Prontogest (injeksion) Reviewed by Momizat on . Prontogest (injeksion) Përmbajtja: progesteron 100mg/ml. 100 mg/ml solucion injektabël me rrugë intramuskulare. Veprimi i progesteronit konsiston në: - transfor Prontogest (injeksion) Përmbajtja: progesteron 100mg/ml. 100 mg/ml solucion injektabël me rrugë intramuskulare. Veprimi i progesteronit konsiston në: - transfor Rating: 0
You Are Here: Home » P » Prontogest (injeksion)

Prontogest (injeksion)

Prontogest (injeksion)

Prontogest

Përmbajtja: progesteron 100mg/ml.
100 mg/ml solucion injektabël me rrugë intramuskulare.

Veprimi i progesteronit konsiston në:
- transformimin e endometrit nga proliferativ në sekretiv
- përgatitjen e folesë së blastocystit
- efektin tokolitik
1. frenon kontraksionet e muskulaturës së lëmuar uterine
2. frenon strukturen “gap junction” të komunikimit  intraqelizor
- ruajtjen dhe rritjen e elasticitetit uterin
- efektin imunomodulator imunosupresor:
1. stimulon limfocitet T (CD8) duke fshehur PIBF (Progesterone Induced Blocking Factor) dhe për pasojë:
a. redukton përgjigjen ndaj citokinave të tipit Th1 (embriotoksike)
b. stimulon citokinat e tipit Th2 (embrioprotektive)
2. ul sintezën e LIF (Leukemia Inhibitory Factor)
Defiçiti i prodhimit të progesteronit në fazën luteale, konsiston mbi të gjitha në një alterim të imunomodulacionit me çrregullim të raportit Th1/ Th2, i cili shkakton kushte imunitare të pafavorshme për konceptimin (ngjizjen).
“Arritja e niveleve plazmatike të duhura dhe të qëndrueshme me kalimin e kohës, është një objektiv shumë i rëndësishëm”
Rruga intramuskulare ( i.m.): “është e vetmja rrugë që siguron nivele plazmatike të rritura të progesteronit për një periudhë më të gjatë kohore”.

Indikacionet dhe Mënyra e përdorimit:
1. Rreziku për abort
- trimestri I: 100-200 mg në ditë për 7 ditë, pastaj 50 mg në ditë për 20 ditë të tjera.
- trimestri II: 100-200 mg në ditë për 7 ditë, pastaj 100 mg në ditë për 20 ditë të tjera.
2. Aborti rekurrent
- që në fillim të ngjizjes: 50-100 mg, 2 deri në 3 herë në javë.
- kujdes gjatë muajit të tretë të shtatzanisë pasi sekretimi natyral i progesteronit ulet për shkak të involucionit të  trupit të verdhë.
3. Hipermenorrea, Polimenorrea dhe Metrorragjia
- këshillohet jo më pak se 50 mg dhe fillohet disa ditë  përpara fillimit të menstruacioneve.
4. Amenorrea, Hipomenorrea dhe Oligomenorrea
Progesteroni duhet të përdoret vetëm pasi të jetë përcaktuar shkaku (hipofiza, uterusi, vezore); vetëm ose i shoqëruar me gonadostimulues (FSH,LH). Përdoret në dozë 25 mg në ditë për 5 ditë në muaj i shoqëruar me estrogjen.
5. Kirurgjia gjatë shtatzanisë
100-200 mg në ditë.
6. Sindroma premenstruale
- në rastet e rënda këshillohet 50 mg në ditë duke filluar nga dita e 14-të e ciklit deri në fillimin e menstruacioneve.
- në rastet e lehta këshillohet 100mg 2-4 ditë menjëherë pas ciklit.
7. Profilaksia e depresionit pas lindjes.
200 mg në ditë për 7 ditë , pastaj 100 mg në ditë deri në rishfaqjen  e menstruacioneve. Më tej 50-100 mg në ditë nga dita e 14-të e ciklit deri në ardhjen e menstruacioneve. Administrimi i progesteronit mund të reduktohet si në dozë dhe në kohëzgjatje në mënyrë progresive deri sa gjendja të stabilizohet plotësisht.
8. Hipofertiliteti dhe steriliteti primar /sekondar.
Përdoret si suplement në fazën luteinike gjatë një cikli spontan ose të nxitur; në dozë 50 mg në ditë. Në se ngjizja ndodh, atëhere trajtimi duhet vazhduar deri në autonominë e placentës (java e 8 -12).

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top