Menu
Ilace
  • Fillimi
  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • X
  • Y
  • Z
Ilace

Propiaknin (gel)

Propiaknin (gel)

Propiaknin

Përmbajtja 20 g:
PËRBËRJA (100 g yndyrë përmbajnë): shtesë yndyrore (vazelinë e bardhë, lanolinë) 90 g; tinct. propolisi 10%-10 g; ammonii sulfogyrodalas 0,1 g.

VETITË DHE NDIKIMI
Ekstrakti i propolisit si përbërës i Propiaknin yndyrës, për shkak të vetive natyrore që ka, vepron mjaft mirë në rastin e trajtimit të tepërt të gjëndrave dhjamore duke vendosur një baraspeshë natyrore tek lëkura e të rinjve.
Propolisi dhe sulfogirodali si keratolitikë të butë, zbusin dhe pastrojnë lëkurën nga shtresa e keqe dhe duke e qëruar lehtë shtresën e saj sipërfaqësore bëjnë zhbllokimin e kanaleve të gjëndrave dhjamore, e cila i përshtatet terapisë së heqjes së akneve dhe ithateve duke zvogëluar pezmatimin dhe duke shëruar shpejt pjesët e dëmtuara të lëkurës.

INDIKACIONET
Aknet (acne vulgaris), ithatet (furunculi), lëkura e ndjeshme dhe problematike e të rinjve (aknet dhe mitiseret).

MËNYRA E PËRDORIMIT
Në lëkurën problematike (mitiseret dhe aknet e të rinjve) të pastruar më parë duhet vendosur yndyrë në shtresë të hollë, sipas mundësisë në mbrëmje.
Ithatet e thella dhe problematike më parë duhet pastruar me peroksid hidrogjeni 3% ose me alkool për dezinfektim, e pastaj duhet lyer një shtresë të trashë me yndyrë dhe duhet mbuluar me gazë sterile.

MASAT E KUJDESIT
Personat alergjik në propolis nuk duhet ta marrin këtë preparat.

RUAJTJA
Duhet ruajtur në ambalazhin origjinal në temperaturë deri në 20˚C.

  • acne vulgaris
  • aknet e adoleshences
  • efektet anesore te Propiaknin gel
  • heq aknet
  • ilac kunder akneve
  • menyra e perdorimit te Propiaknin gel
  • mitiseret
  • trajtimit të tepërt të gjëndrave dhjamore
  • xhel kunder akneve
  • zbut lekuren
  • Website interesante

    • Informacione mjekesore

    Categories

    • A
    • B
    • C
    • D
    • E
    • F
    • Format Farmaceutike
    • G
    • H
    • I
    • J
    • K
    • L
    • Lajme
    • M
    • N
    • O
    • P
    • Q
    • R
    • S
    • T
    • U
    • V
    • X
    • Y
    • Z
    ©2025 Ilace | Powered by WordPress & Superb Themes