose përsëritet nië depresion i rëndë;
  • do kryhet një ndërhyrje kirurgjikale e planifikuar, trajtimi duhet ndërprerë 6 javë përpara:
  • pacientja është shtatzanë.

Pacientja duhet të informohet se risku për aksident trombo-embolik rritet nga pirja e duhanit, mbipesha, mosha e avancuar, hipertensioni,shqetësimet e koagulimit, diabeti i rënduar, variçet, si dhe nga tromboza dhe trajtimi i sëmundjeve venoze.

Marrja e Progesteron me ushqim dhe pije
Duhanpirja mund të ul biodisponibilitetin e progesteronit, ndërsa abuzimi me alkoolin mund ta rrisë atë. Shtatzania Kategoria D.
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni shtatzanë ose po planifikoni të ngeleni shtatzanë sepse ky bar kundërindikohet në shtatzani.
Ekzistojnë evidenca pozitive për risk tek fetusi i njeriut (p.sh. virilizim i fetusit femër).
Për shkak të këtij risku dhe në mungesë të nië indikacioni, shtatzania duhet përjashtuar me siguri përpara se të fillohet trajtimi.
Gjatë trajtimit duhet të përdoret një metodë kontraceptive efikase.

Ushqimi me gji
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuai në qoftë se ushqeni foshnjen me qumësht gjiri sepse ky bar kundërindikohet në periudhën e ushqyerjes së fëmijës me gji.
Progesteroni kalon ne sasi të vogla në qumështin e gjirit.
Ai e inhibon laktacionin.
Efektet tek i porsalinduri nuk njihen.
Ushqyerja me gji duhet të ndërpritet në rast se trajtimi me progesteron është i domosdoshëm.

Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Progesteron mund të shkaktojë marrie mendsh dhe përgjumje, ndaj duhet bërë kujdes gjatë përdorimit të këtij preparati.

Marrja e barnave të tjera
Induktuesit enzimatikë (barbituratet dhe antikonvulsivë të tjerë, rifampicina, griseofulvina) rrisin metabolizmin e progesteronit, duke ulur efikasitetin e tij.
Disa antibiotikë (p.sh. ampicilina dhe tetraciklinat) mund të ulin efikasitetin e progestativëve duke ndikuar në florën intestinale.
Duhanpirja mund të ulë biodisponibilitetin e progesteronit, ndërsa abuzimi me alkoolin mund ta rrisë atë.
Kërkoni këshillën e mjekut ose të farmacistit nese njëkohësisht me Progesteron merrni edhe barnat e përmendura më sipër.

3. SI TA MERRNI PROGESTERON ?
Përpara fillimit të trajtimit, është i nevojshëm një ekzaminim mjekësor i kujdesshëm për të përjashtuar ndonjë tumor të aparatit gjenital ose të gjirit.
Gjithashtu duhet përjashtuar shtatzania.
Në rast trajtimi afatgjatë, këto kontrolle duhen bërë çdo 6— 12 muaj.

Amenorre
5 — 10 mg i.m. në ditë, për 6 — 8 ditë.
Trajtimi duhet filluar 8— 10 ditë përpara menstruacioneve të pritura.
Në rast se funksioni i vezoreve është i mjaftueshëm, menstruacionet ndodhin 48 — 72 orë pas ndërprerjes së trajtimit.
Tek disa paciente, është i mjaftueshëm nië cikël i vetëm trajtimi për të vendosur nië cikël menstrual të rregullt, por në përgjithësi kërkohen disa cikle trajtimi.

Gjakrrjedhje disfunksionale uterine
Ose 5 — 10 mg i.m. në ditë, 5— 10 ditë përpara ditës së pritjes së menstruacioneve, ose një injeksion i vetëm 50— 100 mg.
Trajtimi duhet përsëritur çdo muaj për të përftuar një cikël menstrual të rregullt.

Në qoftë se keni marrë më shumë Progesteron :
Në qoftë se keni marrë më shumë Progesteron se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose të telefononi urgjencën për të marrë nië mendim për rrezikun dhe këshillë për veprimet që duhet të ndërmerren.

Në qoftë se keni harruar të merrni Progesteron ?
Në qoftë se harroni nië dozë, merrni dozën në vazhdim kur të jetë koha për marrjen e zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë për të plotësuar dozën e harruar!
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.

4. EFEKTE ANESORE TË MUNDSHME TË PROGESTERON:
Të gjitha barnat mund të shkaktojnë efekte anësore.
Ndonjëherë ato janë serioze, shumicën e herëve jo.

Progesteroni mund të shkaktojë:

  • në lëkurë: dhimbje dhe edemë në vendin e injektimit, në disa raste urtikarie, prurit, rash, akne, kloazma, rritje të pilozitetit:
  • në aparatin gjenital: parregullsi të shpeshta të ciklit menstrual, amenorre me njolla, tension mamar, galaktorre, ulje të libidos, shtim të sekrecioneve vaginale, ndryshime histologjike në ovare dhe në mitër, rrallë edhe virilizim;
  • në SNQ: dhimbje koke në disa raste, marrje mendsh, përgjumje ose pagjurnësi, axhitim nervor, gjendje depresive;
  • në aparatin tretës: nauze në disa raste, të viella, diarre. konstipacion:
  • në metabolizëm: mbajtje të ujit në bisa raste, edema, në rast dozash të larta shkakton rritje kalimtare të ekskretimit të natriumit dhe klorit, ndryshim të profilit të lipideve, ndryshim i tolerancës ndaj glukozës;
  • në gjak: rrallë shkakton rritje të faktorëve të koagulimit VII. VIII, IX dhe X.

Alkooli benzilik që ndodhet në tretësirë mund të shkaktojë reaksione mbindjeshmërie.
Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore të përmendura më sipër ju shqetëson.
Në qoftë se vereni efekte anësore që nuk janë të përmendura në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

5. SI TA RUANI PROGESTERON?
Mbajeni larg fëmijëve!
Mos e përdorni Progesteron pas datës së skadencës e cila eshtë e shënuar në paketim.
Mos e ruani në temperaturë mbi 25°C!

6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Progesteron?
Lënda vepruese është progesteron.
Çdo ampulë 1 ml përmban 25 mg progesteron.
Përbërësit e tjerë janë:alkool benzilik, vaj për injeksion.

Përmbajtja e paketimit
Formas paketimit:
kuti x 10 ampula, x 100 ampula (përdorim spitalor).

Tags: , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top